Tetë viktima nga stuhia “Ciara”/ Autoritetet ngrenë alarmin, anulohen fluturimet
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Poloni, Çeki, Fr...
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një ulje prej 21 përqind të ndihmës që Shtetet e Bashkuara u japin vendeve të tjera.
Kërkesa në buxhet për programe të tilla është 44.1 miliardë dollarë, nga 55.7 miliardë që ishte miratuar për vitin e tanishëm fiskal.
Disa ligjvënës dhe analistë të tjerë parashikojnë se plani i Presidentit Trump për të ulur me një të pestën ndihmën për jashtë nuk do të mund të miratohet dot në Kongres, veçanërisht në këtë vit zgjedhor.
“… Shtëpia e Bardhë duhet të kursejë ca letër në vend që të na dërgojë një buxhet që është i destinuar për t?u hedhur poshtë menjëherë,” tha në një koment në Twitter Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve Eliot Engel.
Disa zyrtarë të administratës e quajnë të gabuar uljen e buxhetit për ndihmën e huaj.
“Ne thjesht nuk jemi dakord,” tha drejtori në detyrë i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought, në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të hënën. “Presidenti nuk pajtohet me idenë se ne duhet të vazhdojmë të kemi nivele të tilla të fuqishme fondesh në kategorinë e ndihmës së huaj,” tha ai.
Zoti Vought vuri në dukje se sipas planit të presidentit, i cili arrin në 4.8 trilion dollarë për të gjithë qeverinë federale, do të ketë megjithatë rreth 40 miliardë dollarë ndihmë të huaj.
“Është një sasi e konsiderueshme,” tha zoti Vought. “Ne do të jemi akoma në një nivel shumë të lartë në krahasim me pjesën tjetër të botës, për sa i përket asaj që ofrojmë.”
Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët e opozitës, edhe vitin e kaluar e kundërshtoi propozimin e Presidentit Trump për të ulur ndihmën e huaj.
PROJEKTBUXHETI I PENTAGONIT
Kërkesa e Presidentit Donald Trump për një buxhet mbrojtjeje prej 740.5 miliardë dollarësh dërguar Kongresit të hënën, përfshin më shumë para për armë bërthamore dhe një rritje të madhe të shpenzimeve për kërkime, që vendi të jetë i përgatitur për luftrat e së ardhmes.
Ky është buxheti më i madh i kërkuar nga Pentagoni në fushën e hulumtimeve gjatë 70 vjetëve, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes. Kërkesa vjen ndërkohë që ushtria synon të ndërtojë aftësi të reja për t?iu kiundërvënë fuqisë në rritje të Kinës dhe Rusisë.
Në përparësitë e Pentagonit, kërkesa për fonde për modernizimin e armëve bërthamore u rrit 18 për qind në krahasim vitin e kaluar, ose 29 miliard dollarë shtesë, tha një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes.
Financimet do të përdoren për të përmirësuar komandën dhe kontrollin e armëve bërthamore si dhe platformat e lëshimit të tyre, siç janë nëndetëset e klasës Columbia, të prodhuara nga firmat Huntington Ingalls Industries dhe General Dynamics apo certifikimi për të instaluar bomba bërthamore në bordin e avionit ?stealth? F-35, prodhim i kompanisë Lockheed Martin.
Kërkesat për buxhetin e Pentagonit përfshijnë 69 miliardë dollarë për të financuar luftërat e tanishme dhe nevoja të tjera të Pentagonit.
Buxheti i Marinës u ul me 1 për qind, ose 1.9 miliard dollarë, në 207 miliard dollarë ndërsa Forcat Ajrore kanë një buxhet pak më të lartë.
Propozimi i Presidentit Trump parashikon 79 avionë F-35, një më shumë nga sa ishte kërkuar vitin e kaluar. Por Kongresi vitin e kaluar e rriti numrin e avionëve F-35 në 98 nga 78 që ishte parashikuar në buxhet.
Agjensia e Mbrojtjes nga Raketat (MDA), po shqyrton një shtesë fondesh. Buxheti i saj prej 9.1 miliardë dollarësh përfshin fonde për zhvillimin e një prototipi rakete interceptuese THAAD për mbrojtjen e 48 nga të 50 shtetet e Amerikës.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Poloni, Çeki, Fr...
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë b...
Dy persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe si pasojë ...
Erërat e forta dhe shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje ...
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në mbi ...
Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë ng...
Në Kinë numri i persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e k...
Eurodeputeti dhe kreu i partisë populiste të djathtë, AfD, J...
Autoritetet tajlandeze thanë se një ushtar që la pas vetes 2...
Një avion civil i kompanisë ruse UTair është dashur të bëjë ...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të t...
Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi të dielën se të pakt...
Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund ...
Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe duke...
Në Tajlandë një ushtar vrau me armë zjarri të paktën 20 pers...
Një qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur ...
Një shqipar i Kosovës ka humbur jetën në korridorin e një ho...
Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëve...
Pesë shtetas britanikë kanë rezultuar si të prekur me korona...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar sot se kur do...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...