web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja e Bashës për lobimin rus/ Caktohet gjyqtari i çështjes

13 Dhjetor 2019, 11:15, Politikë CNA

Caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë dosjen e kreut të PD, Lulzim Basha për lobimin rus.
Gjyqatri i caktuar me short për dosjen e Bashës është Lazer Sallaku.

Sallaku është gjyqtar i Gjykatës së Tiranë dhe do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq apo për rikthim prokurorisë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ish sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.

Dosja e Bashës u dërgua ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokuroria hoqi dorë nga akuzat për ?lobimin rus?./CNA.al





Lajmet e fundit nga