Demokratët në zi/ Ndarje e parakoshme e deputetit
Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.Mësoh...
Avokati i Popullit ka paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në lidhje me procedurat e ndjekura për listat e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese, çështje kjo që solli shumë përplasje politike, kryesisht të Presidentit, Ilir Meta me kreun e KED, Ardian Dvorani.
Padia mban datë 31 dhjetor dhe është formalizuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Institucioni i Avokatit të Popullit e kishte paralajmëruar që me datë 19 dhjetor një padi të tillë, ku me anë të një reagimi publikoi një raport të gjatë rreth KED. Ndërkohë kërkohet është shfuqizimi i neneve të caktuar në disa vendime të KED-së.
Institucioni i Avokatit të Popullit që është edhe një nga organet kryesore që mbikëqyr veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtës theksohen se padia është bërë “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë” si dhe “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”. Gjykata Administrative e Apelit njofton se e ka regjistruar çështjen dhe shorti për shqyrtimin e saj ka përzgjedhur gjyqtaren Enkelejda Softa (Metaliaj).
Ndërkohë në raportin e publikuar më parë nga Avokati i Popullit ndaj KED, theksohej se gjatë hartimit të rregulloreve të funksionimit të KED u konstatua një përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të institucionit të Avokatit të Popullit për të marrë pjesë në mbledhje, duke ?parashikuar një kufizim të mëtejshëm të transparencës së Këshillit?.
Për sa i përket këtij kufizimi Avokati i Popullit, post ky që mbahet nga Erinda Ballanca, e njohur ndryshe edhe si avokatja e familjes Berisha, e cila u emërua në maj të 2017-ës, me propozim të Lulzim Bashës sipas marrëveshje PS-PD, thotë se një parashikim i tillë është në kundërshtim me kompetencat që Kushtetuta ka dhënë dhe kështu ata kanë ngritur edhe padinë.-raporton Shqiptarja.com.
Avokati i popullit ashtu si presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të hedh akuza ndaj kreut të KED duke thënë se është vërejtur mungesë transparence në ngritjen e KED. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellur një përplasje mes presidentit dhe mazhorancës, por edhe mes Presidentit dhe kreut të KED, Ardian Dvorani. Pas emërimit të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur. Nga ana tjetër Arta Vorpsi që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t?u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, u shpall edhe në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. Presidenti ka bërë edhe një padi kundër Ardian Dvorani, padi të cilën e dorëzoi në tre prokurori, të Përgjithshem, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës, për dy vepra penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.Mësoh...
Kryeministri Edi Rama është vendosur krah presidentit Donald...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim ...
Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënua...
Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës shqiptare ka dal...
Këto ditë pushimesh për festat e fundvitit, kreu i opozitës ...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të Organi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta pa...
Partia Demokratike ka reaguar për vrasjen e gjeneralit Kasem...
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për ekstradimin e mësues...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj sulmit që i ...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar pas sulmit nd...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Ish-ministri i Drejtësisë në qevrinë “Rama 1”, Ylli Manjani ...
Mediat gjermane kanë shprehur shqetësimet mbi aktet korrupti...
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
Me datë 1 janar, Kroacia mori drejtimin e Presidencës së BE-...
Aktivisti Zirkon Disha ka reaguar pas një shkrimi të publiku...
Partia Demokratike ka reaguar me tone të ashpra pas sulmeve...
Ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit është shumë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...