“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Nën kryetari i LSI Petrit Vasili thotë se ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pohuar integritetin e tronditur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipas Vasilit, Xhafaj ka pohuar me kuarjo se në vendimet e KED-se ka spikatur klientelizmi, vendimet e paragjykuara, mungesa e përgjegjshmërisë, mungesa e paanësisë.
?Konstatimet e Xhafajt janë të mjaftueshme që shkollëpaku Edi Rama të mos flasë më për drejtësinë e re.
Për fat të keq shumë pak ka mbetur nga reforma e 21-22 korrikut.
Puritanizmit ekstrem të predikuar të saj ja ka zënë vendin një akraballëk dëshpërues.
Shpresoj sinqerisht që Xhafa të ndjejë një keqardhje të vërtetë për shpërbërjen e reformës dhe të atij produkti, të cilit i kanë rënë në tokë të gjitha afatet kushtetuese e bashkë me to edhe morali, pasi mbretërimi i dy standardeve është edhe përjashtimi i reformimit dhe ringjallja e drejtësisë së vjetër me fytyre të re?, shkruan mes të tjerash Vasili.
Postimi i plotë:
Xhafaj ka të drejtë, ka klientelizëm, mungesë paanësie, paragjykime dhe dy standarde në KED!?
Nga.Petrit Vasili.
Fatmir Xhafaj në një interviste të tij të fundit flet qartë, duke pohuar integritetin e tronditur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në vendimet e KED-se ka spikatur klientelizmi, vendimet e paragjykuara, mungesa e përgjegjshmërisë, mungesa e paanësisë dhe më e keqja fare dy standardet siç pohon me kurajo edhe Xhafaj.
Them me kurajo sepse kori i reformës në drejtësi, i prirë nga injoranca e kapja e Edi Ramës dhe i ca të huajve si ai, kanë mohuar egërsisht çdo vërejtje e shqetësim lidhur me reformën në drejtësi dhe funksionimin e organeve të reja të qeverisjes së drejtësisë.
Xhafaj ka drejtuar Komisionin Parlamentar të Reformës në Drejtësi.
Në atë komision fjalët integritet dhe paanshmëri si dhe refuzimi total i klientelizmit, koorporatizmit dhe i dy standardeve ishin refren i pafund gjatë gjithë funksionimit të tij.
Reforma kishte shtysë madhore të saj pikërisht betejën pa kompromis për arritjen e integritetit dhe moralit të ri të institucioneve të drejtësisë, cilësi të cilat institucionet e vjetra nuk i zotëronin.
Por sot kur Xhafaj përshkruan me objektivitet KED-në si institucion, ku morali dhe logjika e vjetër rrënuese është aty mu brenda saj, a mund të flitet për integritet të saj?
Ndërkohë që KED ka përgjegjësinë shumë të madhe kushtetuese që të bëjë përzgjedhjen rreptësisht objektive dhe ligjore të të gjithë kandidatëve, që do të jenë pjesë e institucioneve kyç të drejtësisë në nivelin më të lartë të saj.
Çfarë drejtësie e re mund të linde nga një KED që vuan nga klientelizmi, paragjykimet dhe dy standardet?
Sigurisht do të lindë një drejtësi dhe institucione që riciklojnë drejtësinë e vjetër.
Si të tilla cilësia e vetme e këtyre institucioneve, gjoja të reja të drejtësisë, është se janë institucione të kapura nga rilindja.
Ndaj konstatimet e Xhafajt janë të mjaftueshme që shkollëpaku Edi Rama të mos flasë më për drejtësinë e re.
Për fat të keq shumë pak ka mbetur nga reforma e 21-22 korrikut.
Puritanizmit ekstrem të predikuar të saj ja ka zënë vendin një akraballëk dëshpërues.
Shpresoj sinqerisht që Xhafa të ndjejë një keqardhje të vërtetë për shpërbërjen e reformës dhe të atij produkti, të cilit i kanë rënë në tokë të gjitha afatet kushtetuese e bashkë me to edhe morali, pasi mbretërimi i dy standardeve është edhe përjashtimi i reformimit dhe ringjallja e drejtësisë së vjetër me fytyre të re.
E nisur me kredon për të fiksuar gjithçka në ligj e kushtetutë dhe për të evituar interpretimet subjektive, përkundrazi reforma aktualisht është katandisur në një tërësi arnash e mballomash interpretimesh antikushtetuese afatesh, procedurash e figurash që “kryeveprën” e arriti me shpikjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.
Një kurajo të tillë të marrë për të shkelur ligjin nuk e pati kurrë as drejtësia e vjetër.
Implementimi kaq mjeran dhe propagandistik i reformës në drejtësi ka bërë, që ajo të humbasë tërësisht besimin e publikut, i cili i sheh me indiferencë dhe me dëshpërimin e shuarjes së një iluzioni të bukur dhe riinstalimit të një drejtësie me moral dhe integritet më të ulët se ajo që u tentua të lihej pas.
Shumë qytetarë për fat të keq përballë kapjes dhe kaosit në drejtësi po thonë “ishte më e mirë kur ishte më keq”.
Megjithatë sinqeriteti i Xhafajt mbase është një demonstrim i ndrojtur reflektimi që edhe si i tillë mbetet i dobishëm.
Lexoni përgjigjen e Xhafajt në intervistën e tij:
PYETJE:
“Keni ju besim te KED aktuale”?
PËRGJIGJE Xhafaj:
“Në vlerësimin tim, nga çfarë kam konstatuar për aq sa është bërë publike, disa anëtarë të KED nuk kanë dëshmuar përgjegjshmëri dhe paanësi në qëndrimet dhe vendimmarrjet përkatëse lidhur me procesin e vlerësimit të kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Përjashtimet nga gara për disa kandidatë, duhet thënë se s?kanë qenë bindëse dhe me vendimmarrje shumë të diskutueshme. Në disa nga vlerësimet e bëra prej tyre, konstatoj qëndrime klienteliste dhe të paragjykuara për shkak të raporteve personale dhe në ndonjë rast edhe qëndrime me dy standarde.”/CNA.al
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në Report ...
Një sherr masiv, për arsye ende të panjohura, ka ndodhur mbr...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Report...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në një intervistë ...
“Pranojmë çdo propozim të opozitës në përputhje me standarte...
Ndërsa shprehet se mazhoranca është gati të pranoj çdo propo...
Detaje të reja zbulohen nga atentati ndaj prokurorit Arjan N...
Deputeti i PD, Alket Hyseni i bën thirrje opozitës jashtë pa...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gamzmend Bardhi ka komentuar ...
Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Feder...
Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi e ka quajtur ligjin e dekr...
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Qytetin...
Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar sherrin e ndodhur mes n...
Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në përfundim të mbled...
Rreth një vit më parë, në datën 4 nëntor 2019, kreu i Partis...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë në qendër të mediave pas zhv...
Edhe ish deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit...
Ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha në orën 17:00 pritet ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...