Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
Nga Artur AJAZI
* E ndërsa Vetting-u është fokusuar deri tani në Tiranë, dhe në strukturat qëndrore të organeve të drejtësisë, në rrethe prokuroritë dhe gjykatat janë të zhytura në llum.
Qytetarët e Shqipërisë, nuk ka ditë të kalendarit, të mos komunikojnë me kryeministrin Rama, nuk ka ditë të mos shkruajnë në portalin ?për Shqipërinë që duam?, nuk ka ditë të mos denoncojnë në ekrane televizionesh dhe faqe gazetash prokurorë, gjyqtarë, avokatë dhe sekserët e tyre.
Një batërdi e paparë, një lukuni e shfrenuar për tu zhvatur edhe qindarkën e fundit shqiptarëve. Një prokuror në Durrës, i larguar dhe rikthyer 2-3 herë në institucionin e hetimit, ka qenë edhe më herët dhe mbetet edhe sot nën akuzë nga kryeministri Rama, por si ai, në atë qytet dhe në shumicën e qyteteve tona ka me dhjetra sot.
Po i referohem vetëm 2 rasteve. ?Shko shit lopën dhe hajde shpëto djalin, e di që është pa faj, ndryshe e hëngri 6 vjet kjo ishte porosia e prokurorit që ka çështjen?.
Ishte kjo fjalia e fundit që një avokat në Durrës i thotë një ditë (pas 14 seancash gjyqësore) fshatarit nga Kryevidhi i Kavajës, që dergjej dyerve dhe korridoreve të pallatit të drejtësisë.
?Bëj gati shukun me euro të fitosh gjyqin zotni, ndryshe je i humbur dhe Përmbarimi do të vijë të nxjerrë nga banesa që ke 72 vjet që jeton?, ishte ky një tjetër rast ku sërish sekseri paralajmëron hallexhiun në Elbasan. Qytetari Bukurosh. M. nga Elbasani shprehet se ?nuk kam as fuqi dhe as para të vazhdoj më tej, më zhvatën gjithçka, kam nisur 10 letra Presidentit të vendit, ku denoncoj me emra gjyqtarët dhe prokurorët e këtij qyteti, që i kemi peshqesh nga Plepat e PD, por deri sot kam marrë si përgjigje heshtjen e tij?.
Çdo ditë do të dëgjosh me qindra raste të tilla , ku protagonistë janë prokurorë dhe gjyqtarë, ata që Vettingu padyshim do ti flakë jashtë sistemit, por deri atëhere ata do të vazhdojnë të japin vendime të paligjshme. Korrupsioni galopant, ndërhyrjet e pafundme politike, marrëdhëniet nepotike, e kanë deformuar rëndë sistemin shqiptar të drejtësisë pas 1992.
Eshtë kjo situatë e akumuluar në afro 3 dekada, që ka sjellë uljen e besueshmërisë së qytetarit te drejtësia të cilët shprehen se ?të marrësh drejtësi, duhet të paguash?. Më mirë se kushdo, këtë mendim të qytetarëve shqiptarë e përmbledh sentenca e Luther King-ut ?ligji dhe rendi ekzistojnë për të vendosur drejtësi, kur nuk e bëjnë këtë, ato shndërrohen në rezervuare që bllokojnë rrjedhën e progresit social?.
Deri para disa muajsh, situata në Shqipëri ishte kritike, ndaj dhe si në asnjë vend tjetër të Europës, tek ne nisi zbatimit të Veting-ut, me qëllimin final të ndajë të mirën nga e keqja, të flakë dhe ndëshkojë pjesën e kalbur, llumin e drejtësisë. Ndëshkimi ndaj atyre që kanë shkelur ligjin hapur, ndaj atyre që kanë mbushur edhe dyshekët me milionat e zhvatura nga shqiptarët, ka filluar të zbatohet në Shqipëri, ndonëse me vonesë, ndonëse e penguar nga ish-opozita e vjetër, por ka filluar të funksionojë.
Janë me dhjetëra prokurorë, gjykatës, që kanë dalë dhe po dalin jashtë sistemit, dhe ky proces do të vijojë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e rretheve. Në këtë proces kaq delikat dhe të rëndësishëm asistenca e BE dhe e SHBA mbetet e çmuar, pasi vetëm përmes tyre, u mundësua përgatitja e legjislacionit, kalimi në Parlament dhe zbatimi konkret i tij.
Drejtësia e re, duhet të zgjidhë hallet e qytetarëve, duke përmirësuar funksionimin dhe zbatimin e ligjit. Drejtësia e re duhet të flakë nga prokuroritë dhe gjykatat e vendit, çdo abuzues me ligjin, çdo milioner dhe ndërmjetës të strukturave kriminale, dhe kjo vlen për cilindo plepaxhi, që deri sot ka vegjetuar, natyrisht i mbrojtur edhe nga politikanë të trembur dhe të implikuar, që drejtësinë deri dje e kishin treg për bizneset dhe interesat e tyre.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i dha vetes nëntë ditë k...
Gazetari investigativ i kronikës së zezë Artan Hoxha ka zbar...
Një aksident i rëndë i ka ndodhur pak minuta më parë tek “Rr...
Një fugon është përfshirë nga flakët në orët e pasdites ditë...
Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit pë...
Një 19 vjeçar është arrestuar sot në Vlorë për shkak se u ka...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka...
Gjyqtarja ngre supet përpara se ta shprehë habinë e saj me z...
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur gjatë paradites së sot...
Drejtuesja e Komanduar e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Don...
Njësia operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH në bashkëpun...
Gjykata e Apelit Administrativ i ka kthyer padinë kandidatit...
Gazetari Edi Oga i ka dhënë një “shuplakë” të fortë sot qeve...
Gjergj Cukali u arrestua me bujë në 30 maj si i dyshuar për ...
Policia ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Magnum ...
Një aksident rrugorë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin...
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në fsh...
Një person është arrestuar ditën e sotme nga policia pas ten...
Dy shqiptar, trafikant droge hjanë arrestuar nga policia e K...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është vënë në lëvizje pas aku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...