Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, vijon të mbetet një ndër subjektet politike më problematike sa i takon transparencës me shpenzimet dhe burimet financiare gjatë viteve zgjedhore dhe jo zgjedhjeve.
Përpos lobimit rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017, duke fshehur financimin prej 650 mijë dollarë, ku për rrjedhojë është marrë i pandehur Lulzim Basha, Partia Demokratike nuk deklaron pranë organeve kompetence as shpenzimet dhe burimin e financimit të degëve të saj.
Partia Demokratike ka 53 degë në të gjithë Shqipërinë. Çdo degë e PD ka një numër të konsiderueshëm njerëzisht, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në bazë të statutit të partisë, me një kosto të caktuar financiare. Konkretisht, çdo degë e PD ka kryetarin e saj, nënkryetarin, një sekretar, katër sekretarë funksionalë, një bord me këshilltarë, një aparat administrativ si dhe një bord financiar bashkë me kryetarin e tij.
E gjithë kjo administratë ka një kosto financiare. Por sipas raportit të auditimit të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike për vitin 2018, kjo e fundit nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 53 degëve të saj. Auditimi është krye nga audituesja ligjore Silvana Gjikdhima në 20 maji të 2019, për vitin 2018.
?Partia Demokratike nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime për degët e saj. Ne kemi audituar pasqyrat financiare të PD, të cilat përbëhen nga bilanci kontabël i datës 31 dhjetor 2018, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe pasqyra e flukseve të parave për vitin që mbyllet në këtë datë si shënimet për pasqyrat financiare, përfshirë një përmbledhje të politikave kontabël më të rëndësishme.
Sipas opinionit tonë, me përjashtim të parregullsive më sipër, pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë dhe të sinqertë të PD me 31 dhjetor 2018, të rezultatit të saj financiar dhe të flukseve të parave të saj për vitin e mbyllur financiar, në përputhje me kuadrin financiar të raportit të partive politike?, thuhet në raport.
Çfarë parashikon statuti i PD?
Statuti i Partisë Demokratike, në nenin 43, parashikon mënyrën e financimit të strukturave vendore të kësaj partie, duke përfshirë edhe administratën e degëve. Konkretisht, sipas statutit financimi i strukturave vendore të PD bëhet nga shuma në formë granti që akordon Kryesia qendrore, kuotizacioni i anëtarësisë së territorit përkatës, të cilat shpërndahen sipas niveleve të ndryshme të organizimeve territoriale sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren financiare, kontributi që derdhin të zgjedhurit vendor e në qendër, shumë e cila përcaktohet nga Kryesia e rrethit dhe burime të tjera financiare që autorizon ligji për partitë politike.
Kryetari i Bordit Financiar të Degës emërohet nga Kryesia, pasi ka marrë pëlqimin paraprak të PDSH-së në qendër. Ai është përgjegjës përpara Kryesisë për fondet që ka në ngarkim. Bordi financiar i organeve vendore të partisë përbëhet nga një numër anëtarësh sipas vendimit të Kryesisë përkatëse. Ai zbaton me rigorozitet në ushtrimin e detyrave të tij rregulloren e brendshme financiare të Partisë.
Basha për financat
Në një kohë kur nuk deklaronte asnjë shpenzim për 53 degët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prezantoi në fund të vitit të kaluar një platformë, për zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë kuadër Basha propozim financim 100 % nga shteti të partive politike në fushatat zgjedhore. ?Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës me krimin.
Së dyti, sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE-ODIHR. Blerja e votës, jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor, por kërkon një sërë masash që duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blerjes së votës, jo pak javë para, por deri në 12 muaj para zgjedhjeve.
Së treti, financimi i partive, financim shtetëror 100% i fushatës, ndërkohë që kompanitë që financojnë partitë e kandidatët të përjashtohen nga tenderat e koncesionet. Dhe së katërti, përdorimi i teknologjisë në votim, numërim dhe votim elektronik?, tha Basha.
Fshehja
Sipas raportit të auditimit të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike për vitin 2018, kjo e fundit nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 53 degëve të saj.
Statuti i PD
Statuti i Partisë Demokratike, në nenin 43, parashikon mënyrën e financimit të strukturave vendore të kësaj partie, duke përfshirë edhe administratën e degëve./ Shqiptarja.com
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Një ditë më parë, CNA.al raportoi se Adi Krasta dhe Ylli Rak...
Një ndër temat e trajtuara nga ish-anëtari i Këshillit Drejt...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka paralajmërua...
Kryetarja e Grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari, i k...
Ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës, i Henri Çilit, ...
Skandali në të cilën është përfshirë ministrja e Drejtësisë,...
Ashtu siç kishte paralajmëruar CNA.al, disa javë më parë tas...
Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi ka reaguar p...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i qrnë i pran...
Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë thëniet e artistëve p...
Në rrjetet sociale të ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbër...
Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një sh...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri i qenë...
Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi i njohur për qendrimin ...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili shquhet për batutat e tij ...
Partia Demokratike ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rastin e kryebashkiakut ...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me rastin e krye...
Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...