web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident tragjik në Itali/ Humbin jetën dy shqiptarë

18 Gusht 2019, 15:42, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku sipasojë kanë humbur jetën dy shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ndërsa sipas mediave italiane dy viktimat janë identifikuar si Antonin Hasdukajn 28 vjeç, dhe Suzana Gojcaj, 38 vjeçe.

Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përfshirë në një përplasje të fortë në autostradën numër 14 në Imola dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shqiptarët.

Në makinën tjetër po udhëtonin tre persona italiano-zviceranë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga