Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Diplomatët do të gjejnë sërish formulime tipike për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, thotë eksperti për Ballkanin, Du?an Relji? për DW. Ai kërkon që BE të ndërmjetësojë më fort në Shqipëri.
Deutsche Welle: Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca nuk është dakord për të ky hap është herët. Si mendoni si do të përfundojnë ato?
Du?an Relji?: Besoj, se kemi të bëjmë me një situatë, ku ministrat e Jashtëm të BE do ta delegojnë vendimin tek krerët e shteteve dhe qeverive europiane që takohen këtë javë në Bruksel. Kujtoj, se jo vetëm Franca ka rezerva për çeljen e negociatave, por edhe Holanda e Danimarka, e duhet kujtuar, se edhe në Bundestag nuk ishte e lehtë për të gjetur një shumicë për këtë.
Nëse vendimi kalon për të enjten, çfarë mund të ndryshojë?
Nuk mund ta them me saktësi, por javën e kaluar, diplomatët francezë biseduan paraprakisht për këtë, ku thanë shprehimisht, se Parisi nuk do të japë miratimin e tij, në këtë kuptim do të ishte “çudi” nëse Parisi do të ndërronte qëndrim.
E duket se qeveria gjermane është e zhgënjyer për këtë. Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth që merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në Luksemburg tha, se nëse BE nuk është prezente në Ballkan, kjo mund të sjellë një vakuum që mund të mbushet nga të tjerë. Mendoni se ka rrezik për spostimin e BE nga Kina, Rusia apo Turqia?
Ky rrezik nuk është shumë i lartë. Mjafton të shohësh hartën gjeografike, dhe bëhet e qartë se 6 vendet që nuk janë bërë pjesë e BE janë të rrethuara nga shtete të BE-së apo NATO-s. Po ashtu nëse shikon gradën e integrimit të këtyre vendeve me BE, atëherë shikon se 75% e tregtisë së këtyre vendeve zhvillohet me vende të BE, kjo është më shumë se ç’kanë vetë disa vende të BE me njëra-tjetrën. Edhe shumica e investimeve direkte vjen nga vendet e BE, sistemi bankar është duart e bankave të BE. Edhe diçka tjetër, një çereku i popullsisë së vendeve të Europës Juglindore ka emigruar në vende të BE, edhe në Shqipëri më duket se ka emigruar një çereku i popullsisë. Këto lidhje njerëzore janë për mua një nyje e fortë lidhjeje.
Çfarë mund të qëndrojë si formulim për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në fund të këtyre takimeve këtë javë, prapë ndonjë formulim i bukur shpresëdhënës?
Mendoj se diplomacia sërish do t’i referohet asaj, se anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së, por që pret nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut një plotësim më konsekuent të kushteve për negociata, sidomos në drejtim të të drejtave të njeriut, shtetit ligjor, demokracisë duhet më shumë përpjekje, dhe natyrisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet marrë shumë, shumë më tepër seriozisht.
Sa efekt negativ për tempin e reformave në këto vende ka shtyrja e sërishme e çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut?
Shpeshherë e pyes veten nëse struktura e marrëdhënieve politike dhe ekonomike të këtyre vendeve të Ballkanit me vendet bazë të BE është ngritur dhe nëse kjo strukturë është kthyer në problem për momentin. Nëse e shikon nga ana ekonomike integrimi i fortë me Gjermaninë apo Italinë përbën edhe rrezik. Nëse situata ekonomike në Gjermani apo Itali përkeqësohet, atëherë kjo ka menjëherë tek këto vende efekte të mëdha në eksporte, dhe në investimet që vijnë nga këto vende. Edhe punëtorët që janë në këto vende do të dërgonin më pak para. Pra varësia social-ekonomike e këtyre vendeve është shumë e madhe me BE. Do të ishte në interesin ekonomik të këtyre vendeve që të diversifikojnë më shumë tregtinë me jashtë.
Qëndrojmë tek Shqipëria, ky vend ndodhet prej muajsh në një nga krizat më të mëdha politike prej vitesh. Si e shikoni situatën aty?
Krahasuar me Maqedoninë e Veriut që siguroi një bonus me marrëveshjen me Greqinë, Shqipëria ndodhet disi më mbrapa. Sepse sidomos në një fushë ku BE ka pritur më shumë nga Shqipëria, vetingun e gjyqtarëve dhe përmirësimin e shtetit ligjor vendi nuk ka ecur aq mirë sa BE ka menduar. Shtoji kësaj tensionet e mëdha politike në vend, edhe deficitet në drejtim të shtetit ligjor në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto të gjitha të çojnë në një imazh jo edhe aq të mirë të vendit jashtë.
Pikërisht kjo reformë në drejtësi ka paralizuar Gjykatën Kushtetuese, proceset zgjasin, nuk u menduan pasojat aq shumë në fillim?
Kjo është një gjë që e ndesh shpesh, pra që ide të mira që vijnë nga qendrat e pushtetit në BE apo nga OSBE apo amerikanët, bëhen problematike në zbatim. Jo sepse mungon vullneti për këtë. Ashtu si Shqipëria, edhe Serbia u përpoq të kryente shumë shpejt një reformë në drejtësi. Në fund gjykata i ka ripunësuar gjykatësit me probleme me të shkuarën. Kjo do të thotë, se një reformë në drejtësi ka nevojë për kohë dhe duhet kryer me shumë kujdes, ndryshe krijohen problemet që përmendët ju.
Nga njëra anë përpjekje të qeverisë Rama për të bindur partnerët, se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, nga ana tjetër protesta në vend, zgjedhje të refuzuara nga opozita. Çfarë mund ta kishte ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë, kur BE u duk që ishte e rezervuar…
Për të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin, nyja e lidhjes me BE duhet parë si një spirancë sigurie. Duhet thënë, se nga njëra anë është e vërtetë që nëse opozita bojkoton parlamentin, kjo e dëmton legjitimitetin e parlamentit, por nga ana tjetër jeta politike nuk mund të ngecë në vend. Tani është momenti që Bashkimi Europian, amerikanët, OSBE të ndërmjetësojnë fuqimisht mes kampeve politike në Shqipëri për të mbajtur në këmbë sistemin politik, legjitimitetin e sistemit politik. Nuk mund të rrish mënjanë e të bësh vetëm sehir.
Du?an Relji?, ekspert për Ballkanin është drejtor i Zyrës së Brukselit të Fondacionit Gjerman “Shkenca dhe Politika” me qendër në Berlin./DW
Kryedemokrati Lulzim Basha, nga ceremonia e 10-vjetorit të f...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish, i irr...
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi ...
Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn, ka folur pas përfundi...
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një konferencë të përbash...
Nga studio e Fax News, teksa fliste për çështjen e negociata...
Drejtuesi i Republikës se Re, njeriu i marrëveshjes së 2017-...
Këshilli i Bashkimit Evropian nuk ka arritur në një vendim t...
Pas takimit me kryeministrin Rama, kryeministri italian Gius...
Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në studion e Fa...
Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka zbuluar p...
Kryeministri italian, Guiseppe Conte teksa u pyet nga gazeta...
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlam...
Gjesti i rëndë që kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard...
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, është shprehur i vendo...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar pas ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar edhe njëherë ...
Në një ditë të veçantë sot për të, në 75-vjetorin e tij, ish...
Ka vijuar sërish mbledhja e Këshillit të Ministrave për çësh...
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ndodhet në një vizitë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...