web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqipëria më keq se Kolumbia"/ Paloka akuza Ramës: Shet një bandë për një tjetër

5 Nëntor 2019, 19:22, Politikë CNA

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, duke kometuar atentatin ndja prokurorit Arjan Ndoj ditët e fundit ka bërë përgjegjëse për këtë ngjarje lidhjen e bandave me qeverinë.

Sipas Palokës, Shqipëria është kthyer në një situatë me keq se Kolumbia dhe se vetëm largimi i kryeministrit Rama mund të sjell përmirësimin e gjendjes.

?Ne duam pronat e  Gjirit të Lalzit dhe kur pronat mbarojnë atëherë fillon lufta mes bandave.

Në këtë mënyrë kryeministri detyrohet të mbajë anë duke shitur një bandë për një tjetër.

Këtu nuk ka Kolumbi. Është gabim kur i thonë Shqipërisë, Kolumbi sepse atje shteti u mundua të luftonte bandat, por këtu nuk po ndodh kjo.

Ku po shkojmë? Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e opozitës, por është edhe e qytetartëve. Të gjithë duhet ta shohin se ku po shkojmë edhe të reagojmë referuar kësaj çështje.

9 kushtet e bundestagut janë për opozitën platforma. Kjo është e vetmja linjë ku duhet të eci qeveria dhe opozita ka marrë përsipër realizimin e Reformës Zgjedhore dhe implementimin e saj. Por reforma duhet të bëhet me pëlqimin e të gjitha palëve.

Pas reformës kërkojmë zgjedhje të parakohshme të cilat do të sjellin largimin e Ramës.

Rama është shkaktari i gjithçkaje, dhe zgjidhja e vetme është largimi i tij?, është shprehur Edi Paloka./CNA.al





Lajmet e fundit nga