Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Teksa qeveria dhe Banka e Shqipërisë po marrin masa për të reduktuar përdorimin e cash-t në ekonomi, paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar arriti në gusht në një nivel rekord prej 288 miliardë lekësh, ose 2.3 miliardë eurosh, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vlerë absolite, që prej vitit 2002, kur raportohen të dhënat. Kjo shumë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë është e barabartë me 22.2% të parasë gjithsej, më e larta që nga fundi i vitit 2009, kohë kur kishte një valë tërheqje depozitash për shkak të panikut që u krijua nga kriza globale financiare.
Pasi ra në periudhën 2010-2014, paraja jashtë bankave filloi të rritej sërish në 2015-n, sidomos nga gjysma e dytë e 2016-s, duke vijuar këtë tendencë edhe aktualisht, në një tregues të informalitetit të lartë, por dhe hyrjes së parave nga kanale jo zyrtare. Banka e Shqipërisë arrin të masë vetëm monedhën vendase në qarkullim jashtë bankave dhe jo valutën, gjithsesi kjo valutë është konvertuar dhe në lekë, duke ndikuar në zhvlerësimin e euros (të dhënat e tjera të bilancit të pagesave të bankës së Shqipërisë treguan se të paktën në 6 mujorin e parë të këtij viti nuk kishte përmirësim të deficitit të llogarisë korente, ose kanaleve zyrtare të hyrjes së valutës në vend.
?Nga studime empirike të kryera nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore rezulton se përdorimi i cash-it në ekonomi, përtej efekteve zbehëse te mekanizmat e Bankës së Shqipërisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve e atij financiar, dhe zhvillimit ekonomik, ka dhe një kosto konkrete nga përdorimi i tij si mjet pagese, ku në nivel ekonomie shkon më shumë se 1 për qind të PBB-së. Për më tepër, përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si një nxitës i informalitetit në ekonomi?, pohoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në Mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave dy ditë më parë. Banka e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023). Kjo strategji synon të krijojë një treg bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe eficiente, dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave që përmbushin nevojat e përdoruesve të aftë financiarisht për të kryer pagesa në të gjithë vendin.
Ministria e Financave nga ana e saj ka hartuar ligjin e ri ?Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit?, i njohur ndryshe edhe si ?Fiskalizimi?, që synon të fillojë zbatimin nga 1 janari. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri ? tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike. Një ndër synimet e tij kryesore është ulja e informalitetit dhe reduktimi i parasë cash në ekonomi.
Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, , niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe./ Monitor
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real shënoi një rritje vjet...
Nga Klodian Tomorri * Ekonomia shqiptare ka hyrë në një spir...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi sot, më 30 sht...
Prej disa ditësh, të gjithëve mund të na qëllojë që të marri...
Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon“Rrugën e K...
Flet z. Samir Mane, presidenti i Grupit “Balfin”Grupi Balfin...
Në një ekonomi që pothuajse ka ngecur, risia e vetme e vitit...
Kursimet e individëve kanë shënuar rritje në gusht, një tend...
Edhe pse afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me...
Banka e Shqipërisë, do të organizojë një ekspozitën 8-ditore...
Gjatë gjithë verës, kryeministri Edi Rama ka propaganduar fo...
Nga Redi Ametllari Auditues KLSHKontrolli i Lartë i Shtetit ...
Ministria e Financave po punon për një draft të përmirësuar ...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar në faqen e s...
Programi buxhetor afatmesëm ka zbardhur objektivat e Ministr...
Gushti ishte muaji i aksionit të qeverisë në kuadër të një f...
Shqiptarët sot kanë në duart e tyre mbi një milionë karta ba...
Sektorët që vuajnë mangësi të fuqisë punëtore kanë nisur të ...
Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...