Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Edhe pse Shqipëria është në një situatë të jashtëzakonshme dhe vendi po kalon një moment mjaft të vështirë, jo vetëm politik, por edhe për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, qeveria e ka mendjen të luftojë mediat.
Një ?sëmundje? kjo e të gjithë politikanëve kur vijnë në pushtet, por kushdo që kruhet apo bën këtë veprim, thjeshtë ikën nga pushteti.
Kështu ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, kështu ka ndodhur edhe me Fatos Nanon, kështu ka për të ndodhur edhe me Edi Ramën.
Në qoftë se ai dhe “bojaxhiu” i tij në Bashkinë e Tiranës nuk e kuptojnë, sa më shumë presion dhe dhunë të ushtrojnë ndaj medias, aq më shumë të humbur e kanë betejën e tyre.
Së pari, një reformim i ligjit të medias apo një regjistrim i mediave online është i nevojshëm pa asnjë diskutim.
Por, së dyti qeveria nuk mund ta përdorë këtë për të ulur gjobat ndaj televizioneve të mëdha dhe mediave kryesore në vend, që i shërbejnë qeverisë, dhe t?i barazojë ato me portalet, duke tentuar që t?i shkatërrojë këta të fundit.
Së dyti, nuk mundet të dalë mbi gjykatën një komision kontrolli brenda AMA-s, i cili vendos që ti ta heqësh lajmin apo të gjobitesh. Ndërkohë që ky komision më pas vendimin e tij duhet ta miratojë tek bordi i AMA-s, që në fakt është një bord politik i zgjedhur nga parlamenti dhe kontrollohet në të gjitha rastet politikisht nga mazhoranca në pushtet.
Por, përtej këtyre gjobave apo kërcënimeve se do ta mbyllë portalin po gabove dy apo tre herë, Edi Rama së bashku me Veliajn harrojnë se ka një Kod Penal, ka një Kushtetutë, ka disa ligje që prevalojnë këto çmenduri që ata po ngrejnë si kamxhik ndaj medias.
Ka një Gjykatë të të Drejtave të Njeriut, dhe nuk ka për ta kaluar dot me censurë, shtantazh dhe dhunë, Rama dhe Lali i tij bojaxhi luftën që ka filluar ndaj medias.
Kushtetuta është e qartë. Çdo njeri ka të drejtën dhe lirinë e shprehjes. Dhe në rast se gazetarët thyejnë ligjet apo kryejnë një vepër penale, si shpifje, mashtrim e të tjera, apo shantazhet dhe më keq akoma gjobat, siç ndodh rëndom në Shqipëri, nga televizionet, emisionet apo dhe nga portalet, zgjidhja është Gjykata, është Prokuroria. Zgjidhja janë institucionet.
Regjistrimi i medias dhe formalizimi i saj patjetër që është një detyrë, por që të marrë vlerë, ajo nuk mund të kthehet në një shantazh. Rama po bën një hap, që edhe bota më demokratike nuk e ka zgjidhur ende, por ka mjaft probleme në këtë çështje.
Në të kundërt, duke tentuar që një regjistrim, një formalizim dhe një vlerësim të saj ta kthejë në censurë dhe mbyllje goje, sepse televizionet tashmë i ka nën kontroll, me Blushin e tij dhe ?Fugat? e tij që i ka kudo, të gjithë pronarët e telvizioneve të cilët marrin leje pallatesh tek Veliaj apo të tjerë që marrin tendera dhe koncesione tek Rama.
Kështu mbyllja e gojës së portaleve do të tentonte që ti zgjaste jetën në pushtet Ramës, por me këtë ligj që po bën kryeministri ynë duket se jetëgjatësinë do ta ketë edhe më të shkurtër. Mediat do t?i bëhen edhe më të ashpra. Për këtë të jetë i bindur. Ne do të jemi nga ata që do ta luftojmë 24 orë në 24, atë dhe këdo që i shërben atij. Përfshirë edhe Lulzim Bashën dhe opozitën që po bëjnë sot hapur dhe qartë lojën e kryeministrit Rama kundër medias./ CNA.al
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një vizitë ...
Pasi vizitoi fillimisht Mamurrasin, Rama u ndal edhe në qyte...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëta...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në rrjetet ...
Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me deba...
Dje, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputet...
SHBA vijon të shprehi solidaritet me Shqipërinë për sa i për...
Kryeministri Edi Rama, është ndalur paraditen e sotme në Mam...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, dje ka njoftuar p...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur dyshime të forta...
Lulzim Basha është kryetari i Republikës së re, i cili ka de...
Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoran...
“Historisë së gjatë me marifete të paskrupuj të Roger Stone,...
Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e...
“Amazon”, kompania e dytë më e madhe në botë, është solidari...
Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja ...
Ish-deputeti Bardh Spahia, duke iu referuar mesazhit të një ...
Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me ish-deputetin demokra...
Deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një foto nga takimi i s...
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...