Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë, që vjen si replikë ndaj këshilltarit të Lulzim Bashës, Neritan Sejamini, të cilin Berisha e konsideronte mizreabël.
Gjekmarkaj pranon se PD është sjellë keq me ta, madje i ka rrahur dhe fyer, por e justifikon këtë gjë duke thënë se kjo parti ka përfaqësuar kauzën e tyre.
?PD shpesh ndaj tyre është sjellë me mentalitet komunist! Në vitin 1994 i ka rrahur e fyer por në llogari të fundit mbetet partia që i ka perfaqesuar më shumë në rrafsh politik dhe që ka bërë perpjekje për integrimin e tyre moral, intelektual e ekonomik?, shkruan Gjekmarkaj, që mund të lexohet ndryshe, kush të do, edhe të rreh.
Duke replikuar më tej, Gjekmarkaj shkruan për gazetën Panorma se: ?Lulzim Basha dhe Sali Berisha nëse duan ta vrasin të djathten janë në rruge të mbarë nga bashkeudhetarët që zgjedhin! Eterit dhe bijtë të shpërndarë kudo janë fatkeqsia e këtij vendi tash 75 vjet! Ata dinë të sundojnë dhe të vjedhin, dinë të rrejnë, dhe të bëjnë propogandë apo PR ( marrdhënie me publikun) por demokracinë dhe perëndimin si kanë në gjak!
Këta janë dy komponent që u japin alergji! Kruhen dhe tështijne e më shpesh diarrenë e nxjerrin nga goja!
Kur mendon që mbi krye kemi edhe Edi Ramen më të vetët të vinë ndërmend vargjet e një kenge popullore që këndohej motit në Mirdite: ?Ngritnju burra kapni hujt se na vunë m?t perfujt?.
Replika e plotë e Gjekmarkaj
Personalisht e kam parë me simpati të madhe tendencën e kohëve të fundit të Lulzim Bashës për të nderuar e kujtuar të gjithë ata gra e burra që u persekutuan, që qëndruan kur të tjerët u thyen, që nuk bashkëpunuan duke paguar çmimin e gjakut, të jetës, të martirizimit e të kalvarit pa mbarim.
Dikush mund të thotë janë vetëm fjalë, por Kryetari i Opozitës fjalën ka. Në të njëjtën mase shihet me keqardhje sesi ndryshe nga çka qenë tradite njëri prej nënkryetarëve të kësaj partie duhej t?i përkiste shtresës të të përndjekurve. Në dhjetorin e vitit 1990 PD i ngjante një fronti për përmbysjen e regjimit, por ashti dhe palca e saj qenë ish-të përndjekurit politike, ish-pronaret, intelektualët liberal e kështu me rrallë. Në vitin 1997 kur të gjithë iknin , fshiheshin, distancoheshin aty u rikthyen në oborrin e saj për të mbrojtur konceptin e opozitës dhe liritë që burojnë prej saj.
Në fillim 300, më pas tremijë, e të tjerë që u bashkëngjiten treguan vendosmëri për të vënë jetën e tyre në diskutim, që kthimi me zjarr e hekur i ish-komunistëve mos të vriste përfundimisht idenë e demokracisë. Mesazhi u perceptua dhe qeveritë e kohës,stinë pas stine, e ulën revanshin.
PD shpesh ndaj tyre është sjellë me mentalitet komunist. Në vitin 1994 i ka rrahur e fyer, por në llogari të fundit mbetet partia që i ka përfaqësuar më shumë në rrafsh politik dhe që ka bërë përpjekje për integrimin e tyre moral, intelektual e ekonomik. Nëse në PD ka mbetur ndonjë që i njeh mbështetësit e saj, do të ketë vënë re se në protestat e mëdha të opozitës, nga shkurti e këndej, ata janë aty pleq , burra, gra e fëmije. Në PD ende ndonjë mbiemër si Alibeaj, Strazimiri, Tabaku, Bardhi, Ademi, Këlliçi Kapri, Banushi, , Alizoti të kujtojnë gjurmët e kësaj shtrese.
Ky i fundit në Shkodër, në ditën kur përkujtoheshin viktimat e Komunizmit, mbajti një fjalë mbresëlënëse e të mirëpritur ku ra ne sy togfjalëshi ?bijtë e etërve? qe e përdor shpesh edhe Sali Berisha. Ata që këshillojnë Lidershipin e PD-së se si ajo të bëhet një parti spitullaqe, pa asnjë rëndese ideologjike plot me djelmurina e cuca të hajthme që nuk dine shkrim e këndim, dëshmojnë që nuk dinë asgjë jo vetëm nga historia e Shqipërisë, por as nga ajo e formësimit të mendimit politik, kudo në Europë. Fatmirësisht ende në PD ka zëra që ju kujtojnë qeveritareve të sotëm që janë bijtë e etërve. Nuk duhet të dekurajohen së dëshmuari të vërteten as të lodhen e të reshtin. Ky nuk është mentalitet komunist, nuk është persekutim as luftë klasash.
Do të ishte e tillë nëse këta do të kishin kërkuar falje për krimet dhe shnjerzimin qe baballarët e gjyshërit i bënë shqiptarit. As s?u skuqen as s?u zverdhen, se bënë kurrë në fakt, por janë krenar sfidues. Do të ishte tepri nëse ata nuk do të na kujtonin metodat e dhunshme të etërve, nëse do të ishin të ndershëm dhe të zotë në qeverisje, nëse nuk do të braktisnin krimin politik për t?u lidhur me atë të rrugës e drogës duke penguar integrimin në Europe, një izolim i ri në vetvete, kur në fakt janë( pushtetarët) në shumicë , lumpen intelektual dhe fosile ideologjike.
Nëse PD heq dorë nga përkatësia e djathte, nga trashëgimia e të persekutuarve politik dhe të vetëshpallet social demokrate, liberale, elektorale është në të drejtë të zotit të mos i ngacmoje më bijtë e etërve. Të djathtët më pas të krijojnë formacionin e tyre me numëruat qe kanë dhe të imponohen në terrenin politik. Po ashtu PD qe kujton, siç e thamë më sipër, viktimat e tiranisë për të ruajtur koherencën pa persekutuar askënd duke i njohur të drejtën çdokujt të ndihet i djathtë dhe antikomunist , do të duhej që në sekretariatin e vet individët që i kishin prindërit gjykatës dhe prokurorë, të cilët dënuan me vdekje qytetarë që shanë Enver Hoxhen , të distancohen dhe të lypin ndjesë. Po kaq, në grupin e saj parlamentar ata që kanë prishur kisha e xhamia janë thjesht një turp që ndajnë fjalën nga fakti. Nuk ka vlerë që këtë t?ia kujtojnë e kërkojnë orë e çast Edi Ramës kur nuk e bëjnë vetë.
Djemtë e etërve në oborrin e PD-së të cilët shqetësohen për kushërinjtë në PS në thelb duke folur për disa parime kinse të demokracisë së kulluar i druhen pikërisht origjinës së tyre . Ata duan të hanë ku tu dalë, në të dy krahët, e njëkohësisht të marrin ndonjë kacidhe prej atyre që mendojnë se monopoli mbi historinë tragjike të shqiptareve nën diktature blihet me lekë. Kësisoj avokati i Familjes Hoxha bëhet edhe Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe me herët doracak i kësaj partie në KQZ gromësin avuj e duhmë çomleku i bindur qe bashkë me taftin e tij ka nxjerrë ide për të qerasur dynjanë në vapë për të cilat pretendon se u dashka edhe të merremi.
Lulzim Basha dhe Sali Berisha nëse duan ta vrasin te djathtën janë në rrugë të mbarë nga bashkudhëtaret që zgjedhin. Eterit dhe bijtë të shpërndare kudo janë fatkeqësia e këtij vendi tash 75 vjet. Ata dinë te sundojnë dhe të vjedhin, dinë të rrejnë, dhe të bëjnë propagandë apo PR ( marrëdhënie me publikun) por demokracinë dhe perëndimin si kanë në gjak. Këta janë dy komponent që u japin alergji. Kruhen dhe teshtijnë e më shpesh diarrenë e nxjerrin nga goja. Kur mendon që mbi krye kemi edhe Edi Ramen me të vetët, te vinë ndërmend vargjet e një kënge popullore që këndohej motit në Mirdite: ?ngritnju burra kapni hujt se na vunë m?t përfujt?
Qëndrimi i Neritan Sejaminit
Në mënyrë ironike, koncepti ?bijtë e etërve?, të cilin artikulojnë me aq pasion shumë përfaqësues të PD-së si sulm ndaj qeveritarëve të sotëm është në fakt koncept totalitaro-komunist: nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës ekzistonte ?krimi/faji për shkak të shoqërisë??nëse dikush ishte ?armik? apo ?i keq?, e gjithë familja, i gjithë fisi ishte detyrimisht armik dhe i keq. Nën komunizëm kishte ?klasa? dhe jo individë. Njësoj, nën nazizëm ekzistonte krimi racor, nëse i përkisje një race apo një gjaku të caktuar ishe kriminel.
Varfëria e ideve të së djathtës ka arritur në pikën sa huazojnë ide komuniste. Për të mos thënë se këto ide as nuk shpjegojnë fare realitetin kriminal-plaçkitës të qeverisjes së tanishme, por as nuk tingëllojnë të kuptueshme për shumicën e shoqërisë që tashmë nuk ka asnjë njohuri apo lidhje me periudhën komuniste./CNA.al
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri i qenë...
Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi i njohur për qendrimin ...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili shquhet për batutat e tij ...
Partia Demokratike ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rastin e kryebashkiakut ...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me rastin e krye...
Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, në një analizë të publikuar...
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me rastin...
Gazetari Bledi Mane ka komentuar sot shpenzimet e luksit të ...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon...
Partia Demokratike vazhdon akoma të hedhë akuza ndaj drejtue...
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të mbajë sot një k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi i dhuroi ...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka dal...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video të ...
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 109-vjetorin e lindje...
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka paralajmë...
Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në vitin 2016 në landfillin e ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...