PD denoncon skandalin/ Qeveria miraton me ligj vjedhjen e pronës publike
Partia Demokratike ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të pr...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se raporti nuk solli në fakt asgjë të re për opinionin publik në vend.
Sipas tij, raporti vetëm sa ripërsëriti dhe rikonfirmoi atë që aktorë të tjerë ndërkombëtar e veçanërisht media serioze dhe e pavarur ndërkombëtare kishte demonstruar disa herë me prova e fakte dramatike. Atë të Shqipërisë nën një rregjim !
?Kjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe në raportin e OSBE adresuar kjo në këtë rast nga këndvështrimi mbi një dimension të sajin, atë të proçeseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jetësimit të politikave qeverisëse e funksionuese të shtetit e shoqërisë.
Nëse do të ndërtonim një identikit të shprehur mbi një grafit bardh e zi të rregjimit duke përdorur si gdhendës, karbonin që përmban raporti i OSBE mbi farsën elektorale të 30 Qershorit, do të shihnim thjesht e qartë rrënojën katastrofale të shtetit tonë, të shembur mbi dhé.?-shkruan ndër të tjera Nishani.
Gjithashtu ai shkruan se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, sepse sipas tij nuk mund të bëhen zgjedhje pa dekret të presidentit.
?Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë !
OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.?-thekson Nishani.
Postimi i plotë:
Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi 30 Qershorin në Shqipëri nuk solli në fakt asgjë të re për opinionin publik në vend, përveçse ripërsëriti dhe rikonfirmoi atë që aktorë të tjerë ndërkombëtar e veçanërisht media serioze dhe e pavarur ndërkombëtare kishte demonstruar disa herë me prova e fakte dramatike.
Atë të Shqipërisë nën një rregjim !
Kjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe në raportin e OSBE adresuar kjo në këtë rast nga këndvështrimi mbi një dimension të sajin, atë të proçeseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jetësimit të politikave qeverisëse e funksionuese të shtetit e shoqërisë.
Nëse do të ndërtonim një identikit të shprehur mbi një grafit bardh e zi të rregjimit duke përdorur si gdhendës, karbonin që përmban raporti i OSBE mbi farsën elektorale të 30 Qershorit, do të shihnim thjesht e qartë rrënojën katastrofale të shtetit tonë, të shembur mbi dhé.
THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik.
Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA !
Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë !
OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.
Më pas mbi këtë themel ngrihet KOLONA e ngrehinës së Proçesit.
Standardi i Ligjishmërisë, përbën këtë KOLONE !
Por, asgjesimi i pluralitetit të mundësisë së zgjedhjes dhe paraqitja në shumicën dërrmuese të njësive zgjedhor të fletëve të votimit vetëm me një emër ishte jo vetëm rilindja e modelit monist por dhe nisja e rrëzimit të kësaj kolone që u eksplodua tërësisht nga vendimin banditesk i moslejimit të pjesmarrjes së komisionerëve të opozitës në komisionet zgjedhore për të kontrolluar proçesin.
Raporti i OSBE konfirmoi këtë akt prej talibanësh, i cili rrëzoi edhe KOLONEN e ngrehinës.
Mbi Kolonën e ngrehinës qëndrojnë TRARET, si ndërlidhës dhe lehtësues të saj me vetë çatinë.
Në një ngrehinë politike, ato janë mekanizmi për zbatimin e ligjit dhe rregullave të barabarta për të gjithë në proçes.
KQZ përfaqëson këtë mekanizëm, i cili u kthye në brerësin e helmatisur nga ideologjia partiake, ndaj gjithshkaje kishte mbi supe, duke e lënë kështu ngrehinën fasadë, të ngrihej mbi trarë të kalbur !
Këtë na e thotë qartë Raporti i OSBE.
Mbrojtja e Ligjit nga abuzimi dhe Korrektimi i Shkeljeve, përbën në rastin e një proçesi elektoral, ÇATINE që i vihet mbi krye gjithë ngrehinës.
Këto duhet të ishin pikërisht roli dhe detyra e Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor e mohoi ekzistencën e mekanizmit gjyqësor mbështetur mbi ligj, përmes akteve në kundërshtim të hapur edhe me vetë praktikën gjyqësore të interpretuar nga Gjykata Kushtetuese në rastin e paraqitur në 2017, e cila ngarkon vetëm Gjykatën Administrative, për shqyrtimin e lëndës ku Kolegji ?përleu? vehten burracakërisht, siç ja thotë Raporti i OSBE.
Raporti ka lënë pa treguar veç aktin e fundit, në fakt atë që nuk ka ndodhur ende.
Dënimin e rregjimit, që është e drejta ekskluzive e shqiptarëve, në vijim !
Por që ky verdikt i shqiptarëve të jetë sa më i drejtë e i plotë, nuk do të mjaftonte vetëm grafiti me karbonin e Raportit të OSBE.
Ky identikit do të duhej të bëhej me tërë kolorin që ka.
Krimin e organizuar si partner bashkëjetues, hajdutërinë përmes dhunimit të më të pamundurve, injorancën proverbiale ku profili i qytetarisë dhe mënçurisë u zëvendësua si ?fashion? nga ?të fortët e barit?, etj., etj.
Për të dizenjuar këtë identikit me tërë koloritin e vetë, do të duhej një kanavacë sa i gjithë sheshi Skënderbej (ashtu siç është i deformuar sot), ku do të rezultonte të shfaqej një monstër e përçudnuar, ku bojrat e kolori kacafyten me njëri-tjetrin, mu ashtu siç e ka kontraktuar një shoqëri të tërë ky rregjim që tashmë na e tregoi edhe Raporti i OSBE !
Partia Demokratike ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të pr...
Partia Demokratike i ka nisur sot një letër Prokurorisë së P...
Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan ndezi motorët e Zg...
Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me mesazhe për kryemin...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Presidenti Ilir Meta është rikthyer pas në kohë, mëngjesin e...
Megjithëse nuk ka ndryshuar asgjë nga 30 Qershori, demokratë...
Juristi i njohur, njëkohësisht Sekretar për Çështjet Ligjore...
Piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo ka folur për diside...
Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kl...
Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integr...
Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 15-vjetorin e the...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali k...
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet socia...
Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me disa kronika t...
Pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet v...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka hedhur...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari me anë të një postimi në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...