web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenden 20 predha në Sarandë/ Rrezikshmëri për anijet dhe jahtet

7 Nëntor 2019, 15:23, Kronika CNA

Këtë të enjte, në Sarandë janë zbuluar 20 predha të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës II Botërore.

Predhat janë zbuluar nga zhytës vullnetarë të cilët pastrojnë detin nga inertet. Ata i kanë dorëzuar pamjet në Polici për të bërë të mundur largimin dhe demontimin e tyre.

Predhat e gjetura në afërsi të ?Limanit? përbëjnë rrezik, pasi mund të bien në kontakt me spirancat e anijeve apo jahteve që ankorohen aty, dhe mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi./CNA.al





Lajmet e fundit nga