Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, teksa ka “skanuar” ngjarjet përmes së cilave ka kaluar Shqipëria.
Sipas Kryemadhit, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga rënia e murit të Berlinit, Shqipëria vijon të mbetet pothuajse në të njëjtin stad ashtu siç ishte gjatë tri dekadave më parë.
Reagimi i plotë
SHQIPËRIA 30 VITE PAS RËNIES SË MURIT TË BERLINIT
Tridhjetë vite më parë ra Muri i Berlinit. Flladi i lirisë dhe drita e shpresës filluan të përshkonin të gjithë ata vende, ku mbi dyzet vite mbizotëronin diktaturat komuniste. Ishte koha ku rinia po ngrihej kundër diktaturave, në protesta madhështore, duke kërkuar ndryshimin e sistemit diktatorial dhe vendosjen e demokracisë.
Ata kërkonin të zëvendësonin votimet pa kandidatë të komunizmit, me zgjedhjet e lira, ku gara elektorale të garantohej nga ligji dhe vullneti i qytetarëve dhe jo nga pushteti dhe dhuna, apo nga intimidimi i zgjedhësve nëpërmjet levave të pushtetit. Ku fati i qeverisjes të ishte pronë e qytetarëve dhe jo qytetarët dhe fati i tyre të ishin pronë e autokratëve.
Ata donin një drejtësi të barabartë për të gjithë, jo një sistem drejtësie që godiste kundërshtarët politikë nëpërmjet makinacionesh dhe falsifikimesh, ndërsa autokratët dhe shërbëtorët e tyre ishin të garantuar, që nuk do të gjykoheshin për krimet e tyre. Ishte një kohë, kur rinia kërkonte një treg të lirë, mundësi të barabarta për të gjithë në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.
Ata kërkonin që komunizmi dhe praktikat e tij të luftës së klasave të merrnin fund njëherë e përgjithmonë. Ata donin që mediat të ishin të pavarura dhe jo nën kontrollin e plotë të pushtetit dhe të përdoreshin si ?top? për kundërshtarët politikë. Ata kërkonin të garantohej fjala e lirë dhe jo të dënoheshin dhe burgoseshin për të.
Ishin vetë të rinjtë, qytetarët, intelektualët, disidentët e kombeve, që sollën ndryshimin. Ashtu siç deklaroi ish presidenti amerikan, George H. Ë. Bush, në Berlin me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike: ?Ngjarjet historike, për të cilat jemi mbledhur t?i shënojmë këtu, nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por ato ishin mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti?. Sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad.
Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një rrënim për demokracinë. Ato u kthyen në shfaqjen më të turpshme të pushtetit. Dhuna shetërore, policia e angazhuar krah pushtetit, kërcënimet, frikësimet dhe intimidimet e zgjedhësve, iu shtua edhe bashkëpunimi i grupeve të krimit të organizuar dhe angazhimi total i oligarkëve në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa zgjedhjet lokale të vitit 2019 patën një ?hop? cilësor. Ato u zhvilluan pa opozitën. Të tilla zgjedhje me opozitë të emëruar, as Ramiz Alia nuk i zhvilloi, në shkurt të 1991. Përkundrazi i shtyu, me gati dy muaj, për të mundësuar pjesmarrjen e opozitës reale.
Sot zgjedhjet në Shqipëri janë në kushte edhe më të vështira për opozitën, se në 1991!
Drejtësi të barabartë për të gjithë?!
Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie të pakapur. Anëtarët e saj duhet të jenë kredibël. Dy standardet e përdorura nga organet e vetingut janë të dukshme. Ne kemi nevojë për besim te sistemi, i cili duhet të ngrihet mbi barazinë dhe jo mbi pabarazinë e gjykimit.
Prokuroria nuk duhet të jetë një lodër në duart e pushtetit dhe të politikës. Që arreston dhe hap çështje penale për qytetarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, si në rastin e Unazës së Re, ndërsa qeveritarët e korruptuar, shijojnë purot dhe verat e shtrenjta nën shoqërinë e oligarkëve.
Tregu i lirë dhe gara e barabartë e biznesve është kthyer në një përrallë, këto vitet e ?shkëlqimit? të PPP-ve pa garë dhe super korruptive, të rrugëve, të shëndetësisë apo të incineratorëve. Mbi 1 miliard euro nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë në një dorë oligarkësh të lidhur ngushtë me pushtetin.Mbi 60% e tenderave zhvillohet pa garues, pa konkurrencë. Ato i rrëmbejnë firmat e oborrit kryeministror apo të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Si në rastin skandaloz të firmës Fusha me ligjin antikushtetues të ?Teatrit?. Një njollë e madhe turpi, mbi fytyrën e Ramës dhe Veliajt.
Fjala e lirë dhe media e pavarur janë më të rrezikuara se asnjëherë më pare, në këto tridhjetë vite tranzicion. Televizionet kombëtare janë kthyer në shërbëtorë të paturpë të pushtetit. Mediat e tjera vizive janë nën kërcënimin e vazhdueshëm si ?miqësor? të anturazhit të Ramës, ashtu dhe tatimeve apo inspektoriateve të tjera të qeverisë. Lufta më e egër, që sot zhvillojnë rilindasit është ajo ndaj mediave të pakapura dhe të pavaruara.
Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Sot Shqipëria i ?përmbush? të gjitha kriteret për të qenë e tillë.
Ndaj si opozitë e bashkuar, por edhe si qytetarë të këtij vendi, na lind si detyrë parësore garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Vetëm përmes tyre, ne do të garantojmë ndryshimin e këtij sistemi të demokracisë false. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të garantojmë një shtet ku qytetari është i pari.
Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do garantohet liria ekonomike dhe barazia e tregut. Vetëm përmes fuqisë së votës së lirë do të garantojmë edhe lirinë e mediave dhe garantimin e fjalës së lirë. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta do i bëjmë të gjithë qytetarët shqiptarë, ta ndjejnë veten në Zot në shtëpinë e tyre, në Shqipëri./CNA.al
Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij “U’ jam Arbëresh”,...
Pothuajse po mbyllen zgjedhjet e brendshme të Partisë Social...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas ...
“Marshim kombëtar për bashkim”, kështu shprehet Lëvizja Vetë...
Ish kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka ironizua...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar di...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Banka Boterore financon nje projekt me vlere 71 milione doll...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar s...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagua...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim një tj...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 30-vjetorin e rënies së Muri...
Partia Socialiste po përgatitet për organizimin e zgjedhjeve...
Dje Prokuroria e Tiranës njoftoi publikisht se pas shumë het...
Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Lulit, Klevis Balliu vi...
Dje, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se pas disa kohësh hetime...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi nuk mori pjesë sot në...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Nën moton “Ti Zgjedh”, Partia Socialiste ka prezantuar sot n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...