Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, përmes një deklarate publike nga selia blu ka denoncuar “skandalin e rradhës të qeverisë me punimet tek Unaza e Re.”
Sipas Balliut, mbikqyrja e punimeve nga kompania INK po bëhet duke shkelur ligjin, pasi që kjo e fundit, ndërkohë paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.
Ish deputeti, në emër të Partisë Demokratike, i ka bërë thirrje Prokurorisë të mos qëndrojë pasive për shkelje të tilla, si rasti i Unazës, ndërsa ka vijuar akuzat ndaj këtij institucioni, i cili sipas tij ka lënë në harresë dosjen “DH Albania”.
“Prokuroria është sjellë si zgjatim i Edi Ramës, duke lënë në harresë shumë dosje abuzimesh të kësaj qeverie, veçanërisht dosjen e DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro para publike”, ka thënë ndër të tjera Balliu.
“Edi Rama e nisi dhe po e vazhdon projektin e zgjerimit të Unazës së Re jo si një projekt në shërbim publik, por si një projekt për të vjedhur. Ky është një rast unik, kur në një terren të ngjashëm, pa llogaritur dëmshpërblimet, 1 kilometër të kushtojë 20 milionë euro.
Pasi u kap në flagrancë duke vjedhur me një tender me fitues të paracaktuar, pa garë, pasi u kap me një kompani fallco si dh-ja; pasi ka bllokuar hetimet në prokurori për mashtrimin me DH Albania, agjencitë në varësi të Edi Ramës po e thellojnë vjedhjen.
Siç është bërë e njohur, 2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t?i ndërtojë kompania Salillari. Praktikisht, ajo do t?i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi.
Kompania INK, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin. Kjo është shkelje flagrante e ligjit të Prokurimeve. Qëllimi është i qartë dhe një i vetëm; të vidhet çdo qindarkë në kurriz të qytetarëve shqiptar. Salillari të bëjë sikur punon dhe INK, që merr para në një projekt tjetër nga Salillari, të bëjë sikur gjithçka është në rregull.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të mos qëndrojë pasive në akte të tilla të shkeljes së ligjit, që kanë si bazë marrëdhënien korruptive, vjedhjen e parave publike duke mashtruar me cilësinë e punimeve. Deri tani, prokuroria është sjellë si zgjatim i Edi Ramës, duke lënë në harresë shumë dosje abuzimesh të kësaj qeverie, veçanërisht dosjen e DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro para publike.
Vjedhja e miliona eurove është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon dialog me qytetarët e Unazës së Re, që janë në mbrojtje të ligjshme të banesës së tyre. Në emër të banorëve të Unazës, mesazhi për qeverinë për të zgjidhur këtë konflikt është Dialog dhe JO dhunë! Siç pohojnë edhe Kombet e Bashkuara, dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë është shkelje e të drejtave të njeriut! Mos e shtoni më shumë faturën për shqiptarët, duke detyruar banoret e unazës së re ta çojnë çështjen në Strasburg dhe ta fitojnë!”, është shprehur Balliu./CNA.al
I ftuar sot në rubrikën Profil-Intervistë të Flasshqip vjen ...
“Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismat që kontrib...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhj...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e k...
Sekretari për çshtjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se k...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar disa takime ...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra në konferen...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka krahasuar Bashkim...
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër emërtimit “Mini ...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferëncë për shtyp me...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet prej dy ditësh në ...
Zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama, kryeministrit ...
Prej 1 jave Lulzim Basha zhvilloi një axhendë takimesh me ri...
Banorët e Unazës së Re janë duke protestuar para Gjykatës së...
Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka shprehet se bashkimi ...
Presidenti Ilir Meta ka bërë publike letrën drejtuar kryetar...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një një tjetër d...
Profesor Shaban Murati thekson se forca e lobit rus në Shqip...
Samiti i Ohrit midis liderve ballkanik Zaev -Vuçiç-Rama, për...
Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka ironizuar takimin e sotëm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...