Kur “demokrati” Fahri Balliu, i thurte lavde xhaxhit Enver
Ish-gazetari i Zërit të Popullit, i akuzuar shpesh si spiun,...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha kohët e fundit e ka ndryshuar artikulimin e tij politik dhe drejtimin e vetëm e ka pasur tek Presidenti, tek kushtetuetshmëria e 30 qershorit.
Aventura e nisur prejt tij, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, që me djegien e mandateve në shkurt të këtij viti deri në shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe bojkotit të plotë të tyre në grup.
Por, pse Ilir Meta i shtyu zgjedhjet, kur nuk kishte asnjë arsye dhe Venecia e thotë qartë se shtyrja e datës së zgjedhjeve apo anullimi i tyre është dhunim i të drejtave të njeriut. Ashtu siç dhe thekson se mospjesëmarrja e një pjesë në zgjedhje, nuk do të thotë se ato të mos zhvillohen.
Atë që thoshte opinion publik, atë që thoshin qytetarët, se në Shqipëri do të merrte fund presioni dhe shantazhi për pazar në tavolinë dhe që palët politike të përdoreshin nga krerët e tyre, nga individë që drejtojnë si ?mish për top?, për të çuar drejt pazareve në tavolinë.
Por, në artikulimin e tij politik, Lulzim Basha është treguar mjaft i kujdesshëm kohët e fundit, përfshirë edhe dje në një qëndrim në emër të opozitës së bashkuar në mbështetje të presidentit Ilir Meta. Ashtu sikundër, menjëherë pas shtyrjes së datës së zgjedhjeve, iu kërkoi aleatëve të tij, PR-së dhe PAA-së, që të regjistroheshin në zgjedhjet e 13 tetorit, që normalisht pretendohej se do të ishin zhvilluar dy ditë më parë.
Basha e ka harruar diegien e mandateve, skandalin e tij politik dhe një gabim fatal të 30 viteve të fundit, ku me një hap të tillë ai nuk deligjitimoi parlamentin, por deligjitmoi dy herë veten.
Së pari, nxori një tufë me servila dhe mandatblerë nga parlamenti, dhe na tregoi se çfarë deputetësh kishin listat në vijim. Sepse PD kishte 45 mandate, e që të fitonte i duheshin 71. Imagjinoni që Lulzim Basha, të paktën duhet të kishte rreth 26 deputetë nga ata që janë sot në parlament, të cilët i quant ë pavlerë dhe ushtarë të Edi Ramës.
Që të fitonte në 2017 do duhej të kishte të paktën 26 prej atyre që sot janë në sallën e parlamentit.
Përtej kësaj, Luli sërish nuk e mban debatin politik tek djegia e mandateve, tek një hap fatal dhe tek zgjidhja e krizës politike, të stimuluar prej tij. Por, gjithmonë priret të justifikojë Ilir Metën, duke na treguar edhe një tjetër detaj. Se ai dhe Meta janë bashkë në të gjithë atë kaos të krijuar, duke drejtuar presidentin të shkelë Kushtetutën, të bëjë një aventurë politike si ajo që kishte bërë Luli.
Pra, të gjithë të bënin sakrificat e tyre. Me një qëllim të vetëm, për të destabilizuar vendin që më pas të merrnin pushtetin.
Por, këtë e donin në tavolinë, jo nëpërmjet zgjedhjeve. Sepse asnjëra palë nuk hyri. I lanë socialistët të vetëm në garë, iu falën 61 bashki dhe tani duan të gjejnë zgjidhje.
Në fakt zgjidhja është nëpërmjet Kodit Zgjedhor, nëpërmjet zgjedhjeve dhe Luli duke justifikuar presidentin, strukturave iu thotë se zgjedhjet janë afër, do të kemi zgjedhje parlamentare.
Por, çfarë do të ndodhë me Bashkitë?
Bashkitë u falën. U humbën. Dhe Luli ashtu si me mandatet e djegura ku na tregoi se çfarë budallenjsh, të paaftë dhe mizerabël individë kishte mbushur listat përfaqësuese të PD-së, tani duhet të tregojë sesi do të zgjidhet katastrofa e pushteti vendor, që i fali 61 bashki Ramës. Apo do të vazhdojë të justifikohet me faktin se ?luftuam për pushtetin qendror dhe ai lokal iku?? Se kohë, duket se s?ka më. Duke i gënjyer njerëzit se ka zgjedhje në vjeshtë e në pranverë, kaluan disa pranvera, kaluan disa vjeshta, po ikën dhe një tjetër, dhe pas një viti e gjysëm afërsisht ka zgjedhje.
Do të duhet që të kemi një Kod Elektoral, por Luli nuk e artikulon publikisht, nuk fillon të mbajë qëndrimet e tij politike dhe të përgatitet për një fushatë të ardhshme zgjedhore. Ai kërkon të justifikojë dhe të artikulojë mbrojtjen e tij ndaj Ilir Metës, mbrojtjen e tij ndaj veprimeve të presidentit, sepse ka një hall.
Luli ka hall se mos i ikën Mona dhe LSI-ja, ku ka varur të gjitha shpresat e demokratëve dhe opozitarëve. Sepse me Monën në krah dhe LSI-në, ai shpreson se do t?i fitojë zgjedhjet dhe çdo humbje e votës brenda së djathtës apo çdo shifër që mund ta cojë më pak se në vitin 2013, apo thuajse të njëjtat vota si në 2017, ai do ta justifikojë me një fitore dhe rritje të koalicionit, pasi do të ketë shumë parti dhe do të jetë edhe LSI-ja brenda, si shans për të rrëzuar Edi Ramën.
Në fakt është për të parë edhe cilat do të jenë lëvizjet e kryeministrit. Por, duke lënë mënjeanë këtë debat, në analizë, le të qëndrojmë tek fakti, tek halli i Lulzim Bashës, i cili në çdo dalje të tij publike na tregon se është vetëm LSI-ja, vetëm presidenti dhe këto kohë e kemi kuptuar më shumë se kurrë. Se halli i Lulit është LSI-ja, Mona dhe Likja./ CNA.al
Ish-gazetari i Zërit të Popullit, i akuzuar shpesh si spiun,...
Korab Lita i zgjedhur në krye të grupit demokrat në Kuvend, ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet të zhvillojë sot dy takim...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëpagëzuari me emrin Lal...
Një grup deputetësh të opozitës, përfaqësues në lista dhe të...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston 75-vjetorin e tij.M...
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 75 vjetorin. Në kët...
Ministrat e Jashtëm të BE vendosin sot për çeljen e negociat...
Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, zv.kryeministri Erio...
Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD...
Ndërkohë që deputetja demokrate pak minuta më parë ka përgën...
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën po...
Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar...
Ish deputetja Mesila Doda e ftuar në emisionin “Open” ka hed...
Nga studio e emisionit ‘Real Story”, teksa flet për zhvillim...
Sot në mesditë përmes një njoftimi në rrjetet sociale ish-në...
Banorët e zonës së “Astirit”, ashtu siç paralajmëruan më her...
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha, dje më në fund u shfa...
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka deklaruar mbrëmjen e sotmë se...
Sot në mesditë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ko...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...