web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Priten reshje dhe ulje të temperaturave

19 Nëntor 2019, 07:13, Sociale CNA

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi i një tjetër sistemi frontal i cili do të rikthejë rreshjet e shiut me intesitet në  territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të  jetë me vranësira  mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu  në pjesën e dytë të ditës.

Era do të jetë me me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale do të arrijnë:

Zonat  malore  4/15°C

Zonat e ulëta  5/20°C

Zonat bregdetare 10/19°C





Lajmet e fundit nga