web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dorën në qafë dhe gishtin në b….” Stefi Prifti për votimin në Këngën Magjike: “Ushtarët kukulla” janë për të ardhur keq!

11 Dhjetor 2019, 20:43, Aktualitet CNA

Pas mbështetjes së madhe të fansave për pjesëmarrjen në Këngën Magjike të dyvëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale përsa i përket votimit në këtë festival.

Sftefi dhe Endri Prifti morën pjesë në Këngën Magjike me këngën e tyre ?Zemra ime është gjallë? e cila u prit mjaft mirë nga publiku i gjerë por votimi i këngëtarëve për këngën e tyre nuk ka qenë i pritshëm.

Prifti shprehet se nuk mund ta besonte 0 pikshin nga Eneda tarifa të cilës i dhanë 17 pikë.

Ai e quan këtë një turp për Enedën teksa ngre disa pytetje për këngëtaren.

?Kujt ja dha 0 pikshin Eneda Tarifa? Tekstit? Autorit të tekstit? Mesazhit që transmetonte kjo këngë? Ne..? Me 30 vjet karrierë dhe miq (mesa duket nuk ka qenë kështu..)! Sikur asnjë lek të mos vlejë ajo këngë, përsëri (meëqenëse ky lloj votimi kështu është …), kurrsesi nuk mund të japi 0 pikë! Bravo të lumtë për fitoren?, shkruan Stefi Prifi.
Më tej këngëtari shkruan se nuk mund të besojë as 0 pikshin nga Orgesta Zaimi të cilës i dhanë 21 pikë.
Ndërsa për votimin e Fifit, Stefi thotë se nuk e habit teksa shkruan:
Nuk mund ta besoja 0 pikshin e Orgesa Zaimit, nderkohe qe ne i japim 21 pike! Për znj. Fifi nuk di c?të them! 0 pikshi i saj (ndonjëherë 3 pike..), tashmë nuk me habit..! Ka rënë në dashuri vajza…!

?0 pikshat e ?ushtarëve kukulla? nuk më shqetesojne fare. Ata janë për të ardhur keq! Nuk kuptojnë se jeta nuk është një festival dhe as një apo dy këngë.
Pa krijuar një personalitet të vërtetë në rradhë të pare si njeri nuk bëhesh kurrë artist.
17 zero pikesha na dhane grupimet e padeklaruara kurrë si të tilla në këtë festival! Asnjëherë nuk thuhet kush është kompozitori dhe kush poeti! E dini pse?
Sepse një kompozitor (apo nje studio) ka 8 – 14 këngë! E kuptoni se c?bëhet? Fifi, pati 17 tekste në këtë festival..! Me kë konkuron kjo vajze..? Me veten e saj? Po, nëse dy nga këta kompozitorë bëhen partnere te perhershem dhe ?ndajnë pitën? herë njëri dhe herë tjetri, njeri brenda e tjetri jashtë kufirit shqiptar (padiskutim edhe lekët..), si i bëhet? Kush mund të fitoje mbi ta në një organizim të tille??, shkruan në reagimin e tij Stefi.

Më tej, këngëtari shprehet i recoltuar se këta ?mashtrues: siç i quan ai e kanë bërë muzikën si kokrrat e grurit.
Mes të tjerash Stefi sqaron se ky reagim nuk ka lidhje me çmimet e para apo të dyta duke theksuar se padashur janë krijuar njerëz manipulatorë dhe intrigantë në vend që të ketë mundësi miqësie dhe pajtimi me kolegë, këngëtarë dhe kompozitore.

“Vetëm Zoti në vëntë dorë, ti kapi për veshi këta mashtrues që po shine si në lëmë.! E bënë muziken si kokrrat e grurit…! Të duket sikur dëgjon të njëjtat gjëra qe perseriten! Te njëjtën gjendje..! Të njëjtën harmoni..! Nje quravitje…! Një klithje…!
Shikoni kënget e festivalit Kombëtar këtë vit. Pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jo, këngët (për mua ka disa kënge shume të bukura), kanë qasje të ndryshme, emocione dhe gjendje të ndryshme, shpirtra të ndryshëm…! Dhe artistët krijues me të shumtë në numer…! Publikut i serviren me shumë gjendje dhe ndijesi, më shumë zgjedhje, Risi dhe larmi tingujsh dhe tekstesh.
Nuk desha, por ju më ngacmoni dhe une e kuptoj qe ju prisni vetëm të verteta nga ne. Të gjitha sa shkrova me lart (ka edhe me keq akoma..) nuk kane lidhje fare me çmimet e para apo të dyta. Unë dua të theksoj, se në vend qe të krijojmë mundësi miqësie dhe pajtimi me kolegë, këngëtarë dhe kompozitore, padashur krijojme njereëz manipulatore, intrigantë, dorën në qafë dhe gishtin në b…. dhe shume qejfmbetje e urrejtje për njëri – tjetrin!
Punoni për çmime dhe arritje, por mos harroni të jeni NJËREZ?, përfundon reagimin e tij Stefi Prifti.





Lajmet e fundit nga