web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çunat e Desadës bëjnë moral publik

19 Janar 2020, 18:42, Politikë CNA

Pas një lajmi të publikuar gjerësisht në media, por dhe të detajuar nga Hashtag,  për ekipin e ri të propagandës të Lulzim Bashës, pas daljeve i pudrosur dhe ngjyrë çokollatë javët e fundit, kanë reaguar dy personazhe publike, Ergys Mërtiri dhe Fitimtar Zekthi.

Të dy kanë reaguar për shkrimet dhe ato ç?ka thuhej, iu ka djegur miza nën kësulë dhe folën të justifikohen çunat me komandë. Por le të themi disa detaje për ta dhe përgjigjet e dhëna.

Të dy pretendojnë se nuk janë pjesë e një grupi propagande në PD, por në fakt, të dy çohen në emisionet kryesore televizive me porosi nga PD. Për ata që nuk e dinë, studiot kryesore televizive mbajnë kontakte me zyrën e shtypit të PD-së dhe është kjo e fundit që për emisionet apo debatet e caktuara, çon përfaqësuesit e saj.

Kështu ndodh me emisionin ?Hapur? në Top Channel, ?Opinionin? në Tv Klan, apo edhe me shumë televizione të tjera. Të dy, Fitimtar Zekthi, i cili është një personazh publik i dënuar për mashtrim, me vendim gjykate, kjo e pranuar prej tij dhe e deklaruar në KQZ, dhe Ergys Mërtiri.

Të dy çohen nëpër ekranet e televizioneve të shqiptarëve me porosi zyrtarisht nga PD. Ata nuk e pranojnë këtë, e mohojnë, thonë që janë të djathtë dhe shprehin mendimet e tyre, kjo është një gjë shumë e mirë, por fakti është që ata çohen me porosi nga Elona Meço e zyrës së shtypit të PD, apo Desada Metaj, e cila tashmë ka braktisur ?Opinionin?, ku dhe i dha një dorë apo shtysë të fortë Ergysit apo Fitimtarit.

Të dy pretendojnë se janë në punën e tyre, nuk kanë marrë premtime për deputetë dhe nuk do të merren me

propagandë. Në fakt kanë kohë që bëjnë propagandë, janë të hapur në propagandën e tyre dhe nuk ka asgjë të keqe ta bëjnë këtë, qoftë kjo edhe me pagesë si mercenarë të PD apo Desadës, apo të kryejnë kontributet e tyre si qytetarë të lirë, si opinionistë dhe duke shkruar apo dhënë mendimet e tyre të lira, por kur ata përdoren si marioneta, e për më tepër e mohojnë faktin se janë instrumenta politikë të rekomanduar nga Republika e Re,  dhe një zyre të ngritur së fundmi nga Lulzim Basha me një kompani izraelite, për propagandë dhe për të ngritur figurën e kryetarit, duken qesharakë.

Janë po këta personazhe, të cilët mbështesnin djegjen e mandateve dhe rrugën pakrye të Lulzim Bashës, janë po këta personazhe që sot mbështesin sërish kthimin në tryezë dhe pazarin e rradhës të Lulzim Bashës, se ku shkoi më shumë se një vit protesta dhe rrugë pa krye, as kanë gojë ta thonë.

Tani ose je me revolucionin, me pushkën në dorë kundër ndërkombëtarëve dhe Ambasadës amerikane, ose je pro institucioneve dhe në rrugën që kërkuan diplomatët. Këtë e kanë thënë në të dyja versionet edhe Ergysi, edhe Fitimtari, por të dy sot mohojnë që ta kenë bërë në shërbim të kryetarit të PD-së, por e bëjnë se kështu mendojnë.

Në fakt mendojnë pikërisht siç mendon Lulzim Basha dhe prandaj janë nëpër ekrane televizive, si përfaqësues të Republikës së Re, ata vërtet nuk i përkasin PD, këta të dy, por edhe disa të tjerë që ende nuk po shfaqen, por do të dalin në ditët në vijim nëpërmjet një strategjie të menduar mirë nga grupi i propagandës.

Sa për faktin që mohojnë nëse do të hapin profile fallco dhe do të sulmojnë persona të tjerë, mesa duket e kanë harruar atë që kanë raportuar mediat. Askush nuk i përmend ata si njerëz të cilët do të hapin profile fallco apo do bëjnë veprime të cilat kanë qenë në ekskluzivitet të kontrolluara deri dje nga Odeta Malaj, krahu i djathtë i kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe vetë Desada etj etj p[ersonazhe që do i themi ditë pas dite.

Është e vërtetë që ka pasur një grup të rinjsh dhe sot ekziston po e njëjta strukturë, por sot kanë ndryshuar emrat apo fytyrat dhe profilet. Një grup i cili hap profile fallco në rrjetet sociale, sulmon, gjuan apo intimidon, kështu ka ndodhur edhe dy ditët e fundit me publikimin e lajmeve që janë bërë kundër Zekthit, Desadës apo Ergysit dhe ndonjë tjetër. Kanë ekzistuar dhe janë aktive grupe të caktuara që i përdor kryeministri Rama, Mona në LSI dhe Lulzim Basha. Për ketë punë kanë edhe sekretariat digjital të gjithë.

Së pari, ato kanë filluar në vitin 2011, kur Basha kandidonte për kryetar bashkie në Tiranë dhe zyra ndodhej te Kullat Binjake në qendër të qytetit, ku disa të rinj, pjesëtarë të forumit rinor drejtoheshin nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Më pas, kjo zyrë u hap sërish në 2014 selinë e PD-së dhe u përdor me të rinj të forumit rinor ku kryesisht drejtohej nga dy militantë të rinj, që koordinoheshin kryesisht me Odeta Malajn, e cila është, siç e thamë edhe më lart, krahu i djathtë i kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi.

Tani ka ndryshuar struktura, do të përdoret një formë tjetër, do të ketë një zyrë propagande për të ruajtur imazhin e kryetarit. Lëvizjet dhe çdo kritikë ndaj tij, apo dhe budallëqet që bën Lulzim Basha do të shpallen si fitore. Kjo do bëhet nëpërmjet një kompanie izraelite, e cila ka disa muaj që ka ardhur në selinë e PD-së, por njeriu kryesor i kësaj detyre kordinuese do të jetë Desada Metaj.

Më pas kjo zyrë do të ketë edhe disa njerëz që do të shkojnë në media, si ata që kanë disa kohë që shkojnë, Ergys Mërtiri, apo Fitim Zekthi që çohen si përfaqësues të PD-së në panelet e debateve, megjithëse nuk kanë asnjë kontribut politik në PD dhe i përkasin thjesht dhe vetëm Republikës së re të Lulzim Bashës, nuk kanë asnjë lidhje  me strukturën kontibutet politike apo bazën e PD, thjeshtë dhe vetëm dalin si mercenarë të dërguar nga Desada.

Nga ana tjetër do jenë edhe grupet në rrjetet sociale, të cilat sulmojnë, shajnë, fyejnë, apo lëvdojnë atëherë kur duhet dhe si duhet, me porosi të Desadës.

Ergysi dhe Fitimtari që nuk fitoi as në vendlindje,  nuk ka nevojë të hapin profile fallco, nuk ka nevojë fare ta bëjnë këtë dhe të fshihen, ata janë kaq fallco në daljet e tyre publike, në mbrojtjen që i bëjnë Lulzim Bashës, sa nuk ka nevojë për t?u fshehur, mjafton të dalin sa më shumë në publik, ashtu siç kanë dalë dhe në rastin e fundit duke folur mjaft qartë, thjesht dhe vetëm si një profil fallco./ CNA.al

Skandali-dokumentet/ Basha zgjedh një të dënuar si mashtrues për propagandën

Lulzim Basha bën Desada Metajn numrin 2 të PD-së/ Ja detyra dhe ekipi i propagandës

I dënuari për mashtrim/ Thellimi e zgjidh krizën





Lajmet e fundit nga