Blegtoria, në krizë/ Zbrazen fermat, tkurret prodhimi vendas
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Në intervistën ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbron projektin e debatuar të Mini Shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, dhe flet për kohën kur ishte zemërthyer.
DW: Zoti kryeministër, ju i keni kërkuar partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut të shpjegojnë, se çfarë është e gabuar me projektin Mini Shengen, por ende mbetet e paqartë, pse i futeni kësaj aventure, kur mekanizmat bashkëpunues ekzistojnë, me Marrëveshjen CEFTA, me Procesin e Berlinit dhe iniciativa të tjera ekszistuese, por që nuk janë implementuar. Interesat e kujt qëndrojnë pas këtij procesi?
Zoran Zaev: Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor – lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët. Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një process autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.
Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askërkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese. Për shembull: Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi.
Ka shumë potencial të pashfrytëzuar në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal. Ne do të fitojmë më shumë respekt dhe mbështetje nga BE, nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpunimit me forcat tona. Unë besoj, se nxitja e bashkëpunimit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishëm në çensionimin e marrëdhënieve politike në rajon. Duhet të sjellim parimet europiane të bashkëpunimit dhe funksionimit në rajonin tonë. Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t’u integruar në BE.
DW: Ju keni folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, shumë herë në muajt e shkuar. Opozita në vend sërish e kundërshton atë dhe dëshiron ta hedhë poshtë, qeveria e re greke nuk e vlerëson, por do ta respektojë atë. Si e shikoni kuptimin e saj sot?
Marrëveshja e Prespës mbetet një marrëveshje historike mes dy vendeve tona. Çështja e hapur me Greqinë për emrin e vendit tonë ishte pengesë e pakapërcyeshme për integrimin euroatlantik të vendit. Marrëveshja e zhbllokoi perspektivën e anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne ndërkohë jemi de facto vend anëtar i NATO-s. Falë Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia Veriore dhe Greqia janë tani aleatë në aleancën më të fuqishme ushtarake të sigurisë. Në përputhje me standartet dhe kooperimin mes anëtarëve të NATO-s, Greqia është garantuese dhe mbrojtëse e sigurisë edhe e hapësirës sonë ajrore. Marrëveshja e Prespës është një miqësi afatgjatë, është marrëveshje e një aleance strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ajo ka hapur dhe shtuar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Greqia ishte një nga investitorët më të mëdhenj të huaj tek ne. Tani interesi është edhe më i madh. Jemi duke hapur pikëkalime të reja kufitare. Bashkëpunimi kufitar në një rajon të ndarë me kufij ka fituar një rëndësi të re. Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa Marrëveshjen e Prespës.
DW: A mendoni, se Marrëveshja e Prespës do të mbijetojë, nëse ju humbni pushtetin në zgjedhjet e ardhshme?
Ne nuk do t’i humbasim zgjedhjet. Natyrisht, njerëzit në zgjedhje të lira marrin vendimin e tyre, por unë do të luftoj shumë fort dhe do të bëj të qartë, gjallërisht, ilustrativisht, me të gjithë dramacitetin e mundshëm, se çfarë do të ndodhë, nëse regjimi rikthehet. Çdo gjë që kemi bërë në këto dy vite gjysmë, dhe kemi bërë shumë, do të hidhet poshtë. Ajo që paralajmëron opozita është kërcënimi, se do të anulojë Marrëveshjen e Prespës, që do të thotë, se vendi do të jetë i detyruar të përjashtohet nga NATO. Por një gjë është e qartë: Qytetarët që me shumicë mbështesin integrimin në NATO dhe BE nuk do të lejojnë që vendi të dalë nga rruga për të cilën kanë luftuar gjeneratat.
DW: Samiti i BE në Bruksel solli zhgënjim të madh në të gjithë vendin. U fol, se ju do të largoheshit nga posti, edhe New York Times i thatë, se ishit të goditur keq psikologjikisht. Çfarë ju shkonte nëpër mend atë kohë?
Unë jam Zoran Zaev – një njeri i zakonshëm dhe i thjeshtë. Isha zemërthyer dhe i rënduar, sepse e gjithë narrativa e asaj kohe ishte e mbushur me superlativa ndaj nesh. Ne ishim shembulli më i mirë në Europën Juglindore, me liderët botërore e filluam dhe e përfunduam Marrëveshjen e Prespës. Ne treguam, se në shekullin e 21-të, përtej të gjitha taktivave moderne dhe teknologjive, diplomacisë dhe dialogut, duke krijuar miqësi dhe duke u fokusuar mund të zgjidhen çështje të tilla. Marrëveshja e Prespës është e para në llojin e saj e njohur në botë, që është arritur përmes dialogut dhe diplomacisë, ka disa marrëveshje të tjera, që janë arritur vetëm pas një lufte.
E tani ky ndëshkim është vërtet i dhimbshëm për këdo. Unë besoj, se edhe qytetarët ishin zemërthyer, jo vetëm unë. Ju e patë, se nuk u përgjigja menjëherë, m?u desh disa kohë për vete, pas kësaj vendosa të vazhdojë të luftoj. Për të vazhduar me reformat, me europianizimin e vendit, të ndryshojmë marrëdhënien dhe përgjegjësinë tonë, produktivitetin dhe dedikimin për gjithçka që duhet të bëjmë, që përfundimisht t’i bindnim ata që kanë rezerva, e në rastin tonë ishte Franca. Jam i kënaqur, se në fund konkluzioni ishte, se ne e kishim plotësuar gjithçka.
Ata thonë, ?ne kemi nevojë për kohë”. Në rregull, por nëse nacionalizmi dhe radikalizimi kthehen këtu, ne do të humbasim dekada. Nëse ata duan ta reformojnë BE, le ta bëjnë, por ata nuk mund të ndalin tani, ky është një proces paralel. Ne rregullisht e themi, se nuk duam të bëhemi menjëherë anëtarë të BE, por na duhet të mbajmë lart motivimin për të ndërmarrë hapat e tjerë. Kur të dyja palët, ne dhe BE të jemi gati, atëherë do të bëhemi anëtarë. Edhe nëse kjo do të ndodhë pas 5, 7 apo 10 vitesh, se kur, askush nuk mund ta thotë sot.
Intervistën e zhvilloi Boris Georgievski
Të pyetur, se kush është kërcënimi më i madh për paqen botër...
Dy persona kanë humbur jetën në Izrael për shkak të stuhive ...
Një 19-vjeçar është arrestuar për vrasjen e një prifti të dy...
Mediat franceze kanë raportuar, se një prostitute 37-vjeçare...
Pas 33 vitesh, në qytetin “fantazmë” të Çernobilit, është zb...
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka refuzuar dy herë, sot, ...
Kina, Rusia dhe Irani kanë filluar një manovër të përbashkët...
Një anije është përplasur, sot, në bregun e Bosforit në Stam...
Tendosjet e fundit në marrëdhëniet Slloveni-Kroaci kanë pris...
Më datë 26 Dhjetor, miliona njerëz në të gjithë Azinë qenë d...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj i ftuar ...
Një grua ka humbur jetën në Indonezi për shkak të sulmit të ...
Një ditë pas festës së madhe të Krishterëve ,një degë e orga...
Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar për të dytën ...
Një helikopter me 7 persona në bord është zhdukur pa lënë gj...
Presidenti iKosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar edhe një ftes...
Gjatë orëve me qarkullim më të dendur, metrotë në Paris qark...
Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në...
Diskutimet për projekt-ligjin për liri dhe fe kanë nxitur te...
Adri Nurellari, këshilltari i kryetarit të PDK-së Kadri Vese...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...