Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive ka vendosur të shtyjë deri në fund të shtatorit fikjen e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës.
Kalimi në digital ishte parashikuar të niste me 1 shtator, por është shtyrë me 30 ditë.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga Bordi i AMA-s, pas një sondazhi të kryer, sipas të cilit ende një numër shumë i madh qytetarësh vazhdojnë të shikojnë transmetimet analoge.
Deklarata e AMA:
Bordi drejtues i Autoritetit të Mediave Audiovizive u mblodh sot, me datë 29.08.2019 dhe trajtoi si një ndër çështjet kryesore ecurinë e procesit të Digjitalizimit në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë.
Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe pajisjen e tyre me dekodera, AMA ka kryer sondazhe periodike me një kampion prej 1600 të intervistuarish. Nga sondazhet e kryera ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shohin vetëm transmetime analoge.
AMA gjithashtu ka kërkuar informacion nga operatorët ekonomikë në treg lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë. Ky informacion nuk është vënë në dispozicion nga disa operatorë, kryesisht platformat audiovizive të cilat tregtojnë dekodera. Gjithashtu, informacion i është kërkuar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave lidhur me sasinë e dekoderave të importuar në vendin tonë, por informacioni i përcjellë nuk konsiderohet i plotë edhe nga vetë ky autoritet.
Në mungesë të këtyre informacioneve, AMA nuk mund të identifikojë sasinë e dekoderave të disponueshëm në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është pajisur me dekoder.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, përcaktimet në Strategjinë për Kalimet në Transmetime Numerike, sipas të cilës transmetimet analoge në një zonë të caktuar mbyllen pasi e gjithë popullsia (ose pjesa më e madhe e saj të jetë pajisur me marrës numerikë), dhe referuar rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si dhe duke vlerësuar faktin që në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, banon gjysma e popullsisë së vendit dhe impakti i këtij procesi është i ndjeshëm tek shumë qytetarë, Bordi i AMA-s unanimisht vendosi:
1- Shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë.
2- Operatorët ekonomike në treg, kryesisht platformat audiovizve të cilët tregtojnë dekodera, të vënë në dispozicion të AMA-s informacionin e kërkuar në mënyrë të përsëritur, lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë.
3- Operatorët privatë kombëtarë të cilët ende nuk mbulojnë me sinjal numerik zonat urbane (Bashkitë Sarandë, Himarë), të marrin masa të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës digjitale edhe në këto zona.
4- T?i drejtohet qeverisë me kërkesën për ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të punës për ndjekjen e procesit të digjitalizimit, i cili nuk është funksional që prej shtatorit 2017.
Bordi i AMA-s vlerësoi se shtyrja e afatit me 4 javë nga njëra anë do t?u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të përfitojnë shërbimin audioviziv dhe nga ana tjetër operatorëve u jepet mundësia të realizojnë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.
Informojmë qytetarët të cilët janë të pajisur me dekoder, se pavarësisht këtij vendimi do të vijojnë të shikojnë programet televizive në teknologjinë numerike, me buqetë më të madhe programore falas.
Së fundmi, AMA kërkon mirëkuptimin e qytetarëve tashmë të pajisur me dekodera si dhe të operatorëve audiovizivë të cilët kanë përfunduar implementimin e infrastrukturës digjitale dhe kanë dalë me oferta për qytetarët, dhe në veçanti Operatorit Publik Shqiptar, lidhur me këtë vendim.
Gjithashtu i bëjmë thirrje qytetarëve të pajisen me dekodera në mënyrë që të përfitojnë shërbimet audiovizive digjitale.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë...
Gara mes dy televizioneve të mëdhenj në vend është gjithnjë ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë sot një mesazh të rëndësi...
Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga masat ajrore të nxeht...
Kjo e sotmja nuk do jete një dite aspak e qete për juve qe j...
Stafi i emisionit investigativ më të ndjekur në vend, “Fiks ...
Kur kanë kaluar tre muaj nga rënia e tërmetit në Floq të Kor...
Kompani të ndryshme në Shqipëri dhe anembanë botës jo gjithn...
Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditë rezultate...
Ambasada e SHBA ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për t...
Sot në komunikimin midis njerëzve, është bërë shumë e përdor...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësi...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite do e adhuroni q...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...