Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka reaguar pas një lajmi të publikuar sot në Neës 24, ku pretendohej se drejtuesja e Komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka shkelur ligjin, në lidhje me dosjen ?Toyota?.
Në shkrimin në fjalë thuhet se Donika Prela, ka urdhëruar më datë 11/09/2019 dy prokurorët e procedimit penal nr. 130 të vitit 2018 për mënyrën e zgjidhjes së procedimin penal dhe për dërgimin e tij në gjykim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda sqaron se ?Në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se dy Prokurorët kanë kryer veprime të konsiderueshme hetimore dhe kanë konkluduar me Vendim për ngritjen e akuzave, më datë 05.09.2019 për të gjashtë të pandehurit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi për veprat penale ? Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ? Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal? dhe ? Grup i strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K.Penal, fakt për të cilin kanë njoftuar Drejtuesin e Prokurorisë më datë 09.09.2019 dhe njëkohësisht i kanë vënë në dispozicion një kopje të Vendimeve të njoftimit të akuzave.
Nga ana tjetër, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është konstatuar se katër të pandehurit e arrestuar Klevi Cani, Edi Lika (Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri janë në hetim mbi një vit në gjendje arresti në burg, ku në muajin qershor 2019, dy Prokurorët kanë marrë dhe zgjatje të afatit të paraburgimit 3 mujor në gjykatë, afat i cili përfundon më datë 24.09.2019.?.
Po ashtu, prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron se ?Drejtuesi i Prokurorisë, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin konkret ka të drejtë, vetëm të udhëzojë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, me udhëzim jo të detyrueshëm për të kryer veprime hetimore, përfundimin e shpejtë dhe në afat të dosjes, duke mos cenuar në asnjë rast të drejtën e prokurorëve për zgjidhje. Nga ana tjetër, prokurorët sikurse e parashikon neni 48 i ligjit 97/2016, kanë të drejtë ligjore të zbatojnë udhëzimin e drejtuesit kur ai është i ligjshëm ose e refuzojnë me shkrim atë duke dhënë arsyet e mosmarrjes parasysh të tij kur vlerësojnë se ka shkaqe ligjore për moszbatim, referuar nenit 48 pika 5 dhe 6 të ligjit të sipërcituar. Në këtë rast udhëzimi i drejtuesit dhe mendimi i prokurorëve mbeten në dosje, ndërsa zgjidhja ligjore është përgjegjësi personale e prokurorit.?
Deklarata e plotë e prokurorisë:
Nisur nga njoftimet e bëra në media, kronikë e transmetuar në televizionin ?Neës 24?, sot më datë 24.09.2019 ku është pretenduar se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, ka urdhëruar më datë 11/09/2019 dy prokurorët e procedimit penal nr. 130 të vitit 2018 për mënyrën e zgjidhjes së procedimin penal dhe për dërgimin e tij në gjykim gjej me vend të sqaroj se:
Më datë 04.07.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 130 në ngarkim të të pandehurve Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi për veprat penale ? Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K. Penal.
Hetimet në këtë procedim penal lidhen më faktin e ndodhur më datë 24.06.2018, rreth orës 09.40 në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Durrës, ku, nga kontrolli fizik i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin Bizarre me targë AA 120SP dhe AFR 559 në pronësi të Klevi Cani, me drejtues shtetasin Agim Ceka, janë konstatuar të fshehura në dy mjete tip ?Toyota? shuma të konsiderueshme, me para kartmonedhe e huaj, e prerjeve të ndryshme në total 3.366.700 ( tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind) euro dhe 80.000 ( tetëdhejtë) mijë franga zvicerane. Në kuadër të hetimeve, më datë 24.06.2018 janë arrestuar në flagrancë shtetasit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri dhe ndodhen në masën e sigurisë ? Arrest në burg? ndërsa janë në hetim në masën e sigurisë arrest në burg në mungesë dhe shtetasit Alfred Vladi dhe Elvis Vladi.
Për hetimin e kësaj çështje, me shortin e datës 04.07.2018 është caktuar Prokurore Doloresa Musabelliu dhe me Vendimin e datës 04.07.2018, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është caktuar në grup hetimor për këtë procedim penal edhe Prokurori Ened Nakuçi.
Në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se dy Prokurorët kanë kryer veprime të konsiderueshme hetimore dhe kanë konkluduar me Vendim për ngritjen e akuzave, më datë 05.09.2019 për të gjashtë të pandehurit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi për veprat penale ? Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ? Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal? dhe ? Grup i strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K.Penal, fakt për të cilin kanë njoftuar Drejtuesin e Prokurorisë më datë 09.09.2019 dhe njëkohësisht i kanë vënë në dispozicion një kopje të Vendimeve të njoftimit të akuzave.
Nga ana tjetër, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është konstatuar se katër të pandehurit e arrestuar Klevi Cani, Edi Lika (Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri janë në hetim mbi një vit në gjendje arresti në burg, ku në muajin qershor 2019, dy Prokurorët kanë marrë dhe zgjatje të afatit të paraburgimit 3 mujor në gjykatë, afat i cili përfundon më datë 24.09.2019.
Sa më sipër, nisur nga fakti që dosja ndodhej në limitet e afateve të paraburgimit për të pandehurit, dhe kur nga ana e dy prokurorëve ishte konkluduar me zgjidhjen ligjore, ngritjen e akuzave, më datë 05.09.2017, nga Drejtuesi i Prokurorisë është bërë udhëzimi i dy prokurorëve më datë 11.09.2019 (një javë pas zgjidhjes ligjore të dhënë nga prokurorët) për të bërë përfundimin e shpejtë dhe në kohë të procedimit penal dhe dërgimin në gjykim.
Duke marrë shkas nga ky rast, gjej me vend të sqaroj opinionin publik se:
Me ndryshimet e reja ligjore me Ligjin Nr. 97/2016 ?Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë?, si dhe Kodin e Procedurës Penale ndryshimet e bëra me ligjin nr. 35/2017, Drejtuesit e Prokurorisë nuk kanë kompetencë ligjore të ndërhyjnë në zgjidhjen ligjore të një procedimi penal që ka të bëjë më ngritjen ose jo të akuzave, pushimin e hetimeve, dërgimin e procedimeve penale për kompetencë, pezullimin apo mosfillimin e tyre. Zgjidhja ligjore është detyrim dhe përgjegjësi ligjore e çdo prokurori, të cilin duhet ta ushtrojnë në pavarësi të plotë, ashtu sikurse ka ndodhur.
Drejtuesi i Prokurorisë, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin konkret ka të drejtë, vetëm të udhëzojë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, me udhëzim jo të detyrueshëm për të kryer veprime hetimore, përfundimin e shpejtë dhe në afat të dosjes, duke mos cenuar në asnjë rast të drejtën e prokurorëve për zgjidhje. Nga ana tjetër, prokurorët sikurse e parashikon neni 48 i ligjit 97/2016, kanë të drejtë ligjore të zbatojnë udhëzimin e drejtuesit kur ai është i ligjshëm ose e refuzojnë me shkrim atë duke dhënë arsyet e mosmarrjes parasysh të tij kur vlerësojnë se ka shkaqe ligjore për moszbatim, referuar nenit 48 pika 5 dhe 6 të ligjit të sipërcituar. Në këtë rast udhëzimi i drejtuesit dhe mendimi i prokurorëve mbeten në dosje, ndërsa zgjidhja ligjore është përgjegjësi personale e prokurorit.
Në këtë kontekst në zbatim të ligjit, nenit 43/ç dhe 48 te Ligjit Nr. 97/2016 ?Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë? pra, në përmbushje të plotë të kompetencave të saj, Drejtuesja e Prokurorisë ka udhëzuar me Udhëzim të karakterit Jo të Detyrueshëm, dy prokurorët për përfundimin e shpejtë të procedimit penal më datë 11.09.2019 për të cilin dy prokurorët kishin disponuar me zgjidhjen ligjore të tij një javë më parë, më datë 05.09.2019.
DREJTUESI I PROKURORISË
DONIKA PRELA
Partia Demokratike bën të ditur se për shkak të reshjeve të ...
Komisionieri Publik ka vendosur të mos ankimojë vendimin për...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kavajë,...
Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën për Krimet e Rënda, Fredi ...
Një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të fort...
Pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë pasditen e së sht...
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu që ka prfshi...
Ndërsa pjesa më e madhe e Tiranës ndodhet nën ujë sipasojë e...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit të një ...
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë ndërruar jetë s...
Janë zbardhur emrat e viktimave nga aksidenti tragjik që ndo...
Është thelluar tragjedia nga aksidenti i rëndë që ndodhi pas...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Papër n...
Ka ndërruar jetë një prej personave të plagosur, si pasojë e...
Lajmi i rremë i publikuar mbrëmjen e djeshme nga portali i Ç...
Fredi Alizoti, i cili dyshohet se është personi që luan roli...
Prokuroria e Dibrës ka vendosur zgjatjen me tre muaj, të afa...
Sizmologu Rrapo Ormeni iu bën thirrje qytetarëve që të qetës...
Pas më shumë se 24 orësh panik për shkak të lëkundjeve të nj...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë mbledhjen e sotme, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...