web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Vlorë/ Plagoset rëndë fëmija 10-vjeç

17 Gusht 2019, 15:16, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 10-vjeç është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Lungomares, në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri me inicialet E.S., banues në Lushnjë ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip ?Audi? ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga