Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. KPK bëri me dije që në fillim të seancës së Hajdarmataj ishte hetuar në të tre kriteret.
Trupa gjykuese që hetoi çështjen kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia. Vëzhgues ndërkombëtar ishte Ferdinando Buatier.
Nga relatimi u bë e qartë se Hajdarmatajt nuk i ishin gjetur probleme në asnjë prej tre kritereve prej trupës gjykuese. Megjithatë, KPK njoftoi se kishte rihapur hetimet për të në muajin prill, pas mbërritjes së tre denoncimeve anonime. Relatorja tha se pas këtyre denoncimeve, Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e provës në lidhje me 4 çështje dhe kryesisht për vendimarrjen e tij si prokuror dhe si drejtues prokurorie.
Hajdamataj shpjegoi në seancë vendimarrjen e tij dhe tha se në tërësi pajtohej me gjetjet e hetimit, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Besim Hajdarmataj është ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës, të Kurbinit dhe Durrësit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.
Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.
Hetimi i KPK
Relatimi i Zhegut për Hajdarmatajn ishte i shkurtër. Ajo vuri në dukje se pasuritë e prokurorit, tre llogari bankare gjithsej ishin provuar të ligjshme. Sipas Zhegut, ishin verifikuar dy llogari kursimesh me vlerë 5 milionë dhe 1 milion lekë, që ishin deklaruar si kursime dhe që ishte provuar të vinin nga burime të ligjshme.
Po ashtu, ajo tha se ishte verifikuar llogaria e pagës dhe një shumë cash prej 500 mijë lekësh. Relatorja tha se ishin kërkuar prova për dy dhurata nga vëllai në shumat 6 mijë euro dhe 4 mijë paund dhe se kishte rezultuar që vëllai i prokurorit të kishte pasur burim të ligjshëm të ardhurash. Relatorja tha se nga analiza financiare kishte rezultuar një bilanc pozitiv.
Ajo po ashtu vuri në dukje se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e kishte cilësuar Hajdarmatën të përshtatshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme e kishte vlerësuar atë shumë mirë.
Po ashtu, Zhegu tha se ishin verifikuar 11 denoncime ndaj prokurorit dhe tre denoncime të publikuara në median online. Sipas KPK-së, nga hetimi mbi këto denoncime nuk u gjetën probleme.
Denoncimet anonime
Kur KPK dukej se kishte përfunduar hetimin dhe ishte bërë gati të thërriste Hajdarmatën në seancë në prill të këtij viti, pranë saj dhe pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u paraqitën tre denoncime të tjera.
Denoncuesit apo denoncuesi, pasi sipas KPK-së ishin denoncime anonime, pretendon për kontakte të papërshtatshme të Hajdamatës me një person me inicialet M.L. Në denoncim bëhej me dije se ky i fundit ishte i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar, ndërkohë që akuzonte subjektin se kishte pushuar një hetim ndaj tij dhe kishte përdorur makinën e tij.
Në denoncim pretendoheshin edhe kontaktet me një person me inicialet V.K, që po ashtu thuhej se ishte i rrezikshëm dhe i lidhur me krimin e organizuar. Prokurori akuzohej edhe për trasferimin nga Prokuroria e Durrësit të një dosjeje me akuzë ndaj një gjyqtareje të Tiranës si dhe për trasferimin e një dosjeje për kapej e 12 tonëve drogë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Përmetit.
Sipas denoncimeve, subjekti akuzohej për shpërdorim detyre në çështjen e njohur si ?Dosja Babale? dhe për pasuri në emër të personave të tretë. KPK megjithatë doli në përfundimin se lidhjet e pretenduara me personat me precendë penal nuk qëndronin dhe po ashtu edhe dyshimet për pasuri të fshehur.
Relatorja tha në seancë se pasi ishin parë katër dosje për të cilat ngriheshin dyshimet, Hajdarmatës i kishte kaluar barra e provës në lidhje me hetimet e këtyre rasteve. Nga seanca dëgjimore rezultoi se bëhej fjalë për hetimin e një denoncimi nga Njësia e Monitorimit të Basteve në vitin 2010, të cilin Hajdarmataj e kishte pushuar.
Prokurori, i cili në fjalën e tij u përgjigj vetëm për këto çështje, sqaroi se i kishte rezultuar që Njësia në fjalë nuk kishte pasur urdhër inspektimi dhe se atij i ishin krijuar dyshime që ata nuk kishin qenë duke kryer detyrën publike. I pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar se pse nuk kishte hetuar në këtë drejtim, Hajdamataj tha se ishte e vërtetë që mund të ishin bërë veprime të tjera hetimore, por shtoi se në atë kohë kishte gjykuar vetëm mbi faktin.
Çështja tjetër për të cilën Hajdarmataj foli ishte trasferimi i një dosjeje me akuza ndaj një gjyqtareje të Tiranës nga Durrësi në Elbasan. Dosja ishte kaluar nga Prokuroria e Tiranës te ajo e Durrësit dhe ishte trasferuar nga kjo e fundit në atë të Elbasanit. Hajdarmataj tha se për çështjen ishte interesuar pasi të dy palët ishin ankuar. Ai tha se kishte dyshime nga denoncuesi që prokurori i çështjes mund të ndikohej, por arsyetoi se vendimi i tij ishte marrë vetëm mbi bazë të afërsisë territoriale, duke gjykuar se Elbasani ishte më afër Tiranës se Durrësi.
Dy çështjet e tjera për të cilat Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e provës kishin të bënim me kohën që ai ishte drejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në të dy rastet, Hajdarmataj u mbrojt me ligjet në fuqi.
Rasti i parë kishte të bënte me një dosje hetimore për kapjen e rreth 100 kg kanabis në Durrës. Dosja sipas prokurorit kishte qëndruar për tre vjet pa asnjë veprim. Ai pasi kishte kërkuar nga prokurori i çështjes të ndërmerrte veprime, ia kishte marrë dosjen dhe kishte caktuar atë dy prokurorëve të tjerë. Sipas Hajdarmatës, kjo e riaktivizoi dosjen dhe ajo u çua për gjykim.
Ai megjithatë nuk iu përgjigj pyetjes së vëzhguesit ndërkombëtar se pse ndaj prokurorit që nuk kishte kryer veprime nuk ishin marrë masa.
Ndërkohë, në rastin e dytë ai u pyet se përse kishte ?lejuar? trasferimi e një hetimi për 12 ton kanabis të kapur në Përmet nga Krimet e Rënda në prokurorinë e Përmetit. Vëzhguesi Ferdinando Buatier i kërkoi Hajdarmatës mendimin e tij nëse çështja në fjalë, ?me një prej sasive më të mëdha të drogës të kapur në Shqipëri?, duhej të ishte transferuar.
Por Hajdarmataj iu shmang këtij vlerësimi. Ai iu referua ligjit që sipas tij ia linte këtë përgjegjësi prokurorit të çështjes. Ai pretendoi se me dosjen ishte njohur vetëm në momentin ku i është kërkuar nga prokurori transferimi i saj në Përmet dhe se në këtë moment, ai nuk kishte pasur mundësi të jepte këshilla për hetime të mëtejshme. Hajdarmataj u mbrojt duke thënë se në këtë rast ai nuk mund të ndërhynte në vendimin e prokurorit.
Këmbënguljes së vëzhguesit se pse nuk kishte këshillua hetime të tjera, Hajdarmataj iu përgjigj duke përsëritur qëndrimin e mëparshëm. Prokurori në fjalën e tij tha po ashtu se ?vlerësonte hetimin e thelluar? të KPK-së dhe se kërkonte konfirmimin në detyrë.
Vendimi për Hajdarmatajn do të shpallet më 16 tetor, ora 10:00./BIRN
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu teksa foli për ngj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.Mës...
Ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, teksa ka ...
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë....
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenti shqipt...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të kodua...
Arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës Pau...
Një person është vënë në pranga për veprën penale “Organizim...
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Club” duke vën...
Shqiptari Ibrahim Brahimaj, i cili akuzohet për ekzekutimin ...
Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në autostra...
Një 65-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka h...
Një 18-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë prej ...
Policia ka shoqëruar në komisariat ish deputetin demokrat Kl...
Pas shoqërimit të shtatë protesuesve mes të cilëve edhe ish ...
Menjëherë pas mbylljes së protestës së banorëve të Unazës së...
Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë mbrë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqyt...
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajda...
Dy persona janë shpallur në kërkim nga njësia më e re polico...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...