web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Del nga spitali Aleksandër Laho

18 Nëntor 2019, 17:58, Kronika CNA

18 ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, Andi Maloku, dhe mbeti i plagosur vetë prokurori si dhe shoqëruesi i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Landi Muharremi, apo ?Rrumi?, mësohet se ky i fundit ka lënë ambientet e spitalit.

Burime bëjnë me dije se, Muharremi u shoqërua drejt banesës së tij me autoambulancë, ndërkaq prokurori Arjan Ndoj vijon të qëndroi ende nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si ?i forti? i Shijakut në atentatin ndaj prokurorit mbeti i plagosur me një plumb në  nofull, gjë e cila e bëri të pamundur që të jepte dëshminë e tij para policisë.

Ndërkohë, përsa i përket atentatit të Durrësit,  policia ka arrestuar  si të dyshuar 34-vjeçarin Redjan Rraja. Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi, pas gjetjes së shenjave të gishtrinjëve në automjetin e përdorur për kryerjen e atentatit, të braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit./CNA.al





Lajmet e fundit nga