web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet në Tiranë “Escobari” turk/ Kërkohej për trafikimin e 14 miliardë euro drogë

18 Janar 2020, 15:45, Kronika CNA

Një 53-vjeçar nga Turqia është arrestua më 24 dhjetor 2019 në Tiranë. Bëhet fjalë për Faruk Baybesin, i njohur si “Eskobari” turk, i cili akuzohet për trafik heroine.

Lajmi për kapjen e këtij personi nuk është publikuar nga policia shqiptare,raporton Report tv.

Në vitin 2003, 53-vjeçari Faruk Baybesin është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique e me 30 vjet heqje lirie për trafikimin e e 14 miliardë euro drogë në Evropë.

Në dhjetor 2019 Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj turkut të arrestuar masën e arrestit me 40 ditë me qëllim ekstradimin e tij në Francë.

Edhe drejtësia francezë i ka përcjellë autoriteteve shqiptare dosjen penale kundër tij dhe kërkesën për ta dorëzuar Faruk Baybesin.

Ndërsa pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka filluar procedurat për ekstradimit e turkut./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga