web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitet një banesë në Elbasan/ Autorët marrin 20 mln lekë

15 Tetor 2019, 17:22, Kronika CNA

Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dy persona kanë mundur të marrin rreth 20 million lekë dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 5 Maj, ndërsa pre i grabitjes ka rënë Shaqo Karafili i cili ka edhe një biznes, autoshkollë në qytetin e Elbasanit.

Gjatë vjedhjes në banesë nuk ka patur asnjë person brenda dhe familjarët kanë vënë re mungesën e sendeve me vlerë vetëm kur janë kthyer në shtëpi.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje si dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga