Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, zëdhënësja e FRONTEX, Izabela Cooper, tha se numri i emigrantëve që përdorin kufirin Greqi-Shqipëri për kalim të paligjshëm, është dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar.
Në maj të këtij viti, policia kufitare shqiptare dhe FRONTEX, Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e Bashkimit Europian nisën patrullimin e përbashkët në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër dhe në Kapshticë të Korçës, 50 oficerë policorë nga 11 vende të BE-së asistojnë policinë shqiptare për përballimin e valës së emigrantëve që vijnë nga Greqia dhe përdorin si tranzit Shqipërinë për në vendet e Bashkimit Europian dhe për të luftuar krimin ndërkufitar. Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, zëdhënësja e FRONTEX, Izabela Cooper, thotë se numri i emigrantëve që përdorin kufirin Greqi-Shqipëri për kalim të paligjshëm, është rritur dyfish krahasuar me një vit më parë.
Deutsche Welle: Në maj të këtij viti nisi operacioni i përbashkët i patrullimit mes policisë kufitare shqiptare dhe FRONTEX, në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Si ka qenë vijueshmëria e këtij bashkëpunimi?
Izabela Cooper: Ky patrullim i përbashkët ka shumë qëllime të rëndësishme. Një ndër to është menaxhimi i valës migratore por gjithashtu 50 oficerët policorë të FRONTEX asistojnë autoritetet shqiptare në përballjen e një sërë krimesh serioze ndërkufitare siç janë terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i drogërave, trafikimi i automjeteve dhe falsifikimi i dokumenteve. Dua të theksoj se roli i FRONTEX nuk është të zëvendësojë por t?i sigurojë mbështetje teknike shtesë autoriteteve shqiptare. Pra, në të gjitha aktivitetet tona policia kufitare shqiptare është gjithmonë e pranishme në terren: me makinat tona të patrullimit dhe në kontrollin kufitar.
DW: Shqipëria po përdoret si vend tranzit nga refugjatët që kanë si destinacion Europën Perëndimore. Cilat janë vendet e origjinës së tyre?
Izabela Cooper: Kombësitë kryesore të emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri përfshijnë Irakun, Sirinë, Marokun, Pakistanin, Algjerinë dhe Palestinën. Pjesa më e madhe e këtij grupi hyjnë në Greqi përmes ultësirës së lumit Evros, tokës kufitare mes Turqisë dhe Greqisë. Pjesa tjetër arrin përmes ishujve të Egjeut dhe grupi i tretë janë ata që kanë jetuar në Greqi për disa muaj dhe më pas vendosin për të vijuar më tej për kushte më të mira ekonomike.
DW: Cilat janë rezultatet e arritura deri tani nga ky patrullim i përbashkët?
Izabela Cooper: Bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm për ne, duke qenë se përbën korridorin kryesor të tranzitit që përdorin emigrantët që vijnë nga Turqia, nëpërmjet Greqisë. Këtë vit, deri tani, janë shënuar dyfish më shumë emigrantë që hyjnë në Shqipëri nga Greqia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga nisja e këtij operacioni, në muajin maj të këtij viti, janë regjistruar për kalim të paligjshëm të kufirit 3500 emigrantë, një shifër shumë domethënëse.
DW: Ka pasur një ulje apo rritje të numrit të këtyre emigrantëve nga muaji në muaj?
Izabela Cooper: Ne kemi regjistruar rritje të ndjeshme. Për t?iu dhënë një shembull konkret: në muajin qershor të këtij viti u regjistruan 500 emigrantë të paligjshëm duke hyrë në Shqipëri nëpërmjet Greqisë. Në shtator, ky numër u rrit në 1300, për vetëm një muaj. Pra rritja është e vazhdueshme dhe domethënëse./ DW
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin e tr...
Në Gjykatën për Krimet e Rënda është mbajtur sot seanca gjyq...
Është shoqëruar me debate të ashpra seanca e Emiljano Shulla...
Policia e Matit ka arrestuar një person dhe ka shoalur në kë...
Një i dënuar në burgun e Peqinit ka tentuar të arratiset gja...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person pasi u kap me...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotënm...
Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë për Top Channel...
Një aksident tragjik është shënuar në Itali, ku sipasojë ka ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, k...
Një vajzë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane m...
Ka arritur në 112 numri i kallzimeve penale, nga ana e KLSH ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Urën Vajg...
Prokuroria ka kërkuar “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan...
Një person është gjetur i pajetë në fshatin Perlat të Mirdit...
Në 56 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, ...
Policia e Durrësit ka arrestuar du të rinj dhe ka shpallur n...
Gjykata e Kavajës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për M...
Apeli i Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg të ashtuq...
Një pjesë e madhe e drejtuesve të burgjeve në vend janë ndry...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...