web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyhet seanca për Dritan Zaganin/ Shkak Ministira e Drejtësisë

21 Nëntor 2019, 12:07, Kronika CNA

Shtyhet seanca ndaj ish-oficerit të Policisë, Dritan Zagani, në Gjykatën e Apelit të Vlorës i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Seanca drejtohej nga relatorja Margarita Buhala, anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Seanca është shtyrë për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ka arritur të njoftojë Zaganin përmes autoriteteve zvicerane.

Mësohet se seanca u shty për një afat dymujor pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë dhe do të zhvillohet në janar.

Në seancë është paraqitur babai i Dritan Zaganit, i cili ka ndjekur zhvillimet rreth çështjes së të birit./CNA.al





Lajmet e fundit nga