“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Dje në mëngjes, rreth orës 05:30 forca të shumta policie, përfshirë ato të Ndërhyrjes së Shpejtë vendosën një gardh sigurie në zonën e Unazës së re, ku prej më shumë se një viti banorët e Astirit protestonin kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e Unazës së re dhe kërkesën e tyre të vazhdueshme për t?u shpronësuar në zbatim të ligjit.
Qeveria nga ana e saj pretendon se ata nuk janë banorë të asaj zone me letra të rregullta dhe se banesat e tyre nuk janë të legalizuara dhe se nuk duhet të ishin ndërtuar. Megjithëse ka disa video konkrete të kryeministrit Edi Rama, i cili iu premton legalizim pa asnjë diskutim.
Por, larg çdo debati apo qëndrimi, që kanë apo nuk kanë të drejtë banorët, që në fakt janë një plagë sociale, duket se ka një pazar politik në zonën e Astirit.
Një vit më parë kur filloi gjithçka u fol për një skandal në lidhje me një tender dhe më pas ajo u mbyll. Qeveria u ndodh përballë fakteve. U tërhoq, u bë një tender i dytë, ai u anullua dhe sërish u bë një tender i tretë, i cili më në fund mbylli gjithçka në zonën e Unazës së re.
Tenderi u fitua nga kompania Salillari në bashkëpunim me një kompani tjetër. Por, kompania e parë është ajo që ka marrë me koncesion Rrugën e Kombit.
Në mars të vitit 2017 banorët e Kukësit u ngritën dhe protestuan dhe në vend që të bënin shtetin si përgjegjës, përfekturën, apo parlamentin për atë konçesion shkuan dhe dogjën objektet private të kompanisë. Më pas qeveria ndërhyri dhe ndryshoi tarifën për banorët. Shumë prej protestuesve përfunduan burgjeve, të mbështetur në fakt nga PD-ja dhe Luli, por që më pas i lanë në rrugë dhe kunati i Lulit, kompani LandMark mori zyra pranë një prej kompanive koncesionare.
Dje në rrjetet sociale u hodhën akuza të shumta se Lulzim Basha i kishte tradhëtuar banorët e Astirit, se ai nuk ishte atje. Dhe në fakt kështu ndodhi. Basha nuk shkoi atje. Doli në orën 12:30 dhe shkoi vetëm tek spitali.
Më pas Edi Paloka me një gjuhë rrugaçësh, dhe disa të tjerë, u përpoqën të justifikojnë opozitën, pasi qytetarët bërtisnin se ku është opozita.
Ishte Klevis Balliu, Edi Paloka e të tjerë. Kishte edhe qyfyre si Oriola Pampuri që vdiste njerëzit rrugëve apo të tjerë ish-deputetë të opozitës që u shfaqën shumë më vonë pasi filloi ngjarja.
Pikërisht këtu fillojnë faktet.
Së pari shembja ishte e paralajmëruar. Qytetarët dhe banorët e zonës e prisnin. Pse nuk shkuan ish-deputetët e opozitës atje që pa gdhirë, të rrinin me qytetarët me banorët e zonës? Pse nuk u bënë barrikadë?
Askush nuk po iu kërkon të marrin shkopinjtë e gomës dhe të rrihen me policinë, port ë paktën në orën 05:00 të mëngjesit të ishin bashkuar me banorët e Unazës së re dhe të qëndronin atje me ata, ashtu siç kishte premtuar Lulzim Basha dhe Klevis Balliu, se shteti duhet të kalonte mbi trupat e tyre për t?i shembur objektet.
Kjo nuk ndodhi. U shfaqën shumë më vonë sesa ngjarja ndodhi. Shumë më vonë sesa përplasja me policinë. Më pas gjithçka e bënë për të fituar kredo politike. Por, shtëpitë në fund u shkatërruan.
Luli nuk u duk, nuk u dëgjua deri në 12:30 të mesditës. Pra, u shfaq jo pak, por fiks shtatë orë më vonë. Për të thënë se ishte aty, se i mbështeste banorët. Por nuk kishte shkuar siç kishte premtuar. Nuk kishte qëndruar atje me ta.
Një fakt i tretë është edhe ai i skandalit të lobimeve ruse dhe mbyllja e dosjes nga dy prokurorë, totalisht në shkelje të ligjit. Lobime ruse ku nga të gjithë pranohet që në emër të PD-së, me firmë të Lulzim Bashës, në SHBA janë paguar 650 mijë dollarë nga Nick Muzin, e thënë një deklaratë zyrtare në Departamentin e Drejtësisë.
Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Arben Ristani nuk i mohojnë paratë e paguara. Askush nuk i mohon ato para. Por, nuk gjendet lidhja e Lulit me këtë shumë. Firma është në dokumenta. Këto të fundit janë dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, por askush nuk heton. Askush nuk gjen lidhjen e këtyre parave me Lulzim Bashën. E sapo plasi ky skandal për prokurorët, të cilët e mbyllën çështjen kryesore por ngritën një akuzë qesharake për falsifikim ndaj kryetarit të një partie që ka dhe firmën dhe vulën, kur në fakt nuk ka asnjë falsifikim në gjithë atë process, plasi goditja e Unazës.
Vetë Lulzim Bash aka thënë se qeveria është e mbuluar nga skandalet dhe plas skandal pas skandali për t?i shpëtuar zhurmës së radhës apo për t?i ikur problematikës së radhës. Dhe kështu ka ndodhur.
Problematika e radhës ishte dosja e Lulzim Bashës. Ishin hetimet për financimet ruse. Por, u harruan. Askush nuk po flet më as për dosjen e Lulzim Bashës, as për paratë e paguara në SHBA. Por, të gjithë po merren me Astirin.
Pra, qeveria jo pa qëllim hapi një zhurmë më të madhe, për të shpëtuar dhe favorizuar Lulzim Bashën, pas pazareve me këtë të fundit. Ashtu siç bëri me kukësin. Ashtu siç bëri me Agron Papulin e vilave në Long Hill, ku jeton Lulzim Basha. Ashtu siç ka bërë me dhjetëra e dhjetëra biznesmenë, oligarkë që ai i quant ë lidhur me qeverinë, të cilët rrjepin qytetarët dhe taksat e tyre çdo ditë. Ashtu bëri edhe dje Lulzim Basha.
Bëri sikur ishte. Pra, u shfaq në një moment të caktuar thjeshtë për t?u dukur. Por, heshti dhe u zhduk pa nam e nishan. Ky është Lulzim Basha, njeriu që tradhëton kauzat e çdo qytetari thjeshtë dhe vetëm për interesat e tij të pista.
Dhe dje ka bërë pazarin e radhës me qeverinë për të shpëtuar nga akuzat, që poi a heq Edi Rama, sepse vetë Luli thotë se prokurorët janë të kapur nga Rama. Por janë pikërisht prokurorët e kapur nga Rama që ia hoqën akuzat kryesore Lulzim Bashës.
Vetë Lulzim Basha thotë se Edi Rama hap zhurmë më të mëdha, hap fronte të reja mediatike djhe problematikash sociale, thjeshtë dhe vetëm të zhduket nga të parat. E më e para ishte një dhe vetëm një, dosja e Lulzim Bashës në prokurori.
Prandaj nuk ka shumë nevojë për të shtjelluar të tjera fakte. Janë të gjitha nën dritën e diellit. Lulzim Basha ka bërë pazarin e radhës me qeverinë dhe ka shitur banorët e Unazës së re./ CNA.al
Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka akuzuar policinë se ka...
Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela vijon ra...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vënë në dyshim, n...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë prej orës 09:30 vijon intervi...
Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me “Jo-në” e Francës pë...
Ambasadorja franceze në Tiranë, ChristinaVasac ka shkuar në...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se në Shtetet e Bashkuar...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon intervistat me ka...
Prokurorja Fatjona Memçaj, e cila është një ndër kandidatët ...
Fatjona Memçaj është një tjetër ndër tre kandidatët që garoj...
Në vitin 20019 oferta e presidentit ishte dorëheqja, por, ai...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot intervistat m...
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku është...
Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti ...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar raportin e Ba...
Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë p...
Ditën e djeshme, në orën 06:00 të mëngjesit, IKMT e mbështet...
“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...