Helmohen sërish nga ushqimi dhjetëra kursantë të Akademisë së Sigurisë
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Vazhdojnë seancat publike në hetimet për procedurën e mundshme të largimit nga posti të presidentit Trump. Po çfarë qëndrimi mbajnë republikanët, a do të ketë një procedurë e tillë pasoja për rizgjedhjen e Donald Trump?
Edhe ai që që nuk është i interesuar shume për politikën, nuk i shpëton dot këto ditë seancave dëgjimore publike në Uashington. Në të gjitha mediat deklaratat e fundit aty janë lajmi i parë, në faqet e gazetave ato zënë vendet e para, dhe dominojnë debatin në median sociale. Në qendër të kësaj stuhie ndodhet Donald Trump, dhe pyetja, nëse sjellja e presidentit Trump në krizën e Ukrainës e justifikon largimin nga posti.
Nuk është e lehtë këto kohë për simpatizantët e Trumpit dhe anëtarët e partisë së tij republikane. Por der tani nuk ka dezertuar asnjë deputet republikan, kërkesat e forta për largimin nga posti vijnë tërësisht nga demokratët. Po pse kështu?
Fillimisht duhet thënë, se SHBA aktualisht janë një vend tejet i përçarë. Hendeku mes demokratëve dhe republikanëve është kaq i thellë, e secila palë i mbetet besnike anës së saj dhe ndërrimi i krahut është shumë i pazakontë, sidomos në një çështje të tillë si “impeachment”, procedura për largimin nga posti. Por pas besnikërisë absolute fshihet më shumë.
Frikë për të ardhmen politike
Një pikë e rëndësishme: “Ata nuk duan ta zemërojnë Trumpin, sepse kanë frikë, që kjo mund të ketë pasoja negative për të ardhmen e tyre politike, elektorati republikan është në masë të madhe kundër procedurës për largimin nga posti”, thotë Sheri Berman politologe në institutin e njohur studimor, Barnard College në Nju Jork. “E shqetësimit për fatin personal i shtohen edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale. [Deputetët republikanë] duan që presidenca të mbetet në dorën republikane dhe kanë frikë, se çdo kritikë i dobëson shanset për rizgjedhjen e tij.”
Vërtet shumë votues republikanë nuk duket se kanë ndërruar mendim për Donald Trumpin pas hetimeve aktuale. Në një sondazh të radios publike, NPR, 83% e votuesve republikanë, thanë, se pas deklaratave të deritanishme në seancat publike, ata do ta mbështesin edhe më pak një procedurë për largimin nga posti. “Elektorati tradicional e mbështet Trumpin, pavarësisht se ç’ndodh”, thotë Monika McDermott, studiuese e shkencave politike në Universitetin Fordham në Nju Jork. “Ata besojnë, se sjellja e Trumpit nuk është e duhura, por nuk mendojnë, se është aq e rëndë, sa të justifikojë largimin nga posti.”
Kritikë për procedurën, jo për presidentin
Në seancat dëgjimore deputetët republikanë i minimizojnë të gjitha. Nëse një ish-mbshtetës i Trumpit si Gordon Sondland flet negativisht për presidentin, atëherë kjo është një goditje e fortë për republikanët. Por ata përqëndrohen aty, ku Sondland nuk kujtohet dot për shumë gjëra, apo që kërkesat e kontestueshme erdhën nga avokati Rudy Giuliani dhe jo nga vetë Trump. Seancat publike janë një cirk i organizuar nga demokratët, ku trajtohet keq presidenti i tyre, e theksojnë rregullisht republikanët. “Ata shpenzojnë më shumë kohë të kritikojnë procedurën hetimore në vetvete dhe nuk kanë thënë, se e shohin si të drejtë sjelljen e Trumpit” thotë McDermott për DW. “Këtë ata e injorojnë.”
Kundër kritikës ndihmon balsami i twitterit
Po vetë presidenti? Ai hedh baltë mbi seancat dëgjimore, si kurrë më parë. Berman thotë, se ai sillet me [deputetët republikanë] si trajneri i një ekipi futbolli për të rinjtë.” “Ekipi i tij duhet të sulmojë ku të jetë e mundur.”
Mesazhi i pashprehur i twitter-it të Trumpit është i qartë ndërkohë: kush del kundër presidentit, duhet të llogarisë me atë që të sulmohet prej tij, dhe të turpërohet para 67 milionë ndjekësve. Kritika në këtë rast do menduar mirë. Ajo që tingëllon për disa e huaj, është përditshmëri në Uashington, e nuk ka për të ndryshuar kaq shpejt. Deri më tani Donald Trump ia ka dalë mbanë me këtë sjellje në twitter. Edhe gjatë procedurës hetimore Donald Trump ka mbetur “vetja dhe duket se kjo i mjafton përkrahësve të tij”, thotë McDermott. “Kaq ka mjaftuar që të zgjidhet dhe siç duket, ka për të mjaftuar për t’u zgjedhur edhe njëherë.”/ DW
Ardhja në pushtet e Albin Kurtit të Kosovës do të vërë në pr...
Kur nuk di më tej, mbledh njerëzit gjithandej! Një grup pune...
Prokuroria e Posaçme ngriti akuzë kundër një shtetasi të Kos...
Ish prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janev...
Shtatë vende anëtarë të BE i kanë drejtuar një letër preside...
Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë s...
Pas bllokimit të nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maq...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë k...
Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në ditët e ...
Të Gjelbrit për momentin nuk bëjnë shumë gabime. Ata nuk gri...
Lufta ndaj financimeve të paligjshme ka kosto të larta për s...
Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtua...
Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 civilë, kanë mbetur të...
Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të ...
Për një kohë të gjatë, Gjermania ka luftuar për objektiva ko...
Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamen...
Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njoh...
Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti ...
Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjed...
Kryetari i bashkisë së Venecias fajësoi të mërkurën ndryshim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...