“Të shtyhet afati i komisionit”/ Zhupa te “Territorialja”: Duhet mendimi i ekspertëve ndërkombëtare për ndarjen e re
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Kryeministri britanik Boris Johnson u akuzua të mërkurën për ?pabesi kushtetuese” duke kërkuar nga Mbretëresha Elizabetë të pezullojë Parlamentin për një muaj, gjë që komplikon përpjekjet e partive opozitare dhe ligjvënësit konservatorë rebelë për të penguar planet e tij të shkëputjes nga Bashkimi Evropian.
Mbretëresha e miratoi kërkesën pas bisedës që pati me një delegacion ministrash.
Kjo lëvizje e papritur u shton një episod tjetër pripecive në sagën e quajtur Brexit, me rrezikun për të dëmtuar rendin kushtetues të vendit. Ajo shkaktoi zemërimin e udhëheqësve të partive pro-BE-së dhe atyre opozitare. Ata akuzuan zotin Johnsonpër organizimin e një “grushti kundër Parlamentit” duke kërkuar të kufizojë kompetencat e tij të mbikëqyrjes dhe debatit.
Pezullimi i Parlamentit, i njohur si ?prorogation?, është normalisht një formalitet kushtetues, në të cilin trupi legjislativ pezullohet për disa ditë, përgjithësisht çdo vjeshtë, përpara se qeveria të nisë axhendën e re parlamentare me një fjalim të mbajtur nga Mbretëresha.
Ky lloj pezullimi është kompetencë e sovranes, por ndërmerret me këshillën e qeverisë.
Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow, ndërmori një sulm të furishëm ndaj Kryeministrit Johnson, duke përdorur fjalë që nuk ishin dëgjuar prej shekujsh nga një kryetar.
“Mbyllja e Parlamentit do të ishte një fyerje ndaj procesit demokratik dhe të drejtave të parlamentarëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit,” tha ai.
Ai shtoi: “Me çfarëdo ngjyrash që të paraqitet, është fare e qartë se qëllimi i pezullimit të tanishëm është të mos lejohet Parlamenti të debatojë për Brexit-in dhe të kryejë detyrën e tij në përcaktimin e një kursi për vendin”.
Pezullimi i Parlamentit bëri gjithashtu që drejtuesit e partive opozitare, duke përfshirë ministren e parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, që zoti Johnson të bjerë dakord për zgjedhje të parakohshme në vend që të përpiqet ta realizojë Brexitin me marifete politike. Zonja Sturgeon e krahasoi pezullimin me një akt “diktatorial” dhe tha se “është e arsyeshme që ky akt të përshkruhet si grusht shteti” i degësekzekutive.
“A ta mban të bësh zgjedhje të parakohshme?” – e sfidoi ajo kryeministrin.
Reagimi i furishëm i deputetëve pro-BE-së shënoi një ditë tjetër dramatike për vendin e zhytur në dilemën Brexit, një vend i njohur për qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e politikës së tij, por që tani shihet si i mbërthyer nga kaosi politik.
Dita filloi me delegacionin e ministrave që shkonin të takonin mbretëreshën, duke i prishur asaj pushimet në rezidencën e saj skoceze, Balmoral, për ta “këshilluar” që të pezullonte parlamentin për një muaj, dhe që seanca e re parlamentare të fillonte më 14 tetor, dy javë përpara afatit për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
Pezullimi i jep më pak kohë parlamentit të polarizuar që të bllokojë Britaninë të shkëputet pa marrëveshje me Brukselin, diçka që zoti Johnson është zotuar ta bëjë nëse nuk mund të sigurojë miratimin nga ligjvënësit të një marrëveshjeje të re. Kjo u lë pak kohë ligjvënësve të debatojnë mbi ndonjë marrëveshje të re për t?u negociuar me krerët e BE-së para afatit të daljes në 31 tetor.
Theresa May, paraardhësja e Kryeministrit Johnson, arriti një marrëveshje shkëputjeje me Brukselin një vit më parë, por Parlamenti nuk pranoi ta miratojë atë.Kundër marrëveshjes kishte si ligjvënës pro shkëputjes ashtu edhe nga ata që e kundërshtonin atë.
Sipas Dominic Grieve, një nga deputetët kryesorë konservatorë të rebeluar dhe ish-prokuror i përgjithshëm, pezullimi nënkupton që ligjvënësit do të kenë praktikisht vetëm shtatë ditë kohë për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje.
Ai paralajmëroi se ky hap mund t?i kthehet si goditje vetë kryeministrit dhe të veprojë si faktor unifikues që do të krijonte një shumicë, e cila javën e ardhshme mund të sigurojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, ta rrëzojë atë dhe të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, ose të miratojë legjislacionin që kërkon të parandalojë një Brexit pa marrëveshje.
Zoti Johnson drejton një qeveri konservatore të pakicës, e cila varet nga një vend i vetëm në parlament që i takon një partie të Irlandës Veriore. Ndërkaq, në parlamentka një shumicë deputetësh që janë kundër të ashtuquajturit Brexit pa marrëveshje.
Pezullimi i parlamentit, i arritur me sukses nga Kryeministri Johnson përmes miratimit të Mbretëreshës, është diçka jashtëzakonisht e pazakontë në Britani. Vetëm katër herë në histori – në vitet 1628, 1831, 1948 dhe 1997, ka patur pezullime të parlamentit për ta penguar atë të debatojë. Në këto raste, propozimi ka ardhur ose nga monarku, ose qeveria.
Pezullimi i vitit 1628 nga Çarlsi i Parë u bë fitili që ndezi Luftën Civile në Angli.
Ndërsa ligjvënësit nga të gjitha partitë reaguan me zemërim ndaj pezullimit, kreu i Partisë kryesore të opozitës, Jeremy Corbyn, i shtoi një episod të ri dramës duke i shkruar mbretëreshës, me paralajmërimin se miratimi i pezullimit është “kundër dëshirave të shumicës në Dhomën e Komuneve.” Zoti Corbyn u akuzua se po e tërhiqte mbretëreshën në mosmarrëveshjet për çështjen Brexit.
Zoti Corbyn kërkoi të takonte mbretëreshën përpara se ajo të binte dakord me kërkesën e Kryeministrit Johnson, por letra e tij mbërriti tepër vonë.
Mbështetësit e Kryeministrit argumentojnë se nëse ai vërtet do të donte të mbyllte Parlamentin, ai do të kërkonte një pezullim më të gjatë deri ditën pas përfundimit të afatit. Ata thanë se Parlamenti ka pasur mjaft kohë për të debatuar mbi çështjenBrexit./ VOA
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u akuzua të mërkurën p...
Partitë politike rivale të Italisë kanë arritur një marrëves...
Një tërmet 3,7 i shkallën rihter është regjistruar pasditen...
Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Zvicr...
Izraeli po lufton në disa fronte njëkohësisht. Konflikte ush...
Deri në fund të periudhës së thatësirës së verës mund të zgj...
Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë brenda në makinë....
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini la të dështoj...
Kryeministri izraelit Netanjahu i ka bërë thirrje bashkësisë...
Më 2014 dështoi për pak referendumi për pavarësinë. Por Brex...
Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der...
Udhëheqësit e grupit “G-7” po mbyllin sot takimin e nivelit ...
Nga e hëna e në vijim Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zb...
Zjarret masive nuk po kursejnë as Greqinë.Autoritetet kanë z...
Me propozimin e emrit të kandidates për Kryeministre e Kosov...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur sot datën e...
Fillimisht samiti i G-7 në Francë, pastaj një vizitë në Polo...
Zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë pyjet e Amazonës.Në këtë pe...
As agresiviteti i Donald Trumpit, as kërcënimet e Kinës apo ...
A kanë refugjatët ende nevojë për mbrojtje, nëse mund të shk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...