web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ranë nga skela e pallatit/ Rritet numri i të plagosurve, dy ende nën rrënoja

16 Gusht 2019, 13:48, Kronika CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e cila u regjistrua mesditën e sotme në rrugën ”Faik Konica”, ku 4 punëtorë ranë nga skela e një pallati.

Fillimisht u raportua për 4 të lënduar, ndërkohë që tani mësohet se numri i të plagosurve ka shkuar në 5, ndërkohë që dy të tjerë ndodhen ende nën rrënoja.

Tre prej punëtorëve janë dërguar me urgjencë në spital, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja tronditëse ndodhi si pasojë e shkëputjes së 4 nënkateve të skelës, ku ndodheshin punëtorët e ndërtimit. Ndërkohë që shkak dyshohet se ka qenë mungesa e kushteve e sigurisë teknike./CNA.al





Lajmet e fundit nga