“Ky njeri ka probleme mendore”/ Kim Mehmeti "shpërthen" ndaj Ramës
Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit ...
Artur Roshi, kreu i Balilit Kombëtar Demokrat, një parti aleate me Partinë Demokratike, i ka drejtuar një mesazh të qartë Lulzim Bashës, në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Në një deklaratë për mediat, Artur Roshi ndërsa reagon në lidhje me debatet për ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor, jep edhe disa argumente se pse kjo është e domosdoshme.
?Ka filluar një diskutim rreth sistemit zgjedhor të ndryshojë apo jo ?
Opozita, dmth PD, thotë se nuk e ka fajin sistemi sepse nuk ka sistem të përsosur, (çdo sistem ka defekte), por është vullneti politik që cënon proçesin zgjedhor,prandaj duhet garantuar procesi pastaj të diskutojmë për sistemin.
Sistemi zgjedhor nënkupton dy elementë që fiksohen dhe në kushtetutë :
1. Formula e votimit që bën përthyerjen e votës qytetare në mandate të përfaqësimit.( numrin e deputetëve në kuvend)
2. Harta e zonave elektorale në funksion të formulës
Nga kuptimi i vetë sistemit zgjedhor del qartë se është i rëndësishëm në përthyerjen e vullnetit të votuesit dhe nuk duhet neglizhuar.
Aplikimi i sistemit (i formulës së tij që bën përthyerjen e votës ) duhet të përputhet me kulturën demokratike të kohës që aplikohet dhe të stimulojë demokracinë nëpërmjet rritjes së pluralizmit të mendimit.
Konkretisht:
Sistemi aktual ?Rajonal Propocional?, me formulën e tij :
a) ka përthyerje të keqe të votës sepse në zona të ndryshme kemi mandate që dalin nga diferenca të theksuara votash,diku me 7.000 vota,diku me 15.000 vota.
b) teorikisht por edhe praktikisht ,ka subjekte politike që në gjithë shqipërinë marrin mbi 20.000 vota dhe nuk përfitojnë asnjë mandat në kuvend,gjë që shpërfill garën duke e bërë atë fiktive dhe duke i humbur kuptimin.
c) nuk stimulon pluripartitizmin si tharmin e ngritjes së kulturës demokratike dhe shkallën e funksionimit të demokracisë,sepse fut në parlament një numër shumë të vogël partish që janë të destinuara të ndjekin rrugën e monomoplizimit të tregut politik,për pasojë monopolizimin e tregut ekonomik.(Oligarkët)
d) centralizon fuqinë politike tërësisht në dy apo tre duar kryetarësh dhe eklipson diferencat e mendimeve politike dhe krijon kushte për autokraci të kryeministrave me qeverive të forta në mënyrë artificiale, që jep kjo formulë.?-shprehet Roshi.
Ndërkohë, sa i takon ?Propocional Kombëtar?, me lista të hapura, pa prag elektoral të poshtëm, që ka propozuar Balli Kombëtar Demokrat në tryezën e OSBE, sipas Roshit i përmbys për pozitivisht elementët e përmendur më sipër, dhe kryesorja, shton ai, rivitalizon kontrollin demokratik të qytetarit mbi qeveritë,sepse nga ky sistem dalin qeveri të dobëta që kërkojnë bashkëpunime programore të ndryshme dhe kështu rrisim kulturën e bashkëpunimit dhe shkallën e demokracisë.
Më tej, ai thekson se ? Sistemi ?Rajonal Propocional me Korrektim Kombëtar? duke ruajtur raportin 100 mandate në Listat Rajonale dhe 40 mandate në Listat Propocionale Kombëtare (Korrektimi).
Ky profil sistemi me lista të hapura përafrohet me ?Mazhoritarin në 100 zona?, ndërsa Korrektimi stimulon Pluripartitizmin si element thelbësor për garën e mendimit politik në treg të lirë.?
Gjithashtu Roshi deklaron se nuk ka ?Sistem Zgjedhor perfekt?, por ndryshimi midis tyre është thelbësor sepse kemi përthyerje të ndryshme të votës.
?Për shembull, ka sisteme ekonomike që japin zhvillime të befasueshme (tregu i lirë i fortë dhe shtet i dobët,si vendet e perëndimit Anglia,…), dhe sistem ekonomik që ka luhatje pozitive rreth stanjacionit (treg i lirë i kontrolluar nga shteti tërthorazi si vendi ynë),etj …
Kë do zgjedhim ? Të dyja sisteme brenda korrnizës së zhvillimit të kapitalit.
Pse qenka mëkat ndryshimi i Sistemit Zgjedhor ?
Kështu them se duhet të thellohemi dhe jo të artikulojmë parrulla pa kuptim.?-thotë kreu i Ballot Kombëtar Demokrat.
Po ashtu ai i drejton një apel edhe partive të mëdha PD dhe PS, të lëshojnë pak nga pushteti i tyre dhe të ndryshojnë sistemin.
?Që kryetarët e partive të mëdha PD dhe PS të lëshojnë pak nga pushteti i tyre, mund të gjejmë një kompromis që listat e hapura ti listojnë ata sipas vlerësimit të tyre dhe jo sipas shortit.
Kodi Zgjedhor (Ligji Elektoral),krijon procedurën e Lirisë së ?Votës së Lirë?, dhe është i rëndësishëm sepse garanton funksionimin e sistemit të zgjedhur.
Votimi Elektronik është përcaktues në procedurën e Lirisë së Votës.
E djathta nuk krijon dot karakterin e saj pa votën e lirë, e cila mbështjell në këtë kuptim edhe përthyerjen e drejtë të besimit (votës) të qytetarit, pa garën e lirë , e cila është pika mbështetëse e Arkimedit të suksesit të saj.
Kam frikë se mosdakortësia për ndryshimin e sistemit nga PD do të ndihmojë të krijojë perceptimin e gabuar të publikut, drejt zvogëlimit të ndryshimit midis saj dhe PS, gjë që është kundër çdo lloj interesi politik të Opozitës në tërësi dhe shqiptarëve.
Ftoj Partinë Demokratike të jetë e hapur për ndryshimin e sistemit sepse nuk shoh arsye për të kundërtën, nuk shoh dëm të saj dhe tonin në këtë drejtim,e kundërta nuk na vlen.?-përfundon fjalën e tij Artur Roshi./ CNA.al
Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit ...
Ka një lëvizje të lojërave politike me disa personazhe që lë...
Një deklaratë mjaft të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme ish-kr...
Ish deputetja e PD, Grida Duma ka folur lidhur me marrëdhëni...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ka fo...
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar sistemin ak...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani tho...
Edhe pse prej një viti janë jashtë parlamentit, PD dhe LSI d...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas zbardhjes së...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë sinjale të shpërbërj...
Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama thotë se listat e hapura ...
Zbardhen pyetjet finale që mazhoranca i ka dërguar Komisioni...
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka reaguar nda...
Agron Tufa, ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave ...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Qen...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është tallur ke...
Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Ministrin e Mjedisit dhe ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar sot drejtuesit e Dhomës së...
Shqipëria ka nevojë për ndryshim thelbësor në politikëbërje,...
Ivi Kaso, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokr...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...