web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

15 Shkurt 2020, 13:05, Politikë CNA

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t?i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: ?Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.





Lajmet e fundit nga