web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Listat për kushtetuesen, lojë politike e KED ?”/ Ja si përgjigjet Ulsi Manja

11 Nëntor 2019, 21:16, Politikë CNA

?Listat për kushtetuesen, lojë politike e KED??, kjo ishte pyetja bërë kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ?Real Story?.

Ndonse nuk jep një përgjigje të qartë, Manja argumenton se Gjykata Kushtetuese dhe KED janë projektuar për të qëndruar larg politikës, ndryshe nga Kuvendi ku marrja e një shumice të cilësuar është tërësisht bazuar në vullnetin politik të palëve.

Teksa njeh meritën edhe të opozitës për zgjedhjen e anëtares së re të kushtetueses, Manja shprehet se nëse nuk do të arrihej një shumicë, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të krijohej deri pranverën tjetër.

?Është një organ kolegjial dhe unë nuk jam në gjendje të di se cili ka qenë qëllimi kur i kanë çuar Presidentit një listë me 4 emra, ndryshe nga lista paraqitur Kuvendit.

Po t?i referohemi Kushtetutës, nëse shohim formulën përbërëse të kushtetuses kemi 3 anëtar që zgjidhen nga Presidenti, 3 zgjidhen nga Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë.

Po t?i referohemi procesit ligjor, shohim se Gjykata Kushtetuese është projektuar për të qenë e distancuar nga politika, deri tek KED. Dhe kaq e vërtet është kjo sa ne kemi 2 vakanca të rishpallura sepse KED i ka kthyer prapa për shkak se nuk kanë përmbushur kriteret.

Në Kuvend jam dakord që është një proces politik, ku duhet një shumicë e cilësuar me 3/5, vetëm në këtë mënyrë do zgjidhet. Nëse psh, sot nuk do të ishte zgjedhur anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, do të ishte shpallur sërish vakanca. Kjo sepse as Kuvendi, as Presidenti apo Gjykata e Lartë nuk e kanë tagrin kushtetues të shtyrjes së afateve.

Nëse kjo do të ndodhte Gjykata Kushtetuese do të shkonte në kaledrat greke. E sigurt që nuk do të kishim një Gjykatë Kushtetuese deri pranverën tjetër.

Prandaj ndërkombëtarët BE dhe SHBA përshëndetën procesin sot, sepse ishin 105 vullnete ato të cilat vendosën ?pro?. Nuk duhet lënë pa përmendur vullneti i opozitës, pa të cilët nuk do ta arrinim dot një gjë të tillë, është shprehur Manja./CNA.al





Lajmet e fundit nga