Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
A do të ndryshojë dot struktura e sistemit ekonomik në Shqipëri? Politika amerikane u shpreh botërisht që kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, e sapoardhur në Tiranë, deklaroi para dy ditësh: “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”. Kjo ishte hera e parë që politika amerikane e përmend këtë. Por, ky aspekt i ri me karakter ekonomik, vjen dhe del në pahun e politikës amerikane, pas aspektit ushtarak që ka të bëjë me bazat ushtarake amerikane në Shqipëri. Dhe sigurisht që nuk është një gjë e rastit, por një interes i menduar dhe i strukturuar mirë, brenda filozofisë amerikane për politikën e saj globale në zonat e interesit dhe të influencës.
Nëse Amerika do që ta arrijë interesin e saj në Shqipëri, atëherë paralel me bazat ushtarake që ka në plan, këtu, duhej të fillonte edhe penetrimin e kapitalit amerikan. Pikërisht këtë lajm na e dha para dy ditësh ambasadorja Yuri Kim, kur tha se “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”.
Po kapitali evropian?
Kapitali evropian nuk ka kapacitet real që të penetrojë në Shqipëri, sepse ekonomia e Bashkimit Evropian është ende një ekonomi me prirje socialiste. Dhe vetë Gjermania, në një vend jashtë saj, nuk e lidh dot interesin politik në funksion të tregut, bazave ushtarake dhe, gjeopolitikës që synon njëherësh hapësira ekonomike dhe politike përtej Evropës.
Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, pasuri të mëdha minerare, prodhim bujqësor të nivelit të lartë cilësor, dhe ka një emigracion të madh prej një milionë shqiptarësh në Evropë. Që të gjithë të punësuar. Ky emigracion disponon sot rreth 20 miliardë dollarë vetëm si depozitë bankare në Itali, Greqi, Gjermani dhe në Angli. Por këto para sot nuk investohen dot në Shqipëri, sepse struktura shtetërore është korruptive.
Asnjë kapital tjetër, përveç kapitalit amerikan, nuk i ka mundësitë që të konvergojë në një pikë intresin politik, interesin gjeopolitik, interesin ushtarak dhe interesin ekonomik, kur është fjala për një vend të veçantë, i cili mund të bëhet epiqëndra e një zone gjeografike. Kuptohet se tani, i tillë është për interesin amerikan Ballkani Perëndimor.
Por, vetëm bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ia jep mundësinë e epiqëndrës zonale politikës amerikane, me të dy shtetet e saj: me Shqipërinë dhe me Kosovën.
Shqipëria duhet të fillojë prodhimin industrial, rikonstruksionin e sistemit ujitës në bujqësi dhe krijimin e fermave të mëdha bujqësore. Rritjen deri në maksimum të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës dhe atë të mineraleve të tjerë: krom, bakër dhe boksite
Asnjë kapital tjetër përveç kapitalit amerikan, nuk e ka mundësinë për një plan të tillë kaq ambicioz, i cili do të krijonte kapacitetin ekonomik dhe ushtarak, njëlloj si shteti i Izraelit në Lindjen e Mesme.
Kush e ka ndaluar penetrimin e Rusisë dhe Kinës në Lindjen e Mesme? Politika amerikane me epiqendër në Izrael.
Kush do ta frenonte penetrimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor? Politika amerikane me epiqendër Shqipëri-Kosovë.
Kjo duhet të jetë skema amerikane, dhe ky në fakt është synimi i interesit amerikan.
Kurse shqiptarët po presin nga aleati i tyre i madh.
Fakti që, paralel me këtë skemë vjen dhe shpaloset hapur edhe akti politik amerikan kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, kuptohet se, për shqiptarët, ky vit do të jetë viti i ndryshimit të madh.
Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar për prez...
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit të pak...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në p...
Delegacioni i BE në Shqipëri, ka reaguar pas miratimit nga q...
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të zhvill...
Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antish...
Letra e Tartar Bazajt, anëtarit të Këshillit të Lartë të Pro...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësua a...
Partia Demokratike, ka reaguar lidhur me miratin e paktës ‘A...
Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja ka reaguar ashpër për filmi...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e krye...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka një dashuri të...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitë...
Sekretari për Çeshtjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reagua...
Në shtator të vitit 2017, pas katastrofës elektorale që Part...
Në maj të vitit 2017, pasi kishte gënjyer demokratët dhe i n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë sot në...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elez...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...