Tjetër fakt për një mashtrues publik
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kryeministri Edi Rama avancon planet për miratimin e shpejtë të ?paketës antishpifje?, pavarësisht kritikave në rritje dhe në injorim të një opinioni të hershëm të Këshillit të Europës, që paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama po avancon planet e saj për ?disiplinimin? e mediave në internet, pavarësisht alarmit në rritje dhe thirrjeve të përsëritura për tërheqjen e dy projektligjeve të njohura gjerësisht si ?paketa antishpifje?.
Më 19 shtator, Kuvendi i Shqipërisë përfshiu në kalendarin 3-javor të punimeve shqyrtimin e projektligjeve ?Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë? dhe ?Për komunikimet elektronike?, të cilat kritikohen së bashku për vendosjen e medias online nën një regjim kontrolli shtetëror. Sipas kalendarit, data e pritshme për t?u shqyrtuar në seancë plenare është 17 tetori.
Që prej prezantimit të parë në dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama është përballur me një lumë kritikash nga organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare, të cilat i konsiderojnë projektligjet si antikushtetuese dhe drakoniane. Një lustrim i drafteve nën ekspertizën e OSBE-së nuk e ndryshoi qëndrimin e organizatave të lirisë së shprehjes, të cilat po monitorojnë ngushtësisht edhe zhvillimet e fundit të legjislacionit për median në Shqipëri.
?Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është duke i monitoruar ngushtësisht zhvillimet në lidhje me legjislacionin e medias në Shqipëri,? tha për BIRN Nora Wehofsits, përfaqësuese e ECPMF-së.
?Ne i kërkojmë kryeministrit Edi Rama që të tërheqë menjëherë versionet e fundit të publikuara të amendamenteve të ligjit të medias si dhe të konsultohet me gazetarët e organizatat vendase dhe ndërkombëtare në çdo inisiativë të mëtejshme,? shtoi ajo.
Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është vetëm një prej organizatave ndërkombëtare që kërkojnë me këmbëngulje tërheqjen e projektligjeve, ndërkohë që thirrjet bien në vesh të shurdhër.
BIRN mësoi se qeveria mbylli veshët dhe injoroi gjithashtu një opinion ?fshikullues? të Këshillit të Europës së janarit 2019, pasi ky i fundit i konsideroi draftet e Ramës të pakrahasueshme me asnjë praktikë tjetër europiane dhe në shkelje të standardeve të Këshillit të Europës, ku Shqipëria bën pjesë që prej vitit 1995.
Opinioni ligjor u hartua nga eksperti i kontraktuar nga Këshilli i Europës, Jean-François Furnémont pas publikimit të versionit të parë të projektligjit ?Për mediat audiovizive..? dhe u sigurua nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi. Megjithatë, ai godet në thelb atë që e quan ?synim real? pas nismës ligjore të qeverisë dhe paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.
??mënyra në të cilën mendohet të bëhet zgjerimi i parashikuar i fushës së zbatimit të ligjit (madje edhe vetë argumentimi i ligjit pranon haptazi se objektivi i këtij ligji është ?disiplinimi? i medias online) është shumë i diskutueshëm dhe, duke gjykuar nga perspektiva e standardeve të Këshillit të Evropës, duhet të rivlerësohet seriozisht,? thuhet në opinionin ligjor.
?Këto dispozita ligjore do të krijonin pashmangshmërisht një efekt frikësues tek media dhe duhet të shmangen,? shton më tej opinioni i Këshillit të Europës.
Opinioni i ekspertit të Këshillit të Europës analizon në fillim modelin kroat dhe atë hungarez si raste shumë të rralla në Europë ku vepron njëfarë rregullimi, ndërsa thekson se varianti i propozuar shqiptar nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me ndonjërin prej tyre.
Ai ironizon edhe detyrimet e variantit fillestar për të qenë ?realistë, të paanshëm dhe objektivë? në raportim, duke e konsideruar këtë një masë administrative që shkon në kahun e kundërt të forcimit të pluralizmit dhe që e ekspozon median kritike ndaj sanksioneve si dhe strategjive të identifikimit dhe fajësimit publik [name and shame].
?Ky rrezik është theksuar nga Asambleja Parlamentare kur, në Rezolutën e saj 2179 (2017) për influencën politike tek mediat dhe gazetarët e pavarur, ajo ?denoncon të gjitha praktikat që kanë për qëllim nxitjen e mosbesimit të publikut tek media,? thuhet në raport.
?Duke qenë se ndryshimet e propozuara pasqyrojnë dukshëm këto kërcënime të identifikuara në Rezolutën e sipërpërmendur 2179 (2017), inkurajohet me forcë tërheqja e këtyre ndryshimeve të propozuara,? shtohet aty.
Në fund të raportit, eksperti Jean-François Furnémont vlerësonte se ligji në fuqi i AMA-s është në përputhje me praktikën e vendeve të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian dhe nuk kërkon asnjë modifikim tjetër. Në një analizë të të gjitha problemeve të identifikuara, ai rekomandonte heqjen dorë të qeverisë nga ndryshimet e propozuara./ BIRN
Parlamenti holandez ka përfunduar diskutimet në lidhje me ve...
Ish kryetari i partisë Aleancës Demokratike, ish deputeti, a...
Ish kryetari i partisë Aleancës Demokratike, ish deputeti, a...
“Politika nuk dënon politikën, mirëpo ajo çka duhet që të bë...
Parlamenti holandez po diskuton qëndrimin e saj në lidhje me...
I ftuar në emisionin “Real Story”, anëtari i bordit drejtues...
Profesor Përparim Kabo, i ftuar në emisionin “Top Talk”, i k...
“Narkodrejtori i postës në Durrës nuk ka çertifikatën e sigu...
Gjatë takimit të pasdites me studentët e ekselencës preside...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të ...
I qenë prezentë përpara një grupi studentësh të ekselencës p...
Në një bashkëbisedim me studentët e ekselencës presidenti i ...
Presidenti Ilir Meta, në një bashkëbisedim me studentët e ek...
Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së ...
Ish deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka komentuar letrën e...
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka dalë sot ...
I ftuar pasditen e sotme në Fax News për të folur mbi Reform...
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë qëndrimit në Estoni,...
I ftuar në “Ditari” në A2 për të folur për zgjedhjet e së di...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka su...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...