web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

20 Shtator 2019, 06:20, Sociale CNA

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore  të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në territorin Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe me vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera por lokalisht mesatare në shumicën e tyre. Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 24 °C
në vendet e ulëta: 16 / 26 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.





Lajmet e fundit nga