“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme, me një proçes të shkëlqyer dhe të lavdëruar nga të gjithë.
Një shtet 12-vjeçar, i cili për të disatën herë jep një leksion demokracie, jep një leksion qytetarie europiane me standarte të padiskutueshme, të cilat u treguan me një pjekuri të pashembullt për Ballkanin Perëndimor.
I gjithë debati i hapur së fundi në Shqipëri, dhe kriza e pretenduar politike ka vetëm një përfundim, zgjedhjet dhe votën e lirë. Pretendohet se në Shqipëri s?ka zgjedhje, nuk ka votë të lirë, vidhet, blihet grabitet nga kriminelë e banditë, të cilët vendosen në parlament, e kështu me radhë.
Palët akuzojnë njëra-tjetrën dhe kjo histori vazhdon prej vitesh.
Janë të pakta rastet kur rezultati i zgjedhjeve është i gjithëpranuar dhe s?ka pasur kontestime.
I pari është ai i vitit 1992 kur u shemb sistemi komunist.
Rezultati i dytë është ai i vitit 2005, ku socialistët në pushtet, dorëzuar pushtetin tek Sali Berisha.
Rezultati i tretë i njohur është ai i 2013-ës, kur PD dorëzoi pushtetin tek Rilindja dhe Ilir Meta, megjithëse Berisha në atë kohë hodhi një akuzë ?aleanca e qelbësirave?, që u bashkuan kundër tij.
Gjithësesi, përtej këtyre detajeve, në Shqipëri vetëm tre herë janë njohur zgjedhjet, megjithëse kemi pasur çdo katër vite procese zgjedhore, kemi pasur zgjedhje të parakohshme si në ?97, armë të rrëmbyera, zgjedhje të pjesshme lokale, deri së fundi në 30 qershor, kur patëm zgjedhjet administrative me më shumë se gjysmën e njësive, me vetëm një kandidat.
Por, pas asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe një analizë të shkurtër që bëmë në retrospektivën e zgjedhjeve tona, pyetja e thjeshtë është: Problemi në Shqipëri vjen nga njerëzit apo nga sistemi?
Sistemi fillimisht mazhoritar, i përzier me proporcional, që ishte më i drejtpërdrejtë, dhe tashmë një sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura, në dorën e kryetarëve të partive.
Po të analizojmë sistemin del se ka dështuar në dy apo më shumë raste. Ka dështuar në vendosjen e emrave nga kryetarët, të cilët janë thuajse ?mbretër? të partive të tyre. Emrat vendosen personalisht, për pazare dhe interesa klienteliste apo kontrolli në zona të caktuara. Vendosen vetëm besnikët e kryetarit, kritikët largohen, ata që kanë një këndvështrim tjetër, nuk janë pjesë e listës së deputetëve.
Kështu ka ndodhur në 2009 kur Edi Rama bëri spastrimet e para brenda PS-së, por edhe Berisha pati jo pak probleme me listën e vitit 2009, kur largoi disa emra të spikatur, duke i mënjanuar ata.
E njëjta situatë ndodhi në vitin 2013, kur Rama i hapi rrugë të plotë spastrimit të partisë dhe vendosi në krye të listave, dhe fitues futi një pjesë të sektit të Mjaft-it dhe Soros në Shqipëri. Gjithashtu edhe Berisha vazhdoi me spastrime, por shumë pak goditje, sepse në atë moment i duhej mbështetja në parti.
Në 2017 për herë të parë listat e PD-së i përgatiti Lulzim Basha, i cili përdori një operacion ?fshesa? ndaj senatorëve, e cila prej tij dhe shumë analistëve shikohet si shkaku kryesor i humbjes së Lulzim Bashës dy vite më parë, pas një marrëveshje me Edi Ramën. Ku Basha mori gati 250 mijë vota më pak sesa Berisha, vitin e një katastrofe elektorale.
Një proces zgjedhor i shkëlqyer në 2017-ën. Pa asnjë incident, pa asnjë përplasje, një diferencë shumë e madhe votash, e cila sado që të ketë ndikim të krimit dhe bandave brenda saj, më shumë tregon sesa është e pamundur të bësh një përmbysje të një force politike pa pasur një frymë besueshmërie në opinionin publik. Sepse këtë e tregoi 2013-ta. Në kët vit Berisha me gjithë pushtetshmërinë e tij dhe makinën elektorale të shtetit humbi dhe u dorëzua me gati 330 mijë vota më pak se koalicioni i LSI-së me socialistët e Rilindjes.
Ç?ka tregon se sistemi mund të sjellë përmbysje. Mund të sjellë barazim si në vitin 2009, mund të sjellë edhe katastrofa si në 2017-ën për opozitën. Por, mund të ringjallë edhe shpresë. Problemi në vetvete nuk është sistemi.
Problemi në vetvete janë vetë partitë, janë kryetarët e partive. Kosova na e tregoi shumë mirë.
Në rast se në Shqipëri do të kishte ndodhur ajo që ka ndodhur në Kosovë, që kaloi LDK para me disa mijëra vota, më pas rezultati i përmbys dhe udhëhoqi Vetëvendosja sërish me disa mijëra vota, në një situatë të tillë, gjysmat e qendrave të votimit do të ishin bllokuar. Grupet e numërimit të votave do të kishin pushuar numërimin, duke parë se rezultati do të kalonte sa në një krah në një krah, do të bëheshin kalkulimet se cilat kuti duhet të dilnin të vlefshme, cilat të pavlefshme. Do të tentohej të prisheshinm vula, të hiqeshin vula, të hiqeshin materiale, fletë, dokumenta të ndryshme, për të krijuar një kaos dhe një konfuzion, për të mos i dhënë mundësi palës tjetër të fitojë. Pra, për ta sabotuar kundërshtarin, e kështu me radhë.
Ndërsa në Kosovë kjo nuk ndodhi. Votimi vazhdoi i qetë, procesi i numërimit po ashtu, për më tepër në atë vend voton edhe diaspora. Gjithçka duket e qartë dhe e pastër në dritën e diellit, palët pranojnë rezultatin. Një shembull Kadri Veseli, i cili pas dy orësh del dhe pranon humbjen.
Ndërsa në Shqipëri, ende sot nuk është pranuar humbja në shumë e shumë zgjedhje.
Kujtojmë këtu 2009-ën, Edi Rama nuk e pranoi kurrë por tha ?hap kutitë, ose largohu?.
Shkojmë në 2011, e cila është edhe një preçeden i pashembullt në llojin e vet, ku Rama nuk e pranoi humbjen, por krahasuar me zgjedhjet në Kosovë do të ishte e llahtarshme. Që të bllokohej, të dilte njëra palë përpara. Më pas të mblidhej KQZ-ja, të rinumëronte kutitë, e kështu me radhë.
Në 2017, Lulzim Basha bëri një marrëveshje me Edi Ramën. Dhe sot pas dy vitesh u kujtua dhe thotë ?ky i bleu votat, ky mi vjedhi votat?, megjithëse ishin të dy në një marrëveshje, ishin të dy për të blerë vota, ishin të dy për të vjedhur vota dhe ?viktima? e tyre ishte LSI-ja. Kjo e fundit në fakt nuk është se ra, por u shtua në vota sepse gjithmonë shikohet si një pol i tretë, proqeverisës, që do të ishte në pushtet me cilëndo parti që do të vinte.
Prandaj, në vetvete nuk është problem sistemi, por menaxhimi i sistemit nga njerëzit. Janë vetë njerëzit, kryetarët e partive dhe mentaliteti i tyre që çon në shkatërrim të zgjedhjeve në Shqipëri.
Nuk shkojnë vetë komisionerët të tërhiqen dhe të thonë nuk i numërojmë më votat. Nuk i prishin procesverbalet vetë, nuk i bllokojnë qendrat e votimit vetë. Ato janë të gjitha me urdhërat e kryetarëve të degëve, nga qendra, kandidatëve për deputetë apo kandidatëve për kryebashkiakë.
Pra, skenarët që funksionojnë janë mosbesueshmëri dhe qëllimi në vetvete është dëmtimi dhe vjedhja. Ti marrim ç?ti marrim kundërshtarit, ta dëmtojmë sa më shumë, jo duke respektuar një parim, që secili të marrë votat e tij dhe askusht të mos trazojë pjesën e tjetrit, por kundërshtari të shihet dhe të vlerësohet, jo të anatemohet dhe grabitet, siç ndodh në Shqipëri.
Pra, kjo ka të bëjë shumë me mentalitetin dhe sjelljen politike të këtyre 30 viteve në Shqipëri. Ç?ka çon shpesh ujë tek ideja se problemi nuk është sistemi zgjedhor në Shqipëri.
Ndoshta ky vertëtë mund të ketë ndonjë kleçkë tek tuk, por nuk është sërish ai problemi. Nuk është ai që përmbys dhe rregullon. Është mentaliteti në të dy faktet që përmendem më sipër. Pra, administrimi i zgjedhjeve nga vetë partitë, në piramidën nga poshtë deri lart dhe administrimi i partisë nga kryetarët, nga lart deri poshtë.
Pra, janë kryetarët e partive që bëjnë listat. Janë kryetarët e partive që vendosin emrat dhe japin urdhërat për shkatërrimin e zgjedhjeve. Janë po këta kryetarë, të cilët nuk besojnë tek kundërshtarët. Krijojnë incidente, krijojnë përplasje, blejnë vota. Çka do të thotë se në finale problemi ynë nuk është sistemi. Problemi i Shqipërisë me zgjedhjet janë njerëzit dhe vetëm njerëzit. Ata që menaxhojnë dhe drejtojnë politikën shqiptare. Problemi është Edi Rama, është Ilir Meta, është Lulzim Basha dhe kastat rreth tyre. Asgjë më tepër sesa kaq.
Në rast se duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje duhet që këto palë të ulen dhe të ndajnë një herë e mirë shapin nga sheqeri. Duke vendosur që të ketë zgjedhje me parime dhe me vlerësime, jo me luftë vjedhje dhe abuzime./ CNA.al
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është shprehur ...
Këtë të martë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i përc...
Nga tryeza e emisionit “Provokacija” kryebashkiakja e Shkod...
Voltana Ademi është aktualisht kryebashkiakia në detyrë e Sh...
Kryeministri Edi Rama avancon planet për miratimin e shpejtë...
Parlamenti holandez ka përfunduar diskutimet në lidhje me ve...
Ish kryetari i partisë Aleancës Demokratike, ish deputeti, a...
Ish kryetari i partisë Aleancës Demokratike, ish deputeti, a...
“Politika nuk dënon politikën, mirëpo ajo çka duhet që të bë...
Parlamenti holandez po diskuton qëndrimin e saj në lidhje me...
I ftuar në emisionin “Real Story”, anëtari i bordit drejtues...
Profesor Përparim Kabo, i ftuar në emisionin “Top Talk”, i k...
“Narkodrejtori i postës në Durrës nuk ka çertifikatën e sigu...
Gjatë takimit të pasdites me studentët e ekselencës preside...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të ...
I qenë prezentë përpara një grupi studentësh të ekselencës p...
Në një bashkëbisedim me studentët e ekselencës presidenti i ...
Presidenti Ilir Meta, në një bashkëbisedim me studentët e ek...
Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së ...
Ish deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka komentuar letrën e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...