Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet kreu i BKH-së, Joni Keta
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Eurodeputeti dhe kreu i partisë populiste të djathtë, AfD, Jörg Meuthen u shpreh i gëzuar për rezultatin e papritur në Tyringji këtë javë. Për herë të parë në një land gjerman u zgjodh një kryeministër me ndihmën e AfD-së. Meuthen tha për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, se partia e tij AfD, kristiandemokratët e CDU-së dhe liberalët e FDP-së krijojnë një “rreth konservator-liberal”. Ndërkohë politikani i zgjedhur i FPD-së në Tyringji si kryeministër, Thomas Kemmerich u dorëhoq nga posti, por për AfD-në mbetet suksesi i futjes në “kampin liberal-konservator”. Eurodeputeti i majtë, Martin Schirdewan e kritikoi ashpër bashkëpunimin kohëshkurtër mes CDU, FDP dhe AfD si “thyerje tabuje”. Për populistët e djathtë në Europë, që paraqesin ndërkohë grupin parlamentar të katërt më të madh, Tyringjia paraqet një hap tjetër suksesi, një simptomë e një trendi të dukshëm prej vitesh në BE.
Në shumë vende populistët e djathtë janë pjesëmarrës në qeveri, krijojnë grupimin më të fortë parlamentar ose i kanë dobësuar ndjeshëm partitë tradicionale. Gjermania ishte deri të mërkurën një përjashtim. Vetëm në muajt e fundit në Austri dhe Itali populistët e djathtë pësuan disa goditje. Tyringjia, megjithë dorëheqjen e Kemmerichs, duket se i jep më shumë besim AfD-së dhe grupit parlamentar populist “Identiteti dhe demokracia” (ID) në Parlamentin Europian. Krahas AfD-së aty janë të përfaqësuar edhe Lega e radikalit të djathtë, Matteo Salvini, partia austriake FPÖ e shkundur me themel nga skandali i (i njohur si afera e Ibicës, shën red.) dhe “Asambleja Kombëtare” franceze e Marine Le Pen.
Të qenit djathtas në Austri është prej kohësh normale
Në Austri, FPÖ ka qenë e përfaqësuar disa herë në nivel qeveritar federal. Partia kristiandemokrate, ÖVP nën kreun e saj “fleksibël”, Sebastian Kurz është afruar me pozicionet e FPÖ-së dhe gati e përqafoi këtë parti. Në disa lande, po ashtu FPÖ ka qenë e përfaqësuar. Madje edhe me socialdemokratët ka pasur në landin “Burgenland” një koalicion deri në skandalin e “Ibicës” vitin e kaluar. Vitin e kaluar, atëherë kreu i FPÖ-së, Strache donte t’i shiste shërbimet politike një gjoja vajze të një oligarku. Kjo u zbulua përmes një videoje të filmuar fshehurazi. Qeveria u rrëzua dhe FPÖ u largua nga qeveria. Kreu i FPÖ-së në parlamentin austriak, Herbert Kickl i mbështeti të premten kolegët e partisë mike në Tyringji duke i quajtur zhvillimet në Tyringji si “përshtypje e një shtrembërimi total të demokracisë” që ofrojnë “të vetëemëruarit mbrojtës të gralit të shenjtë”. Kickl kishte parasysh këtu kritikën që iu bë CDU dhe FDP në Tyringji që zbutën vijën ndarëse me AfD.
Në Itali nuk ka drojë
Edhe në Itali kufijtë ndarës me kristiandemokratëve, konservatorëve dhe radikalëve të djathtë kanë rënë prej kohësh. Partia nacional-konservatore, “Forza” e Silvio Berlusconit punon hapur me populistët e djathtë të Legas dhe neonazistët e “Fratelli d’Italia”. Të treja partitë duan në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë si aleancë e djathtë mbi kampin e majtë të populistëve të “5 Yjeve” e socialdemokratëve. Lega e Matteo Salvinit ka bashkëqeverisur në Romë. E Salvini vazhdon të jetë shumë popullor, edhe pse zgjedhjet rajonale në rajonin e Emilia Romagnas i humbi me distancë të vogël votash. “Thyerja e tabusë” ka ndodhur prej vitesh në Itali. Në Itali qytete, komuna e rajone të tëra qeverisen nga populistët e djathtë.
Populistët e djathtë të forcuar
Në Francë partia e Marine Le Pen, “Asambleja Kombëtare” pret që të fitojë ndjeshëm në zgjedhjet komunale në mars. Le Pen që e ktheu Frontin Nacional në “Asamble Kombëtare” ka kohë që ka hyrë thellë në kampin liberal-konservator. Partitë e dikurshme konservatore janë zvogëluar. Le Pen synon që nga bashkitë të ngjitet në pushtet në nivel kombëtar. Në vitin 2022 ajo synon të jetë presidente e Francës e do të dalë kundër Emmanuel Macron në zgjedhje. Një zgjedhje si në Tyringji nuk do të shokonte askënd në Francë. Në Spanjë konservatorët dhe populistët e djathtë të Vox bashkëpunojnë në Andaluzi. Në nivel kombëtar, Vox është forca e tretë politike në vend dhe vazhdon të depërtojë në kampin konservator. Në Holandë, kryeministri liberal, Mark Rutte ka dy parti populiste pas vetes. Në Belgjikë, vend që prej 14 muajsh pa qeveri, sipas sondazheve, nacional-konservatorët flamandë të “Vlams Belang” dalin partia më e fortë. Në Finlandë populistët e djathtë janë vetëm pak pikë pas socialdemokratëve në vendin e dytë, më parë ata kanë qenë edhe në qeverisje. Lista vazhdon. Në Zvicër, Poloni, dhe Hungari nacionalistët dhe populistët qeverisin me shumicë të qartë. Kampi “liberal konservator” në këto vende ka kohë që është dobësuar.
Tani edhe Gjermania?
Tani edhe Gjermania? AfD, që filloi karrierën politike si parti euroskeptike në kohën e krizës financiare dhe që është zhvendosur gjithnjë e më djathtas si parti kundër migracionit është ndërkohë partia më e fortë opozitare në Bundestag. Një pjesëmarrje në qeveri në një land si Tyringjia duket si “një avari teknike”, të cilën CDU dhe FDP duan ta riparojnë. Kryeministri që u ngjit në post me votat e AfD është dorëhequr, parlamenti mund të shpërndahet. Në plan afatgjatë mund të ndodhë që edhe Gjermania të ndjekë trendin që ka kohë që është realitet në Europë. Partitë e mëdha popullore janë ose duke humbur ndjeshëm elektorat ose po humbasin nocionin parti popullore. Skajet politike, sidomos ai i djathtë janë forcuar. Dështimet si në Austri apo Itali vetëm e ngadalësojnë këtë zhvillim, por duket se nuk e ndalin./DW
Autoritetet tajlandeze thanë se një ushtar që la pas vetes 2...
Një avion civil i kompanisë ruse UTair është dashur të bëjë ...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të t...
Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi të dielën se të pakt...
Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund ...
Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe duke...
Në Tajlandë një ushtar vrau me armë zjarri të paktën 20 pers...
Një qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur ...
Një shqipar i Kosovës ka humbur jetën në korridorin e një ho...
Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëve...
Pesë shtetas britanikë kanë rezultuar si të prekur me korona...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar sot se kur do...
Koronavirusi është përhapur me shpejtësi dhe ka marrë qindra...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ...
Administrata e Presidentit Trump shkarkoi ekspertin kryesor ...
Gjatë një operacioni të sinkronizuar në Belgjikë, Spanjë, Ho...
Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i ...
Qendra e Kosovës për studime të Sigurisë, tha në një studim ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 38 vjeçari ka n...
Një ngjarje e rëndë me 9 të vdekur dhe 2 të plafosur ka ndod...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...