Protestat dhe investimi në Zvërnec/ Rama për “France 24”: Ndërhyrje nga Irani dhe rajoni
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Pas takimeve të suksesshme në Dibër, Shijak, Kavajë dhe Durrës, LRE – Lëvizja e Re ka zhvilluar një takim prezantues të Ekipit Nismëtar të Tiranës.
Lëvizja e Re është partia e drejtuar nga pedagogu Arian Galdini, e cila sapo ka ardhur në skenën politike shqiptare në këtë fillimshtatori si rezultat i transformimit të LDE – Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë.
Lëvizja e Re – LRE ka ardhur si një sfidë idealiste politike, si një parti e djathtë, opozitare, proinstitucionale, properëndinore, projetës dhe probiznes.
Duket qartë se pedagogu Galdini dhe Ekipi i tij Drejtues në LRE e kanë ndarë mendjen që Lëvizjen e Re ta kthejnë në një lëvizje politike shprese dhe aspiratash për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ditën e djeshme në Tiranë, Lëvizja e Re prezantoi Ekipin e saj Nismëtar për Kryeqytetin.
Kryetari Nismëtar për Tiranën do të jetë sipërmarësi i njohur Bashkim Çalliku.
Bashkim Çalliku ka jetuar për shumë vite në Francë dhe ka aktivitete biznesi në Francë dhe Shqipëri.
Ai është gjithashtu edhe Anëtar i Dhomës së Tregëtisë Shqiptaro – Franceze.
Në Ekipin Nismëtar të Tiranës, Kryetari i LRE për Tiranën Bashkim Çalliku, prezantoi edhe shumë kolegë, profesionistë të lirë, arkitektë, avokatë, sipërmarës, inxhinierë, ekonomistë dhe pedagogë e studentë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Lëvizjes së Re, pedagogu Arian Galdini u tha të pranishmëve:
“Ju sot i bashkoheni jo thjesht një partie të re politike, jo thjesht LRE – Lëvizjes së Re, por një projekti patriotik për të bërë bashkë qytetarët e thjeshtë, të ndershëm e të papërlyer e për tu dhënë të gjithë shqiptarëve një alternativë shprese dhe besimi.
Shqiptarët me të drejtë e kanë humbut besimin tek politika, tek çdo parti politike dhe tek çdo politikan, sepse në 30 vite kanë takuar e u janë prezantuar vetëm batakçinj e plaçkaxhinj. Për 30 vjet ne kemi patur vetëm parti politike dhe pluralizëm plaçkaxhinjsh. Tani ka ardhur koha për ndryshim rrënjësor.
Dhe ndryshimi nuk vjen nga shkëmbimi i roleve mes plaçkaxhinjve, as rrotacioni i plaçkaxhinjve, as tek alternativat se plaçkaxhiu që është në pushtet është e keqja më e madhe dhe plaçkaxhinjtë në opozitë janë e keqja më e vogël. Jo. Të gjithë plaçkaxhinjtë e politikës shqiptare, majtas e djathtas, në qeverisje a në opozitë, duhen konsideruar njëlloj dhe anëtarë të të njëjtit Klub, Klubit të Plaçkaxhinjve. Prandaj duhet ti refuzojmë njëlloj të gjithë plaçkaxhinjtë.
Nëse ata na duken sot ende si të plotfuqishëm dhe të frikshëm, nëse ata na duken sot si mure të larta e të pakalueshme, ftesa jonë si Lëvizje e Re është shume e thjeshtë: Hiqu tullën tënde. Kjo është motoja jonë: Hiqu tullën tënde.
Nuk ka nevojë as të bërtasësh, as të ulërasësh, as të bësh revolucion, e as të bësh namin, duhet vetëm që secili prej nesh tu heqë tullën e vetë. Si bëhet kjo? Shumë lehtë. Hiqu tullën tënde, mos u shko më në protesta, mitingje, festa e ahengje, salla e takime. Hiqu tullën tënde, mos u shko më pas, mos i dëgjo më, mos i përfill më, mos u jep votën, mos u shit votën. Hiqu tullën tënde dhe do ta shohësh se ata që duken si mure të pakalueshme do bien si kështjella rëre. Kjo është motoja e Lëvizjes së Re: Hiqu tullën tënde.
Ky është revolucioni i vërtetë. Kur ne u presim burimin e fuqisë atyre plaçkaxhinjve që janë lart, pra kur u heqim votën tonë, fytyrën tonë, pjesëmarjen tonë, përdorimin tonë, ata do bien krejt si liliputë. Kini besim se do tia dalim. LRE është partia e qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer. Ne do bashkojmë qytetarët e dobët për ti mundur Plaçkaxhinjtë e fortë. Ne do të jemi partia e Davidëve të ndershëm dhe me dinjitet që do ti mundim dhe turpërojmë Goliathët Plaçkaxhinj që na kanë sunduar e bërë keq në këto 30 vite. Do tia dalim.”/CNA.al










Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar ndjesë k...
Ish ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka reaguar pas sulmeve...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesa...
E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetese dhe n...
Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit P...
Prokuroria e Përgjithshme po verifikon një deputet të Kuvend...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, u k...
Propaganda nga politikanët në rrjete sociale është bërë e pa...
Për postin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë prite...
Paralajmërimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha për prezantimin...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmu...
Ditët e fundit Lulzim Basha iu rikthye edhe një herë retorik...
Z. Moisiu, ky vit shënon 30 vjetorin e shembjes së Murit të ...
“Kush ka patur mundësi të ketë punë me tendera, me koncesion...
Deputetja e Kuvendit Rudina Hajdari teksa foli për zhvillime...
“Ilir Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo Komision Parlamen...
“Kryeministri Rama nuk mund të fshihet më pas gabimeve të Ba...
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar hyrjen një tj...
Kryetari i LDE-së, Arian Galdini ka ironizuar kreun e PDK-së...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...