web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambulanca aksidenton të moshuarën në Vlorë

17 Dhjetor 2019, 18:48, Kronika CNA

Një ambulancë e nisur për një rast urgjence, është bërë burim aksidenti këtë pasdite në Vlorë.

Mësohet se ambulanca ka qenë me shpejtësi në korsinë e emergjencës, teksa ka goditur një grua rreth moshës 60 vjeç.

E moshura bëhet  me dije se kishte probleme me dëgjimin, dhe për rrjedhojë nuk e ka degjuar sirenën e ambulancës.

Gruaja mori fillimisht ndihmen e shpejtë nga stafi i urgjencës që ishte brenda në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë më të specializuar.

Fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga