Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Lulzim Basha dje vazhdoi të ashtuquajturin tur me të rinjtë në qytetin e Korçës. Në fakt një tur që ai e quan ?Rrugëtimin e shpresës? dhe thotë se është rinia që do ta përmbysë këtë sistem. Por, me aq të rinj që po e ndjekin nga pas dhe me atë aktivitet që zhvillon, Lulzim Basha vështirë se duket të përmbysë gjë. Dhe Edi Rama së bashku me ortakun e tij në krye të opozitës, duket se do ta ketë jetën e gjatë.
Le të shohim faktet dhe detajet.
Takimi u zhvillua në një sallë të mbyllur. Në një ambien dasmash, i cili merr reth 200 vende. Nga të cilët, më pak se gjysma ishin nga qyteti i Korçës, pasi pjesa më e madhe ishin sjellë nga fshatrat, nga qyteti i Devollit dhe nga bashkia e Pogradecit dhe ndoshta edhe disa dhjetëra persona nga Erseka.
Pra, takimi i zhvilluar në lokalin për dasma ?Mon Amour?, ku Basha kishte rreth 200 të rinj, po i japim pa teprim dhe pa ia ulur, nuk ishte një takim vetëm me të rinj korçarë. Por, ishte një aktivitet me të rinj të qarkut të Korçës. Dhe po ta shohësh e te bësh një analizë të thjeshtë nuk ishte asgjë më shumë sesa një dështim.
Po pse quhet një dështim?
Le të marrim shifrat. Lulzim Basha thotë se me të rinj do ta përmbysë Edi Ramën. Me 85 të rinj nga Korça në sallë, janë ai 85% i famshëm i zgjedhjeve, sepse pjesa tjetër nuk ishin nga Korça. Ishin nga qarku i Korçës.
Për këtë le të sjellim faktet.
Në qarkun e Korçës ka një universitet, i cili është Universiteti ?Fan Noli?, i cili zyrtarisht ka të regjistruar mbi 5 mijë studentë. Pra, Lulzim Basha shkon në Korçë, futet në një lokal dhe në një qytet universitar me mbi 5 mijë studentë takon 1/50 e tyre.
Qarku i Korçës ka zyrtarisht mbi 3 mijë maturantë apo nxënës që janë në vitet e treta të gjimnazit. Ç?ka do të thotë se këta të viteve të treta, pas dy vitesh votojnë.
Pra, në universitet, në maturë dhe në vitet e treta të gjimnazit, janë gati 8 mijë të rinj. Nuk po shtojmë këtu edhe shifrat e të rinjve që kanë mbaruar shkollën, kanë mbaruar gjimnazin, janë të papunë dhe ata mijëra të tjerë që jetojnë në qarkun e Korçës, por po japim vetëm shifrën zyrtare.
Janë mbi 8 mijë studentë në universitetin ?Fan Noli? të Korçës, maturantë dhe gjimnazistë në vitet e treta në qarkun e Korçës dhe Luli kishte mbledhur 85 përqindshin e tij nga Korça, që ishin 85 studentë, dhe disa të tjerë të sjellë nga periferitë. Nga Devolli, nga fshatrat e Korçës, nga bashkia Maliq dhe Pogradec, për të mbushur sallën.
Për të treguar se kishte filluar revolucionin e tij, ashtu si dhe një vit më parë me të rinj nga pas. Kjo është e vërteta e asaj që ndodhi dje në Korçë. Dështimit të Lulzim Bashës.
Por, forcohet ky si dështim, po të sjellim dhe një tjetër argument.
Vite më parë, kur PD-ja ishte në opozitë. Në vitin 1999, 2000, 2003, Sali Berisha kurrë nuk shkoi të takohej me të rinjtë në një sallë. Ai shkonte dhe takohej në pallatin e sportit ?Tamara Nikolla?, ku duhet të ishin të paktën 2500 të rinj që të mbushej pallati i sportit.
Kështu ndodhte edhe me Jozefina Topallin, kështu ndodhte edhe me Bamir Topin, në atë kohë nënkryetar i PD-së. Janë zhvilluar disa evente të cilët të rinjtë korçarë i dinë mjaft mirë. Ata që kanë qënë pjesë e forumit rinor dhe drejtimit të PD-së, në atë kohë.
Organizoheshin evente, bisedime, por në pallat të sportit, me disa mijëra të rinj. Për të treguar se ata ishin shpresa, do të ishin ata që do ta ndryshonin dhe kështu ndodhi. Kurse Luli futet si ?mi? në një vrimë, me një grusht të rinjsh të sjellë në Korçë nga rrethet afër dhe thotë se filloi përmbysjen e madhe të Edi Ramës me 200 vetë, kur qarku i Korçës vetëm studentë dhe maturantë ka rreth 8 mijë. Kështu duket se do ta ketë edhe 85 përqindshin në zgjedhjet e ardhshme./ CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka folur për r...
Dje në Korçë, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha, ashtu s...
Procesi i rivlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë, i...
Ditët e fundit ka bërë shumë bujë në media, lajmi se kreu i ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar sistemet e teknologj...
“Shteti ka rënë!”, kështu është shprehur nga studio e emisio...
Ish deputetja e Partisë Demokratike , Jorida Tabaku, nga stu...
“Reforma në Drejtësi do të ketë viktima”, kështu është shpre...
“PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme par...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e të dërg...
I qenë prezent në studion e emisionit “Përballje” në RTSH, t...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Perballje” ...
“I korruptuar, manipulues, arrogant dhe bën pasare me bandat...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, duke kometuar ...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në “Mbrëmja në ABC” rithekso...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në “Mbrëmja në ABC” ka hedhu...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë t...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, dep...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...