web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Indrit Dokles/ Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit

20 Janar 2020, 14:54, Kronika CNA

Sardian Sulejmani, anëtari i Bandës së Durrësit ka lënë qelinë  e burgut, pas lirimit të Indrit Dokles.

Mësohet se Sulejmani, ishte dënuar me 25 vite burg, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë, në vitin 2014.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me paramendim ndaj Lulzim Berishës. Mësohet se Sulejmani ka dalë nga burgu 3 muaj më parë, pasi gjyqtari i Fierit Piro Sota ka pranuar lirinë me kusht.

Atij i kishin mbetur edhe 4 vite, 10 muaj e 17 ditë burgim, ndërsa ka shlyer 13 vite, 8 muaj e 19 ditë burgim.

Gjykata e Fierit i kishte vënë kusht Sulejmanit, që gjatë kësaj kohe të mos shoqërohet me persona të dënuar më parë.

Sipas gjyqtarit Sota, i dënuari kishte marrë akt mirësjellje nga Njësia Administrative nr.2 Bashkia Fier. Ndërkohë Prokuroria e Fierit ka apeluar këtë vendim.





Lajmet e fundit nga