web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon sërish moti/ Ja sa do arrijnë temperaturat

31 Janar 2020, 07:08, Sociale CNA

Pas motit kryesisht të vranët në orët e mëngjesit në të gjithë territorin tashmë dielli dhe kthjellimet janë ato që dominojnë.

Sipas SHMU, sot pritet të jetë një ditë e bukur dhe me diell pavarsisht se duke nisur nga orët e pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira në zonën e qendrës dhe atë të veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash dhe të lokalizuara.

Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie dhe parashikohen nga -4ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato bregdetare.

Në mesditë pritet një rritje e lehtë e tyre duke u parashikuar nga 12ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato bregdetare./CNA.al





Lajmet e fundit nga