web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama për median gjermane/ "Nuk e kam problem kur më quajnë idiot..."

31 Janar 2020, 18:53, Politikë CNA

Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane ?Spiegel?, ku ndër të tjera është pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gazetari nëse është i përfshirë personalisht në blerjen e votave, siç akuzohet nga opozita.

Rama e ka mohuar këtë, ndërsa ka kujtuar edhe padinë ndaj gazetës gjermane ?Bild?, për procesin e të cilës thotë se është në vazhdim.

Një tjetër pyetje që nuk ka mundur ta anshkalojë është ajo e sulmit të hapur ndaj mediave, që, për më tepër, i ka cilësuar edhe si kazan.

Kreu i qeverisë e pranon problemin me mediat dhe pranon se nuk e ka problem ta quajnë idiot.

?Pranoj se kam një problem të pazgjidhur. Dikur kam qenë një zë i fuqishëm për medien e pavarur. Ju mund të krahasoni problemin tim me gazetarinë dembele me atë të një ish ylli basketbolli, që tani rri ulur në stol dhe shkëllen lojtarët mediokër. Megjithatë, i përmbahem asaj që kam thënë, nuk e kam problem këtë. Nëse dikush thotë se jam idiot, nuk e kam problem, por nuk mund të hesht përballë akuzave të rënda të rreme?, ka deklaruar ai.

Me këtë deklaratë Rama ka nënkuptuar se nuk do t?i lërë mediat të qeta dhe do të vazhdojë t?i cënojë lirinë e fjalës, ndonëse ka bërë një hap pas me shtyrjen e diskutimit dhe votimit të paketës së censurës, deri në dhënien e një opinioni nga Komisoni i Venecias./ CNA.al





Lajmet e fundit nga