Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
CDU-së i merren këmbët. Partia tjetër e deritashme popullore, SPD, ka kohë që lëkundet dhe po kërkon një pozicion, kërkon kursin e saj, bërthamën e saj. Ashtu si kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles hoqi dorë nga drejtimi i partisë më të vjetër gjermane në fillim të verës së vitit 2019, pas 13 muajsh kryetare, edhe Kramp-Karrenbauer tani njofton tërheqjen e saj pas vetëm 14 muajsh.
Emra, spekulime dhe thashetheme
Dhe tani? Emra, emra, emra, spekulime dhe thashetheme. Por në çështjen e lidershipit të ardhshëm dhe kandidatit për kancelar në diskutim janë më shumë gjëra. Partia duhet të sqarojë imazhin e vetvetes dhe kohezionin e saj. Sepse prej kohësh CDU-ja nuk vepron si parti e përbashkët, dhe kjo del në pah në Tyringji dhe në federatë, në internet dhe në punën e përditshme të vështirë, në bashkë-dhe shpesh në kundërjetesën me njëri-tjetrin. Njëmbëdhjetë javë kanë kaluar që kur konferenca federale e partisë CDU në Leipzig, ku u duartrokit kryetarja Kramp-Karrenbauer, e cila pas kritikave të vazhdueshme sfidoi atje fjalën e hapur.
Gjermania ndodhet para një viti vendimesh
Ajo që do të vendoset nuk është vetëm çështja nëse CDU do të mbetet parti popullore dhe në plan afatmesëm parti në qeveri. Jo, në diskutim janë parlamentarizmi tradicional në Gjermani, rëndësia e partive, disiplina partiake dhe liria e ndërgjegjes së deputetëve. Dhe në diskutim është edhe nëse dhe si mund të përballen partitë e treta me forcat e djathta populiste dhe rrymat ekstreme.
Kramp-Karrenbauer-i e argumentoi vendimin e saj me “forca të fuqishme centrifugale” në shoqëri, për të cilat ishte e nevojshme një CDU e fortë nën një udhëheqje të bashkuar. Në fund të fundit bëhet fjalë për të ardhmen e demokracisë në Gjermani. Pothuajse 71 vjet pas themelimit të saj, Republika Federale ndodhet para një prove, ndoshta para përfundimit të sistemit të saj të mëparshëm të partive. Kampet e tjera, përfshirë edhe të Gjelbrit e fortë, nuk e po e marrin përsipër ose nuk po e marrin ende përsipër rolin e partive të mëparshme popullore.
Paqëndrueshmëri në rritje
Në fund të janarit, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier foli në Bundestag në përkujtim të viktimave të nacionalsocializmit. Pastaj ai u shpreh me fjalë me tone të errëta për krahun e ri të djathtë dhe për “shpirtrat e vjetër”, për” shpirtrat e këqij të së kaluarës “, të cilët sot shfaqen “me një mantel të ri”. “Kam frikë se nuk ishim përgatitur sa duhet për këtë – por pikërisht për këtë na provon koha jonë! Dhe këtë provim duhet ta kalojmë, ” tha Presidenti. Ai nuk po fliste për një parti të vetme. Steinmeieri paralajmëroi gjithë politikën dhe shoqërinë.
Paqëndrueshmëria në rritje që ecën paralelisht me njoftimin për dorëheqje të Kramp-Karrenbauer dhe me luftën për kursin e prek Gjermaninë – në një kohë kur zhvillimi ekonomik po bëhet më i pasigurt dhe po del në pah prishja e politikave sociale. Koha kur politika në të gjithë botën duket se bëhet më e paqëndrueshme nga Presidenti amerikan Trump dhe pushtetarët e tjerë populistë në botë, si asnjëherë të paktën që nga rënia e Murit të Berlinit. Në kohë kur Evropa-e-pas-Brexitit kërkon rrugën dhe kur Gjermania që në korrik merr përsipër Kryesinë e Këshillit të BE. Republika Federale përballet me sfida ndërkombëtare si asnjëherë më parë dhe në shkallë vendi ajo ka humbur sigurinë siç nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.
Vetëm kancelare në gatishmëri
Shumë herë është folur se ka nisur fundi i kancelares Merkel në post. Kjo filloi edhe para se ajo të largohej nga posti i drejtueses së CDU-së – e njoftuar në fund të tetorit 2018, dhe që u pasua gjashtë javë më vonë me zgjedhjen e Kramp-Karrenbauer si pasardhëse. Dhe që nga ajo kohë nuk ka pushuar. Tani, në stuhinë politike të kësaj të hëne, e cila me të vërtetë është e stuhishme në Gjermani, kjo këmbanë mund të dëgjohet vërtet: Angela Merkel mbetet kancelare dhe sovrane politikisht, por është vetëm kancelare në dispozicion. Fuqisë së saj në parti dhe kohës së saj në Kancelari po i vjen fundi. Dhe ajo nuk e ka më në dorë tranzicionin e rregullt. Një kancelare në dispozicion dhe një kryetare e CDU-së në dispozicion – të dyja nuk janë garante të stabilitetit politik këtë vit.
Thuajse çdo tërmet ka goditje pasuese. Në politikën gjermane gjendja do të bëhet më e paqetë, përtej çështjes së lidershipit të CDU. Më e paqetë dhe interesante. Dhe Gjermania këtë provë që duhet ta kalojë e ka ende para vetes./DW
Propozimet e fundit të Komisionit Europian për reformimin e ...
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozua...
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Poloni, Çeki, Fr...
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë b...
Dy persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe si pasojë ...
Erërat e forta dhe shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje ...
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në mbi ...
Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë ng...
Në Kinë numri i persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e k...
Eurodeputeti dhe kreu i partisë populiste të djathtë, AfD, J...
Autoritetet tajlandeze thanë se një ushtar që la pas vetes 2...
Një avion civil i kompanisë ruse UTair është dashur të bëjë ...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të t...
Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi të dielën se të pakt...
Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund ...
Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe duke...
Në Tajlandë një ushtar vrau me armë zjarri të paktën 20 pers...
Një qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur ...
Një shqipar i Kosovës ka humbur jetën në korridorin e një ho...
Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëve...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...