Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Në tre lande gjermane votohet në vjeshtë. Populistët e djathtë kanë shanse madje të bëhen madje partia më e fuqishme. Pse ndodh kjo?
Janë populistët e partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD që me sloganet, ?Bëhu qytetar aktivist”, apo ?Përmbyll ndryshimin” dhe ?Lindja ngrihet” kërkojnë të bëjnë për vete gjermanolindorët. Slogane zgjedhore që lidhen me vitet e kthesës në Gjermani, vite jo të lehta për gjermanolindorët, të sunduara nga zhgënjimi dhe shpresat e paplotësuara.
Nuk ka liri mendimi në Gjermani?
Në faqen e saj online, AfD e krahason Gjermaninë me ish-RDGJ-në. ?Kush mendon sot ?ndryshe?, shtypet po ashtu si dikur me Stas-in”, thuhet aty. Fjala është për shërbimin sekret që përgjonte opozitarët, frikësonte ata që mendonin ndryshe, e shkelte të drejtat qytetare. Björn Höcke, një nga eksponentët e krahut të djathtë nacionalist të AfD, që para 30 vitesh as nuk ka qenë në RDGJ, është shprehur së fundmi se ?ndjehesh si në RDGJ”. ?Për këtë nuk e kemi bërë revolucionin paqësor, miqtë e mi.”
Për kujtesë: Gjermania është një shtet ligjor demokratik. Megjithatë deklarata të tilla prekin disa njerëz në nerv. Në zgjedhjet në landet gjermane lindore, partia populiste ?Alternativa për Gjermaninë” ka gjasa sipas sondazheve të bëhet partia më e fortë. E kjo edhe pse jo pak politikanë të njohur të saj, e shprehin hapur botëkuptimin e tyre djathtist apo bien në sy përmes deklaratave raciste.
Demonstratë e lëvizjes djathiste nacionaliste, Pegida
24% e lindjes gjermane voton për AfD
Sipas një sondazhi të EMNID, 24% e votuesve në Gjermaninë lindore në zgjedhjet parlamentare për Bundestagun do të jepnin votën e tyre për AfD. Në perëndim kjo shifër do të ishte vetëm 12%. ?Shumë njerëz nga ish-RDGJ-ja janë të zhgënjyer, ata nuk ndjehen të kuptuar, as të marrë seriozisht nga shoqëria e shumicës në perëndim”, thotë sociologja, Judith Enders. Kjo lidhet edhe me atë, që gjermanolindorët përbëjnë vetëm 17% të popullsisë gjermane. Por më shumë rol luan mungesa e përfaqësimit të tyre në shoqërinë e përgjithshme gjermane, sipas saj. Vetëm 1,7% e gjermanolindorëve zënë poste kyçe në ekonomi, politikë dhe administratën gjermane. Pas bashkimit, elita socialiste e RDGJ-së u zëvendësua nga elita perëndimore, kjo elitë riprodhon veten ende edhe sot, pas 30 vjetësh, thotë studiuesja.
Judith Enders është rritur në Lindje, dhe ka krijuar një iniciativë që kërkon t’i japë një kuptim të ri nocionit ?Lindje”. Më shumë vetëbesim dhe më shumë angazhim. Jo të gjithë në Lindje ia kanë dalë. ?Disa janë dorëzuar”, thotë ajo. Shumë vetë, 30 vite pas kthesës ndjejnë ende një fyerje kolektive. Sipas statistikave, njerëzit në Lindje fitojnë ende më pak se punonjësit në perëndim. Nga ana tjetër që nga rënia e Murit, qindra mijëra vetë, sidomos të rinj i kanë kthyer kurrizin lindjes gjermane. Ata që qëndruan duhej të luftonin me papunësinë, më shpërbërjen e ekonomisë gjermanolindore dhe me papunësi të lartë. Në Lindje ende papunësia është më e lartë. Në vitin 2019, 6,6% e njerëzve ishin të papunë, në perëndim vetëm 4,7%.
Një ‘verë solidariteti’ në Lindje
Vetëm pasojat e ndryshimit para 30 viteve nuk i shpjegojnë sukseset e populistëve të djathtë: Sipas një studimi të Universitetit të Lajpcigut, çdo i dyti person i anketuar në Gjermaninë lindore ka rezerva ndaj të huajve apo pakicave. Në të gjithë Gjermaninë e ndan këtë qëndrim çdo i treti person. Në vitet e kaluara ?lindja” gjermane ka zënë vend negativisht në kryeatikujt e gazetave, si për sulme kundër migrantëve, për lëvizjen raciste Pegida apo trazirat me sfond radikal të djathtë si në Chemnitz.
Shumë vetë në Lindjen gjermane janë kundër perceptimit të Lindjes si vatër e ekstremistëve të djathtë. Iniciativa ?Kur, nëse jo tani” dhe ?Rilindja e Lindjes” luftojnë kundër racizmit, por edhe të diskutojnë, se si gjermanolindorët e perceptuan kohën pas ndryshimit të RDGJ-së. Nën moton ?Vera e Solidaritetit” ata duan të organizojnë në të gjithë lindjen koncerte, aktivitete letrare, diskutime në podium. Ana-Cara Methmann, e lindur në veri të Gjermanisë, por që prej 10 vitesh jeton në Lajpcig është zëdhënëse e iniciativës, ?#Unteilbar”. ?Ne kërkojmë një distancim të prerë nga racizmi”, thotë ajo.
Festa qytetare kundër racizmit në Chemnitz
Lajpcigu, ku jeton ajo, është një qytet i preferuar në Saksoni. Në zgjedhjet europiane në Maj të Gjelbrit arritën të merrnin aty 20,2% të votave. AfD me 15,5% ka marrë aty më pak vota krahasuar me nivelin e federatës. Por Gjermania nuk është e ndarë vetëm mes Lindjes e Perëndimit, ndarja ekziston edhe mes qytetit e zonave rurale. Shpesh janë gjërat praktike që e shkaktojnë këtë ndarje. Një autobus që vjen vetëm dy herë në ditë, një stacion treni 20 kilometra larg. Methmann, e cila jep seminare kundër diskriminimit në të gjithë Gjermaninë, e ka përjetuar vetë këtë. Në Saksoni vetë keqqeverisja e CDU-së ka bërë që të forcohet AfD-ja. ?Shumë pak është investuar tek rinia. Qendrat e rinisë janë mbyllur”, thotë Mettmann. Por mjeti më i mirë kundër djathtizmit është krijimi i shumë mundësive që njerëzit të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën shoqërore, thotë aktivistja./ DW
Demonstrata të ekstremistëve të djathtë, sulme kundër migran...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë sot pu...
Imami, Drilon Gashi, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BI...
Një vajzë 12-vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ...
Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar ...
Në Kosovë subjektet politike kanë edhe një ditë kohë për të ...
Çfarë mund të bëjnë Gjermania dhe Evropa për të mos u shtypu...
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, ...
Në një fjalim para ambasadorëve francezë, Presidenti Francez...
Kriza politike në Itali duket se është drejt fundit, pasi pr...
Një foto e rrallë po bën së fundi xhiron e rrjetit. Bëhet fj...
Kryeministri britanik Boris Johnson u akuzua të mërkurën për...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u akuzua të mërkurën p...
Partitë politike rivale të Italisë kanë arritur një marrëves...
Një tërmet 3,7 i shkallën rihter është regjistruar pasditen...
Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Zvicr...
Izraeli po lufton në disa fronte njëkohësisht. Konflikte ush...
Deri në fund të periudhës së thatësirës së verës mund të zgj...
Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë brenda në makinë....
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini la të dështoj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...